Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Gjermanët kanë rënë pre e realitetit nacionalist evropian

7 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Gjermanët kanë rënë pre e realitetit nacionalist evropian

Nga George Friedman, “Geopolitical Futures”/Që nga bashkimi i vendit më 1871, fati i Gjermanisë ka përcaktuar të ardhmen e Europës. Energjia ekonomike e Gjermanisë, i mundësoi asaj të linte në hije Francën, dhe të rivalizonte Perandorinë Britanike në prag të vitit 1914.

Gjermania nisi Luftën e Parë Botërore dhe më pas, pas një periudhe keqtrajtimi nga dy rivalet e saj, shënoi një rikthim befasues në skenën ndërkombëtare gjatë viteve 1933-1938, përpara fillimit të një lufte tjetër evropiane.

Pas luftës, Gjermania e ndarë u vu në fokusin e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik, pasi do të ishte vendi ku do të fillonte Luftë e Tretë Botërore, nëse do të kishte një të tillë. Pasi Bashkimi Sovjetik u shemb, dhe u nënshkrua Traktati i Mastrihtit duke formuar Bashkimin Evropian, ishte sërish Gjermania në qendër të BE-së.

Që nga viti 1871, çështja se si të ruhet paqja në Evropë, ka qenë mënyra se si të mbahet paqësore një Gjermani e bashkuar. Ky është thelbi i “çështjes gjermane”.

Kjo hyrje, mund të duket e tepruar për një diskutim mbi manovrat politike banale, që po ndodhin aktualisht në Gjermani. Unioni Kristian Demokrat, i cili e ka dominuar Gjermaninë prej më shumë se një dekade, duhet të formojë një koalicion me Partinë Socialdemokratike ose SPD.

Negociatat kanë vazhduar për disa muaj, dhe në fund, CDU do të heqë dorë nga disa ministri kryesore për t’ia dhënë ato SPD-së. Anëtarësia socialdemokrate, do të votojë më 4 mars në një referendum nëse do të ratifikojë apo jo marrëveshjen. E gjitha kjo ndodhi për shkak të shfaqjes së një partie të re nacionaliste, Alternativës për Gjermaninë ose AfD, suksesi elektoral i të cilës erdhi në kurriz të CDU dhe SPD.

Konfigurimi politik i Gjermanisë ka ndryshuar, duke mos ka krijuar një qeveri koherente. Bashkimi Evropian ka qenë eksperimenti i madh i epokës tonë. Traktati i Maastrihtit, u përpoq të pajtonte këmbënguljen e nacionalizmit evropian, me një Evropë transnacionale. BE premtoi të sjellë dy gjëra në Evropë:paqe dhe prosperitet. Dhe Gjermania ishte qendrore për të dyja.

BE-ja u përpoq të integrojë Gjermaninë në një strukturë të vetme me pjesën tjetër të Evropës, duke i dhënë fund konflikteve që kishin shpërthyer në mënyrë periodike pas bashkimit gjerman. Prosperiteti do të rridhte të paktën pjesërisht nga dinamizmi i ekonomisë gjermane – një dinamizëm që e dëshmonte gjithmonë veten në kohë paqeje. Gjermania ishte sërish qendra e gravitetit të projektit evropian, tanimë në mënyrën e zellshme industriale dhe ekonomike.

Gjermania, kishte një vizion të qëndrueshëm dhe të qartë se çfarë dëshironte të bëhej, dhe çfarë dëshironte që të ishte Evropa. Ekonomikisht, Gjermania duhej të kishte një zonë të tregtisë së lirë. Sikurse ka ndodhur midis viteve 1871- 1914, prodhimi ekonomik i Gjermanisë e tejkalonte konsumin e saj të brendshëm, prandaj duhej të mbështetej tek të tjerët për të blerë mallrat e saj. Politikisht, donte një zvogëlim të përbërëses kombëtare të Europës, dhe një maksimizim të asaj ndërkombëtare. Dhe së fundmi, donte që qeveritë të respektonin parimet internacionaliste dhe liberale, që kishte parashikuar Mastrihti.

2008-a nisi të ndryshojë Evropën. Ndikimi i pabarabartë i krizës financiare, krijoi përçarje të mëdha në Evropë, për shkak se s’kishte asnjë politikë të vetme që mund të ndihmonte çdo shtet anëtar. Por u bë e qartë një çështje edhe më e thellë:Secili vend zgjodhi presidentët, kryeministrat dhe kancelarët e vet.

Këta udhëheqës nuk e nxorën fuqinë e tyre nga BE, por nga bashkatdhetarët e tyre. Ata qëndrojnë në pozicionet e tyre, vetëm nëse i përmbushin kërkesat kombëtare.

Nëse duhet t’i përmbaheshin apo jo diktatit të sekretariatit të BE-së për çështje jo-ekonomike, veçanërisht emigracionit, kjo ishte në duart e votuesve të secilit komb, dhe rrjedhimisht larg ndikimit të BE-së. Tani, realiteti që e bëri Mbretërinë e Bashkuar të largohet nga BE, Italinë të shpërfillë rregullat e BE-së për shpëtimin e bankave, dhe Poloninë dhe Hungarinë të ndjekin versionet e tyre të jetës politike, ka ardhur në Gjermani, dhe Gjermania, ndoshta më shumë se sa vendet e tjera, duket se e kanë vështirë të përballet me këtë realitet.

