Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Gjuhë diskriminuese ndaj shqiptarëve, gjykata ‘i jep të drejtë’ ministrit serb

5 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Ministri serb ironizon Ramën: Më tepër e kujtojmë për çorapet e shqyera sesa për idetë

Deputeti shqiptar i parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se Gjykata e Lartë në Beograd e ka hedhur poshtë padinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar ndaj ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vullin.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa vitin e kaluar pati njoftuar se padia është ngritur për shkak të “gjuhës së urrejtjes” përkatësisht përdorimit të termit pezhorativ “shqiptari” nga ana e Vullinit.

Ndërsa deputeti shqiptar, Kamberi tha përmes një postimi në Facebook se refuzimi i gjykatës për të shpallur fajtor Vullinin “i ka dhënë tashmë edhe fuqi juridike institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes, mosdurimit dhe ksenofobisë ndaj shqiptarëve në përgjithësi, e atyre në Serbi në veçanti”.

Kamberi ka ftuar autoritetet e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të vendeve të rajonit, që të reagojnë ndaj Beogradit “për ta ndaluar institucionalizimin tashmë edhe juridik të gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave në Serbi”.

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin, edhe në kohën kur ka qenë ministër i Mbrojtjes, disa herë në paraqitjet e tij e ka përdorur termin pezhorativ “shqiptari”. Vullin iu kishte përgjigjur kritikave për përdorimin e këtij termi, duke thënë se “ai do të vazhdonte t’i quante shqiptarët ashtu siç e quajnë ata veten”.

Për përdorimin e këtij termi është zhvilluar një proces gjyqësor në Serbi.

Në fund të vitit 2018, Gjykata e Apelit në Beograd konfirmoi vendimin e shkallës së parë të Gjykatës së Lartë në Beograd mbi padinë e Anita Mitiq, një ish-aktiviste e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut, kundër tabloidit “Informer”. Gjykata sanksionoi përdorimin e termit “Shiptar” si gjuhë urrejtjeje. Ekziston edhe mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, sipas së cilës, thirrja e popullit shqiptar “Shiptar” është nënçmuese dhe fyen anëtarët e asaj kombësie.

Ajo gjashtë vjet më parë paraqiti mendimin se dy tabloide në Serbi, shkelën Ligjin për Ndalimin e Diskriminimit sepse ata i quanin shqiptarët “Shiptari”./REL/

Tags: Aleksander VulinGjykataShiptari

TË LIDHURA

Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it
Rajoni

Vuçiç: Edhe katër ditë deri në ndërprerjen e punës në rafinerinë e NIS-it

13:37 | 25/11/2025
Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh
Rajoni

Hekurudha e re në Maqedoninë e Veriut, një ambicie prej 1.9 miliard eurosh

09:40 | 25/11/2025
Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e
Rajoni

Zjarr në një azil pleqsh në Romë/ Humb jetën një 87-vjeçare, katër të plagosur si pasojë e

10:20 | 22/11/2025
Next Post
Gjenden dy adoleshentet e zhdukura në Tiranë, policia zbardh detajet

Në kërkim për dy grabitje në Tiranë, arrestohet në Kosovë Kristi Çinari

Fauci: Vaksinimi i shpejtë, thelbësor për ngadalësimin e varianteve të Covid-19

Fauci: Vaksinimi i shpejtë, thelbësor për ngadalësimin e varianteve të Covid-19

Drejtori i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’: S’na punon skaneri, është prishur llampa

Drejtori i spitalit 'Shefqet Ndroqi': S’na punon skaneri, është prishur llampa







JU REKOMANDOJMË

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

“Të fala Ristanit”, deputeti i PS-së 1 orë në SPAK, pas daljes ‘kyç’ gojën për gazetarët

11:39 | 25/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025
Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

Pezullimi nga detyra i Ballukut , GJKKO jep ‘arrest shtëpiak’ dhe për dy zyrtarë

11:43 | 20/11/2025




TË FUNDIT

Kosovë/ Osmani: Femicidi është plagë e hapur; s’ka kompromis për jetën e grave
Kosovo

Kosovë/ Osmani: Femicidi është plagë e hapur; s’ka kompromis për jetën e grave

by mirseda
20:38 | 25/11/2025
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngritur shqetësimin për dhunë në familje dhe dhunën ndaj grave. Marrë...

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

Lufta Gaza, Izraeli merr trupin e një pengu tjetër nëpërmjet Kryqit të Kuq

20:21 | 25/11/2025
Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

Vdes i mbijetuari i vetëm i masakrës së Shavarinës në Drenas

19:43 | 25/11/2025
Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

Shorti i Botërorit me 5 dhjetor, FIFA zyrtarizon vazon ku do jetë Shqipëria në rast kualifikimi

18:53 | 25/11/2025
Përfshihet nga flakët një depo në Londër, evakuohet një shkollë që ndodhej pranë ndërtesës

Përfshihet nga flakët një depo në Londër, evakuohet një shkollë që ndodhej pranë ndërtesës

18:49 | 25/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com