Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania planifikon mburojë kundër dronëve për qytetet dhe infrastrukturën kritike

3 javë ago
in Bota

Gjiganti gjerman i mbrojtjes Rheinmetall dhe kompania e telekomunikacionit Deutsche Telekom kanë njoftuar plane për zhvillimin e një mburoje mbrojtëse kundër dronëve për të mbrojtur qytetet dhe infrastrukturën kritike.

Kompanitë gjermane në një deklaratë të përbashkët thanë se do të zhvillojnë teknologji dhe kapacitete për t’iu kundërvënë skenarëve kompleks të kërcënimeve, përfshirë sulmet e mundshme ndaj infrastrukturës kritike që përfshijnë lloje të ndryshme dronësh.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Rheinmetall, Armin Papperger, duke njoftuar partneritetin tha se kërcënimi që paraqesin dronët është “shumë digjital”.

“Kjo është arsyeja pse mbrojtja efektive kërkon një kombinim të sensorëve, mjeteve mbrojtëse dhe rrjeteve të sigurta të komunikimit”, tha Papperger.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë Deutsche Telekom, Tim Hoettges, tha se projekti do të mbështetet në rrjetin e komunikimit dhe kapacitetet e të dhënave të kompanisë.

“Me ekspertizën tonë në lidhshmëri dhe analizë të të dhënave, ne po e çojmë mbrojtjen kundër dronëve në një nivel të ri”, tha ai.

Sipas dy kompanive gjermane, gjithnjë e më shumë dronë po kontrollohen përmes rrjeteve celulare.

Ato thanë se së shpejti rrjeti mobil mund të funksionojë si sensor, në thelb si një radar me shtrirje të gjerë, duke identifikuar modele të pazakonta në trafikun e të dhënave që mund të sinjalizojnë lidhje komanduese të dronëve.

Kjo, shtuan ato, do t’u ndihmojë ekipeve të emergjencës të zbulojnë dronët dhe të identifikojnë shpejt operatorët e tyre, përfshirë edhe në zona të përkohshme të ndalimit të fluturimeve.

TË LIDHURA

Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

17:57 | 06/06/2026
Bota

Pamje tronditëse në Ankara: Babai var vajzën 3-vjeçare në dritare dhe e kërcënon me thikë

16:49 | 06/06/2026
Bota

Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës

14:28 | 06/06/2026
Next Post

Nga integrimi në BE te përplasjet me Ramën, pritet seancë maratonë në Kuvend

“Braçe ka qenë dhe do të mbetet ky që është,Rama toleron senatorin socialist dhe flet për Spiropalin

Reagim pas akuzave ndaj Feliks Hodës: Pallati pa leje u ndërtua para emërimit të tij







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Detaje nga sherri në Tiranë, zbardhet dëshmia e efektivit: Më vendosi thikën në qafë! E kapa dhe…

14:57 | 05/06/2026




TË FUNDIT

Bota

Rusia refuzoi ofertën e Ukrainës, Zelensky: Putini humbi shansin për t’i dhënë fund luftës!

by mirseda
17:57 | 06/06/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin ka humbur mundësinë për...

Shqiptarët kërkojnë largimin e Ramës! Protestë e diasporës në Uashington DC para ambasadës shqiptare

17:55 | 06/06/2026

Dasma e Dua Lipës ndez zemërim në Siçili, banorët protestojnë

17:41 | 06/06/2026

“Më kapën prej krahu”/ E reja rrëfen çfarë ndodhi në takimin e Ramës në Vlorë

17:37 | 06/06/2026

Protesta rikthehet në Zvërnec, qindra qytetarë nga Vlora dhe rrethet vijojnë qëndresën

17:21 | 06/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com