Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gjenerali: Diktatura jonë më e egra, Enveri vrau bashkëkombësit

8 vjet ago
in Të Gjitha
Gjenerali: Diktatura jonë më e egra, Enveri vrau bashkëkombësit

 Fakte të zbuluara disa, por edhe të pathëna më parë, kur këto i tregon vetë një njeri që ka kaluar në tri kohëra, që ka drejtuar luftëra dhe ka vuajtur nga regjimi komunist. Gjeneral Rrahman Parllaku flet pa doreza për bashkëkohësit e tij, drejtues të Luftës Nacional Çlirimtare dhe emra të njohur të diktaturës.
Në “Studio e Hapur”, në News24 Parllaku tha se Mehmet Shehu ka bërë vrasje të parregullta dhe gjatë luftës dhe se të pushkatonte për çdo gabim. Si ndikues tek krimet e tij, Parllaku përmend Dushan Mugoshën.

Ai theksoi se diktatura shqiptare ka qenë më egra sepse Enver Hoxha vrau bashkëkombasit e tij. Sipas gjeneralit, Hitleri kërkonte të posedonte Gjermaninë, kurse në Jugosllavi lufta ishte drejtuar nga kombet e popujt e tjerë jo nga vetë populli serbo-sllav. Parllaku foli dhe për rolin e Nexhmije Hoxhës dhe si u godit ai nga Enver Hoxha.

Ju u shpallët tradhtar i atdheut, i mbani mend përjetimet?
Për të na dënuar ne Enver Hoxha sajoi një publicitet të madh duke thirrur 14 aktivët e njësive kryesore të ushtrisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes për të diskutuar me një listë të dërguar nga Hysni Kapo gjithë organizatave, me emrin tim dhe oficerëve të tjerë. Ju çohej gjithë komiteteve të Partisë dhe ushtrisë dhe në aktivet e tyre po pyesnin çfarë ke për Rrahmanin apo tjetrin. Këtu pati dy qëllime për të thënë që masa i dënoi këta, dhe për të thënë që kur po godas udhëheqësit e luftës, kushdo që e ngre kokën mund të goditet. Kështu u manipulua e jona. Kur pyeteshin të gjithë, edhe ata që nuk na e dinin emrin. Qe një goditje që ai përdori dy rrugë. Edhe t’ia ulë popullit kryen dhe për të thënë që nuk i dënova unë por populli.

Kush ishte mendja e këtyre skemave brilante manipulimi?
Ka tendenca ta shpërndajnë përgjegjësinë e Enver Hoxhës. Ai ka pasur servilët e tij, ata që i kanë shërbyer, sidomos sigurimi i shtetit. Por në udhëheqje, gjatë periudhës që ka qenë sekretar Hysni Kapo ai ka qenë kryesori se kishte edhe sigurimin. Kërkoi të më hiqte edhe zbulimin e ushtrisë që e kisha unë për t’i pasur të gjitha në një dorë. Mehmeti ka pasur karakteristikat e tij, se edhe krimet në luftë ja vërtetojnë, është pajtuar me të. U fut Kadriu me të, e bëri ministër të brendshëm Mehmet Shehun dhe nuk mund të largohej nga krimi se nëpërmjet ministrisë së brendshme kishe sigurimin. Ishte katërshja që e manipulonte gjithë punën e sigurimit dhe drejtonte informacionet.

Në qoftë se do ju pyesnim për rolin e Mehmet Shehut, qoftë në luftë qoftë më pas?
Unë Mehmet Shehun e kam pasur sekretar organizativ në Vlorë. Mehmeti ka qenë i aftë, se kanë thënë që ka qenë kryeministri më i mirë. Jo më i miri por më i afti. Ka qenë ish-oficer, luftëtar i Spanjës dhe që doli i dalluar në gjithë ambientin tonë të luftës si ushtaraku më me aftësi dhe iu ngarkua detyra për të drejtuar njësinë më të madhe. Nuk mund të humbasësh meritat e luftës së Brigadës. Ka bërë vrasje të parregullta dhe gjatë luftës Mehmeti. Ka pasur zv.komisar Dushan Mugosha, i cili ka qenë nga ata që krimin e ka pasur përballë. Bashkë me të ra Mehmeti. Në genin e tij e ka pasur këtë, për çdo gjë mund të pushkatonte, për çdo gabim. Ka pasur një tendencë të tillë. U bashkua me Enver Hoxhën, iu fut krimit dhe mbeti aty.

