Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Gjermania “ndez motorët”, shton përpjekjet për dëbimin e azilantëve

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Gjermania “ndez motorët”, shton përpjekjet për dëbimin e azilantëve

Në një qendër të parë model në Gjermani do të strehohen azilkërkuesit deri sa të sqarohet me saktësi identiteti i tyre e pastaj të vendoset për dëbim apo qëndrim. Çfarë janë këto “qendra ankorimi?”

Çfarë është një qendër ankorimi?

Në qendra të tilla ankorimi do të pritet derisa të trajtohet e gjithë procedura e azilit, prej andej azilkërkuesit duhet të kthehen, në rast se azili nuk u njihet. Nëse kanë shanse të mira qëndrimi ata do të shpërndahen në komunat gjermane. Ministri i Punëve të Brendshme, Horst Seehofer (CSU) tha kjo do të bëhet “kur të kihet qartësi për statusin”.

Ngritjen e qendrave të tilla e kanë miratuar në marrëveshjen e koalicionit si konservatorët e CDU/CSU-së edhe socialdemokratët. Sipas një njoftimi të gazetës gjermane Süddeutsche Zeitung (SZ), përgjegjësia për këto qendra do të jetë kompetencë e policisë federale. Por duket se kjo nuk është shumë e entuziazmuar për këtë. Zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, Jörg Radek tha se „mbikqyrja dhe trajtimi i atyre që duhet të largohen nga vendi nuk janë detyra të policisë. Ne nuk trajnojmë policë për të menaxhuar qendra burgimi.” Ai ka dyshim për shkelje kushtetuese, nëse policia federale merret me „vendime që i japin fund leje qëndrimit apo masa të tilla”.

Pse qendra ankorimi?

Synimi është që procedurat e azilit të përshpejtohen e të dëbohen më shpejt azilkërkuesit e refuzuar, sipas kërkesës së ministrit Horst Seehofer. Por për studiuesin e migracionit, Jochen Oltmer është e paqartë, se pse kjo nuk bëhet nga strukturat ekzistuese. „Mund të kesh përshtypjen, se ka jo pak dyshime të Ministrisë së Brendshme kundrejt aktorëve të ndryshëm dhe institucioneve që kanë qenë deri më tani përgjegjëse”, thotë Oltmer për Deutsche Wellen.

Oltmer kërkon që ministria të sqarojë, se në ç’formë do të përshpejtojnë qendrat e ankorimit dëbimet. Sepse problemet strukturore mbeten: Marrja e dokumenteve të identitetit të njerëzve që duhet të largohen nga vendet origjinë. Sipas Oltmer kjo ka të bëjë më shumë me arsye politike. Qeveria beson kështu se mund të dobësojë populistët ekstremistë të djathtë dhe „të kthehet në forcën e dikurshme të një koalicioni të madh.”

Çfarë thonë kritikët?

Drejtuesi i organizatës Pro Asyl, Günter Burkhardt, e sheh me sy kritik këtë qendër. „Kjo është fshehja e asaj që synohet realisht, pra t‘i kalosh ata që kërkojnë mbrojtje në procedura jo të drejta.” Azilkërkuesit kështu përgatiten për kthimin. Sipas tij këto qendra janë „të papërshtatshme për një procedurë azili dinjitoze dhe që respekton të drejtat e njeriut”. Këto qendra nuk nxisin integrimin dhe Burkhardt kritikon se„Gjermania më pas ankohet për integrimin e munguar të azilkërkuesve.”

Deri kur e ku do të ngrihen qendrat e ankorimit?

Më së voni deri në vjeshtë do të duhet të fillojë nga puna qendra e parë e ankorimit. Süddeutsche Zeitung citon sekretarin e Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer, CSU, se ky projekt „do të ndiqet me prioritet të lartë.” Sipas Mayer është logjike që për qendra të tilla të përdoren strehimore ekzistuese. Ai ka parasysh zona në Manching apo Bamberg, ku aktualisht ekzistojnë qendrat e tranzitit. Ministria e Brendshme bavareze tregohet e hapur për qendra të tilla ankorimi. Sipas një zëdhënësi të saj, qendrat e tranzitit punojnë me sukses sepse aty punojnë së bashku disa institucione si Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët, Zyra Qendrore për të Huajt, Zyra Sociale e një degë e Gjykatës Administrative. Sipas sekretarit të Shtetit në Ministrinë e Brendshme, Stephan Mayer, federata merr më shumë përgjegjësi, por edhe landet duhet të angazhohen më shumë. „Qëllimi duhet të jetë rritja e qendrave të dëbimit”. 400 qendra dëbimi në të gjithë vendin janë shumë pak, sipas Mayer.

Tags: azilantëvedëbiminGjermaniaperpjekjetshton

TË LIDHURA

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

22:49 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para
Aktualitet

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Bajram Curri–Bujan, humb jetën drejtuesi i automjetit

21:03 | 23/02/2026
Next Post
Thirrja e Papës për Pashkë: Mos heshtni para padrejtësive, pagëzon emigrantin hero!

Thirrja e Papës për Pashkë: Mos heshtni para padrejtësive, pagëzon emigrantin hero!

Vasili: Tri katastrofat e Ramës që po rrënojnë vendin

Habit Vasili: Rama urren Zotin! Mallkoi Kukësin!

Vuçiç “dhëmbë për dhembë” me Thaçin: Ta tregoj unë rrugën e dhisë!

Vuçiç “dhëmbë për dhembë” me Thaçin: Ta tregoj unë rrugën e dhisë!







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur
Bota

Avion mjekësor rrëzohet në Indi nga moti i keq, 7 të zhdukur

by mirseda
22:49 | 23/02/2026
0

Një avion transporti mjekësor me shtatë persona në bord është rrëzuar në lindje të Indisë. Sipas raportimeve...

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

Maqedonia e Veriut, prokuroria propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin

22:25 | 23/02/2026
Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i afërmi i futbollistit shqiptar

21:43 | 23/02/2026
Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

Tentoi të abuzonte seksualisht me një vajzë me aftësi ndryshe, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

21:41 | 23/02/2026
Aksident në Lungo Mare, plagoset një shtetas italian, detajet e para

LAJMI I FUNDIT/ Aksident në “Bajram Curri – Qafë Morinë”, humb jetën 34-vjeçari, plagoset pasagjeri

21:15 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com