Kjo nuk është kryesisht një çështje e politikës partiake; por një çështje e një realiteti social në ndryshim. Konsensusi që ka qeverisur Gjermaninë që nga viti 1991, është prishur. AfD ka sjellë nacionalizmin në Gjermani, dhe për Gjermaninë, kjo ka kuptime dhe kujtime që e bëjnë atë ndryshe nga vendet e tjera.

Ndërkohë, dy partitë kryesore – CDU dhe SPD – po ndahen mbi vizionet e tyre për drejtimin e Gjermanisë, ndërsa brenda CDU-së kancelarja Angela Merkel duhet të bëjë lëshime për segmente të partisë së saj, të cilat do të ishin të pamendueshme vetëm disa vite më parë.

Gjermanët kanë rënë pre e realitetit evropian – se janë votuesit e secilit vend, ata që mbajnë pushtetin, dhe se të gjitha mbledhjet në Bruksel nuk mund ta neglizhojnë këtë fakt. Votuesit e Gjermanisë sapo kanë folur. Rezultati i zgjedhjeve ishte i paqartë, përveç një gjëje:Ai bëri të qartë se Gjermania është në tranzicion, edhe nëse drejtimi i saj i ardhshëm ende nuk është përcaktuar.

Partitë tradicionale, po përpiqen të formojnë një qeveri, dhe në sfond është kujtesa shqetësuese e Republikës së Vajmarit, kur partitë kryesore luajtën si zakonisht lojën politike, ndërsa Gjermania vlonte. Tendenca, në të gjitha vendet, është shpërfillja e lëvizjeve që paria nuk e kupton si margjinale.

Së pari, rezultati i zgjedhjeve në Gjermani mund të vendoset në një kontekst komod. Sigurisht, AfD fitoi terren, por partitë e zakonshme ruajtën ende 2 vendet e para. Por “spektakli” i CDU dhe SPD, që nuk po mundet dot të formojë në mënyrë efikase një qeveri të re, ngre më pak pikëpyetje rreth AfD-së, dhe më shumë rreth aftësisë së dyja të parave për të vepruar me vendosmëri në një realitet të ri.

Nëse projekti evropian do të ringjallet, atëherë Gjermania duhet të jetë motori i ringjalljes së saj. Dhe për këtë, Evropa nuk mund të bllokohet politikisht. Në Evropë, kombet udhëhiqen nga njerëzit, dhe janë njerëzit, dhe jo qeveritë, ata që vendosin mbi drejtimet që do të ndërmarrin. Dhe tani, zemra e Evropës, Gjermania, po përjeton dridhjet e para të asaj që i druhej më shumë.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: evropiangjermanetkanënacionalistprerealitetitrene

TË LIDHURA

Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken
Bota

Tragjedi në det: Anije në flakë, 4 ekuipazhierë zhduken

20:56 | 09/06/2025
Tragjedi ajrore në Tennessee: Rrëzohet një aeroplan
Bota

Tragjedi ajrore në Tennessee: Rrëzohet një aeroplan

08:32 | 09/06/2025
Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!
Bota

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Next Post
Çështja e emrit/Maqedonasit protestojnë para selisë së BE-së në Shkup

Çështja e emrit/Maqedonasit protestojnë para selisë së BE-së në Shkup

Federata Angleze gjobit Guardiolan, tifozët i dalin në krah

Federata Angleze gjobit Guardiolan, tifozët i dalin në krah

Pasuritë/Kryeprokurorja Arta Marku e “zhytur” në kredi

Pasuritë/Kryeprokurorja Arta Marku e “zhytur” në kredi

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

Trupi i pajetë i 30-vjeçares rumune gjendet pa k*kë

10:29 | 05/06/2025




TË FUNDIT

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn
Politikë

“Paraburgimi mund të zgjatet minimalisht një vit”, Lala jep detaje nga vendimi i gjykatës për Veliajn

by mirseda
22:48 | 09/06/2025
0

Apeli i GJKKO-së vendosi sot ta rrëzojë kërkesën e kryebashkiakut Erion Veliaj për të fituar lirinë. Gazetarja...

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

Serbia i cakton një muaj paraburgim ish-policit të Njësisë Speciale në Kosovë

22:42 | 09/06/2025
Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

Kurti takon kryetarët e Mitrovicës: Mbështetje për bashkëpunim dhe projekte

22:26 | 09/06/2025
Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Këlliçi: Nesër pamje filmi për “trenin bullgar”, fshehin fletën

22:24 | 09/06/2025
Vokshi: 20 deputetë të PS lidhje me banda, përmend emra në Elbasan e Durrës

Vokshi: 20 deputetë të PS lidhje me banda, përmend emra në Elbasan e Durrës

22:21 | 09/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com