Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gjermania ofertë tunduese për emigrantët: Kthehuni në vendin tuaj

7 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Gjermania ofertë tunduese për emigrantët: Kthehuni në vendin tuaj

Teksa sfida e emigracionit ende “torturon” Gjermaninë, që ende përpiqet të balancojë politikën e saj në lidhje me të huajt, Ministria e Brendshme me sa duket ka vendosur t’i japë drejtim kësaj çështje përmes një fushate reklamimi, e cila tenton të rrisë numrin e riatdhesimeve vullnetare.

Ministria, e udhëhequr nga aleati bavarez i kancelares Angela Merkel, Horst Seehofer, vendosi të joshë riatdhesuesit potencialë me një të ardhme të pretenduar të ndritur, duke i kërkuar atyre të largohen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës, duke ju ofruar një sasi parash.

Reklama, të cilat janë vendosur në qytetet kryesore gjermane në mes të nëntorit, paraqesin një slogan motivues që thotë: “Vendi yt! E ardhmja jote! Tani!”

Reklama gjithashtu u ofron atyre që “rrëmbejnë” mundësinë unike të rikthimit në atdhe para fundit të vitit 2018 një shpërblim, pasi qeveria gjermane do tu paguajë shpenzimet e tyre të qirasë në vendet e origjinës për vitin e ardhshëm. Në këmbim, refugjatët duhet të tërheqin aplikimet e tyre për azil dhe të heqin dorë nga procedurat e mëtejshme ligjore për të qëndruar në Gjermani.

Masa e pazakontë është dukshëm e nxitur nga një rënie e shpejtë e këtij viti në kthimet vullnetare midis migrantëve dhe azilkërkuesve. Në 2017, 29,000 njerëz u bashkuan me programet e kthimit vullnetar, por këtë vit shifra ra në mënyrë drastike në vetëm 14,000 deri në fund të tetorit.

Mbetet për t’u parë nëse ministria do të arrijë diçka me këtë nismë, por tashmë ajo ka shkaktuar qartësisht një reagim të ashpër.

“Fushata e fundit e Ministrisë së Brendshme duket si reklamat për shitjet dimërore dhe kjo është cinike”, i tha gazetës Berliner Morgenpost, Konstantin von Notz, zëvendëskryetari i fraksionit të të Gjelbërve në Bundestag. “Me sa duket synohet fshehja e dështimeve të ministrisë dhe përmirësimi i shifrave që lidhen me njerëzit, të cilët vullnetarisht u larguan nga vendi, para fundit të vitit”.

Njerëzit e zakonshëm nuk e vlerësojnë iniciativën, pasi shumë e kanë interpretuar mesazhin e vërtetë prapa sloganit si: “Gjermania nuk është toka juaj dhe e ardhmja juaj nuk është këtu”.

Të tjerë thjeshtë e quajnë “të tmerrshme” fushatën duke e etiketuar këtë iniciativë si “çnjerëzore”. Ndërkohë mijëra njerëz kanë nënshkruar një peticion online për të ndaluar fushatën.

Ofrimi i parave për ata emigrantë të cilët dëshirojnë të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre, nuk është diçka e re për Gjermaninë, e cila ka luftuar me numrin e madh të refugjatëve që nga viti 2015, kur Merkel njoftoi politikën e saj “të hapur”. Në vitin 2017, Berlin u ofroi kompensim refugjatëve të refuzuar, të cilët do të pranonin dëbimin. Çdo i kthyer vullnetar normalisht merr rreth 1,200 euro nga autoritetet gjermane, por sipas mediave gjermane, sipas programit të ri ata mund të marrin deri në 3,000 euro./ Top Channel

TË LIDHURA

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara
Aktualitet

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
“Kemi kandidaten”, këshilltarja bashkiake “zbulon” me kë do e sfidojë Lëvizja Bashkë Manastirliun
Politikë

“Kemi kandidaten”, këshilltarja bashkiake “zbulon” me kë do e sfidojë Lëvizja Bashkë Manastirliun

21:21 | 27/09/2025
Next Post
Burri i shpallet në kërkim. Ja çfarë bënte dje Suada Sherifi (foto-video)

Burri i shpallet në kërkim. Ja çfarë bënte dje Suada Sherifi (foto-video)

As Messi, as Ronaldo. Kush e fiton “Topin e Artë” sipas mediave spanjolle

As Messi, as Ronaldo. Kush e fiton “Topin e Artë” sipas mediave spanjolle

Krenari/Ylli i Arsenalit uron në gjuhën shqipe dhe me shqiponjë ‘Ditën e Pavarësisë’

Krenari/Ylli i Arsenalit uron në gjuhën shqipe dhe me shqiponjë ‘Ditën e Pavarësisë’

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

Arkivoli “ngec” në avionin e Air Albania për orë të tëra në temperatura të nxehta

22:21 | 26/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025




TË FUNDIT

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com