Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gjykata e Durrësit rindërton dinamikën e aksidentit tragjik në Durrës, Nikoll Radaçi lihet në burg

1 muaj ago
in Aktualitet, Kryesore

Shpejtësi, humbje kontrolli nën efektin e lartë të alkoolit dhe një tentativë e dështuar për t’u larguar nga vendi i krimit.

Kjo është dinamika e tmerrshme e aksidentit të 3 majit e rindërtuar sot nga prokuroria para Gjykatës së Durrësit. Pas dëgjimit të fakteve të rënda të paraqitura nga prokurorja Anila Bebeci, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për 57-vjeçarin Nikoll Radaçi, i akuzuar për vdekjen e dy të miturve dhe plagosjen e një tjetri.
Gjatë seancës, prokurorja e çështjes, Anila Bebeci, ka paraqitur një tablo rrëqethëse të dinamikës së ngjarjes, duke konfirmuar se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur dhe nuk i dha ndihmë fëmijëve, duke tentuar të largohet nga vendi i krimit.

Sipas prokurores, ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 te 3 majit në rrugën “Ohri” (Lagjja 15). Radaçi, duke drejtuar një mjet të tipit “Mercedes Benz” me targa AB 909 PC, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me të miturit, të cilët në atë moment ndodheshin në trotuar.
Goditja rezultoi fatale për Kles Nikollin (9 vjeç) dhe Enea Muçajn (12 vjeç), të cilët ndërruan jetë në vendngjarje. I mituri i tretë, Arbjon Meslani (8 vjeç), ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mjeti u përplas edhe me një makinë tjetër të parkuar përpara se të ndalonte.
Prokuroria bëri me dije se testet e alkoolit, të kryera rreth një orë pas ngjarjes, me diferencë 6 minuta nga njëra-tjetra, konfirmuan praninë e lartë të alkoolit në gjakun e drejtuesit. 0.73 mg/l në testin e parë dhe 0.70 mg/l në të dytin. Ndërkaq ai ka rezultuar negativ për përdorim narkotikësh.
“Pas aksidentit, ai është larguar pa u dhënë ndihmë fëmijëve”, tha prokurorja Bebeci. Sipas dosjes hetimore, ai është ndaluar nga shërbimet e policisë në rrugën “Petrit Llaftiu”, ku edhe ka pranuar autorësinë.
“Devijova për të shmangur një mjet tjetër.”
Para hetuesve, Nikoll Radaçi ka pretenduar se shkak i aksidentit ishte shfaqja e papritur e një mjeti tjetër nga një rrugicë.
“Unë po drejtoja në korsi të djathtë, papritur doli një automjet. Devijova për ta shmangur dhe përfundova sipër trotuarit”, ka deklaruar ai, duke shtuar se kishte shkuar drejt një dyqani aty pranë për të kërkuar që të njoftohej policia.
Pavarësisht pretendimeve të tij në deklaratat në polici, Prokuroria e Durrësit ka ngritur tre akuza të rënda ndaj 57-vjeçarit:
1. Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen (neni 290/4).
2. Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur.
3. Largimi nga vendi i aksidentit.
Duke konsideruar rrezikshmërinë e lartë shoqërore dhe pasojat katastrofike, dy fëmijë humbën jetën dhe një u plagos, gjykata pranoi kërkesën e prokurores Anila Bebeçi, duke e lënë Nikoll Radaçin në masën “Arrest me burg”.
Hetimet vazhdojnë me administrimin e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë dhe provave të tjera për të zbardhur çdo detaj të kësaj tragjedie që ka tronditur mbarë opinionin publik.

TË LIDHURA

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

23:10 | 04/06/2026
Aktualitet

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026
Aktualitet

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026
Next Post

Edi Rama në Gjirokastër: Investime për startup-et dhe laboratorë smart në shkolla

Malaj: “S’jemi pica taksi”, kërkon rikthimin e komunave

Gjekmarkaj thirrje nga Mirdita: pjesëmarrje në protestën e 8 majit







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në fshatin Sevaster, një person mbetet i plagosur rëndë!

by mirseda
23:10 | 04/06/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qarkun e Vlorës në fshatin Sevaster, ku...

Zyrtare/ Andoni Iraola emërohet trajner i Liverpoolit

22:45 | 04/06/2026

Eric Wendt kalon në Komitetin e Senatit, një hap larg postit të ambasadorit të SHBA në Shqipëri

22:31 | 04/06/2026

Mbyllet protesta e pestë për Zvërnecin, 5 kërkesa: Dorëheqja e Qeverisë dhe anulimi i projektit

21:49 | 04/06/2026

47-vjeçari i dënuar me 25 vite burg gjendet i pajetë në institucionin e vuajtjes së dënimit

21:36 | 04/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com