Cili ishte roli i Nexhmije Hoxhës?
E njohur si grua të Enver Hoxhës dhe anëtare të Komitetit Qendror. Ka pasur, nuk them që ka qenë e paaftë dhe ta denigroj. Siç doli ajo u pajtua me krimet e Enverit dhe fakti që po i mbron edhe sot, tregon që ajo nuk është e pafajshme se roli i gruas tek burri nuk është i pakët. Në qoftë se do kishte qenë grua humane do kishte pasur një farë ndikimi. Si duket edhe ajo për të pasur një pozitë i shoqi.

Ajo ka dhe mbështetës si e shpjegoni?
Nostalgjikë të Enverit do ketë plot. Nuk mendoj se kanë mbaruar. Partizani 13-vjeçar sot është 90 vjeç, unë jam një përjashtim. Edhe brezi tjetër që u ndikua nga diktatura dhe arriti privilegjet e diktaturës e ruajnë nostalgjinë. Lufta jonë si organizatë veteranësh, këta historianë e nostalgjikë po manipulojnë historinë. Sa do historiani i mirë të jetë po të jetë drejtues partie nuk mund të jetë i paanshëm. Këta njerëz që kanë fituar nga pozita në diktaturë ka nostalgjikë të Enverit dhe përpiqen ta shfajësojnë.

Unë kam dalë hapur, le të dalë dikush hapur dhe të më akuzojë për diçka që i kam bërë popullit tim. Edhe sot nuk del të thotë dikush që më ke bërë diçka. Puna është si ke jetuar e punuar.

Ndoshta ka, për faktin se xhelatët nuk u gjykuan asnjëherë?
Kush do t’i dënonte. Këta që po flasin jo e jo. Këta i mbrojnë, jo i dënojnë. Të gjitha debatet që po bëhen, për kampin e Tepelenës po i mbrojnë. Atje kanë vrarë gra e fëmijë, jo burra se ishin në burg. Në qoftë se unë kam nja 15 dalje në televizor për të mbrojtur luftën, për ta ndarë nga diktatura. Diktatura jonë ka qenë më e egra. Të tjerët kanë vrarë jo kombin e tyre. Enver Hoxha ka vrarë bashkëkombësit e tij si Polpoti në Kamboxhia. Këta janë diktatorë të veçantë që ka nxjerrë historia. Krimet janë të rënda./bw/

Tags: “vrau"bashkëkombësitdiktaturaegraenveriGjeneralijonë

TË LIDHURA

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Next Post
Liverpool “shkatërron” Romën, por italianët besojnë tek e pamundura (Video)

Liverpool “shkatërron” Romën, por italianët besojnë tek e pamundura (Video)

Avokati i Nezar Seitaj ‘kërcënon’ gazetarin Basir Çollaku

Avokati i Nezar Seitaj ‘kërcënon’ gazetarin Basir Çollaku

Horoskopi për ditën e sotme, 25 prill 2018

Horoskopi për ditën e sotme, 25 prill 2018







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

“Në Veri pushoi shiu, nisi bora në Theth”, Rama: Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara
Aktualitet

“Në Veri pushoi shiu, nisi bora në Theth”, Rama: Në gatishmëri kudo në terrenet e vështirësuara

by mirseda
11:12 | 07/01/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në vend. Ai thekson se strukturat shtetërore...

800 banesa të përmbytura ,qindra të evakuar,Bilanci nga përmbytjet në Durrës, burgu ende i përmbytur

800 banesa të përmbytura ,qindra të evakuar,Bilanci nga përmbytjet në Durrës, burgu ende i përmbytur

10:50 | 07/01/2026
Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video

Burgu i Durrësit me gomone në oborr nga përmbytjet, punonjësi: Mos bëj video

10:44 | 07/01/2026
Reshje intensive edhe në Pogradec, dy lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, autoritetet thirrje

Reshje intensive edhe në Pogradec, dy lumenj rrezikojnë të dalin nga shtrati, autoritetet thirrje

10:28 | 07/01/2026
Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit. Elisaveta Treska

Emërohet Drejtoresha e Spitalit të Sanatoriumit. Elisaveta Treska

10:17 | 07/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com