Një shqiptar me shtetësi gjermane është dënuar nga Gjykata e Landit në Regensburg me 9 vjet e tre muaj burg.
46-vjeçari e kreu krimin, verën e kaluar, gjatë një zënke që kishte pasur me të shoqen.
Kështu, shqiptari kishte marrë një fustan të bashkëshortes 37-vjeçare, duke e mbytur këtë të fundit.
Shqiptari kishte pranuar veprën për të përfituar ulje të dënimit, por trupi gjykues nuk e ka marrë parasysh.