119 subjekte që tregtojnë mish vendi apo importi, kanë marrë gjoba dhe paralajmërime pas inspektimeve të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Sipas një deklaratë të AKU, kjo e fundit ka kryer 880 inspektime mbi subjekte që tregtojnë mish, duke marra masa për 119 të tilla. Nga këto të fundit, 8 prej tyre u është bllokuar aktiviteti për shkak se nuk plotësonin kushtet për sigurinë ushqimore. Gjithashtu, në deklaratë thuhet se janë sekuestruar 146 kg mish, të cilit i mungonte vula e thertores së licensuar.
AKU përmend edhe shqetësimin lidhur me importin e mishit që vjen nga Brazili, duke theksuar se do të vijojë të kontrollojë imtësisht çdo lloj produkti që vjen nga jashtë Shqipërisë.