Kërcënime, qentë të helmuar dhe pemë të masakruara: Pyjet e Shqipërisë janë kapluar nga një luftë për kërpudha të zeza dhe të çmuara, të njohur në këtë vend të varfër evropian si “ari i zi”.
Evgjeni Pano, një 28-vjeçare e cila merret me mbledhje e kërpudhave të zeza, shkon çdo mëngjes në malet jugore të Shqipërisë me burrin e saj dhe sy qentë, Lajka dhe Boss, të cilët janë trajnuar për të gjetur nuhatur dhe zbuluar me lehtësi këto kërpudha të çmuara. Pano e shet pjesën më të madhe kërpudhave tek tregtarët e huaj nga Italia dhe Franca.
Mënyra e jetës mund të tingëllojë idilike: mbledhja një dite e një kilogrami kërpudhe të zezë, mund të sjellë në shtëpi 50 € . Ndërsa kërpudha e bardhë, është më e rrallë dhe shumë më e çmuar, ku 1 kg mund të arrijë deri në 140 euro.
Këto të ardhura janë për t’u patur zili në një vend ku paga mesatare mujore është nën 400 euro dhe madje edhe më e ulët në zonat rurale.
Por puna nuk është një shëtitje në park.
Pano dhe personat e tjerë që mbledhin zhardhokë përshkruajnë ‘luftën e zeza’ në pyjet e vendit, me konkurrentët që ngacmojnë rivalët, madje u sulin edhe qentë.
Pano tregoi se një ditë, kur një grup njerëzish “e bllokuan atë në rrugë dhe e kërcënua” nëse ajo vazhdonte të mblidhte në një tokë e cila nuk ishte e askujt por ata e konsideronin si të tyren.
Ajo raportoi incidentin në polici, dhe të nesërmen iu kthye punës edhe pse ajo ndihej e frikësuar.
Por të tjerët janë detyruar të heqin dorë nga kjo punë, siç është rasti i Besmi Lami, i cili kalonte ditët e tij duke gjetur këtë bimë në pyllit në malin e Dajtit, i cili ndodhet mbi Tiranën.
Kjo, pasi një vit më parë konkurrentët e dyshuar i kishin helmuar dy qentë e tij. “Ata më ndoqën, gjetën vendin dhe më kërkuan të iknin, ata helmuan dy qenët e mi”, tha ai, duke u përpjekur të mbante lotët, ndërsa duar i dridheshin.
Mungesa e rregullave i ka vënë zhardhokët në Shqipëri në rrezik, por ende këta persona në nevojë për të gjetur burime ekonomike po i dëmtojnë këto kërpudha të rralla.
Tregtia e zhardhokëve, të marrë nga Shqipëria ka ndodhur gati një dekadë më parë, kur italianët erdhën për të kërkuar kërpudha në anën tjetër të detit Adriatik.
“Pasi nga ato kishte me bollëk në Shqipëri, tani kërpudhat e rralla janë duke u bërë gjithnjë e më vështirë për t’u gjetur’, tha Pano, duke fajësuar përdorimin mjeteve që dëmtojnë rrënjët e pemës në të cilën kërpudhat rriten.
“Një pemë e shkatërruar nuk prodhon më (zhardhokët)”, tha ajo, duke shtuar se ajo do që autoritetet të vendosin rreptësish licencimin dhe taksat për të kontrolluar tregtinë.
“Në Shqipëri … zhardhokët nuk kultivohen apo mbrohen, dhe nuk ka parandalim apo ndërgjegjësim për të shmangur dëmtimin e tyre”, shpjegoi burri i saj Panajot Pano, 39 vjeç, i cili u kthye në Shqipëri për të mbledhur zhardhokët pas gati dy dekada jetoi dhe punoi jashtë vendit.
Në disa pjesë të vendit, siç është Parku Kombëtar Divjake-Karavasta në perëndim, situata është bërë “katastrofale për kërpudhat”, tha Adrian Koci, drejtori i parkut.
Në qershor, ai dërgoi dy burra në polici pasi kishin dëmtuar pyllin. Por, për këtë çështje ende nuk ka lidhe dhe ata u liruan në heshtje.
“Ne jemi të shqetësuar gjithashtu … por pa rregulla të qarta” nuk mund të veprojmë kundër mbledhësve të paskrupullt “, tha Agim Hoxha, zyrtar i pylltarisë në qytetin e Fierit, në jug të parkut të Divjakës-Karavasta. “Kjo do të ishte si të hyni në shtëpinë e dikujt pa urdhër-kërkimi,” tha ai.
Një zyrtar nga ministria e mjedisit, Ylli Hoxha, tha se puna po zhvillohet për të bërë një “kornizë ligjore më të saktë” për mbledhjen e zhardhokëve.
Në ndërkohë, tregu është në “kaos”, tha Enea Ristani, një 27-vjeçar, i cili bashke me babanë jetojnë me të ardhurat që marrin nga kërpudhat. Biznesi tërheq “shumë të huaj, si italianë, grekë, rumunë, francezë”, shtoi ai.
Shumica e kërpudhave shkojnë jashtë vendit, shpesh në Evropën Perëndimore, ku ata blihen me 10-fishin e çmimit që na i marrin ne.
I etur për t’i mbajtur, Ristani dhe babai i tij kanë hapur një sallë gjiri zhardhokore në Tiranë, me shpresën e kultivimit për trajtimin e shitje. Ata tashmë e shesin salcën e zhardhokëve, kripërat dhe rakinë. “Së shpejti edhe birrë”,-thotë Ristani.
Burimi: Burimi: AFP / zl
Përshtati: Tirana Today