E premte, 6 Gusht, 2021
25.5 C
Tirana

Horoskopi për ditën e sotme, 25 prill 2018


Dashi
Do t’ju duhet të përballeni me ndonjë të papritur, dhe nuk do të keni atë elasticitet që do të ishte i nevojshëm për t’u përballur me risi dhe për të riorganizuar programin. Kjo mënyrë e vazhdueshme për të pyetur të tjerët ndoshta fsheh paaftësinë për të pranuar atë çka është e ndryshme nga ju.
Demi
Në ndikimin e Uranit dhe Venusit priten, mbi të gjitha nëse jeni beqarë, perspektiva interesante risish në sektorin e dashurisë. Do të rrethoheni nga njerëz me të cilët ndihen mirë dhe do të mënjanoni ata që duan t’u detyrojnë zgjedhjet edhe mendimet e tyre.
Binjakët
Do të kaloni disa zënka dhe do t’ia dilni të tejkaloni të gjitha pengesat që ju ndalojnë të merreni vesh me partnerin e dashur. Mos i lini pas dore çështjet private për të dëgjuar dhe për të ndihmuar një person që ju kërkon ndihmë.
Gaforrja
Me Neptunin që ju mbron, mund të mbështeteni tek miqësi dhe kontakte konstruktive. Jini të sigurt: jeta juaj është duke evoluar në drejtime më interesante. Me Marsin armiqësor, kini kujdes nga gabimet në vlerësimin e sjelljeve për të mos gabuar.
Luani
Ndonjë zënkë më shumë dhe klima dashurore do të ndikohet ndjeshëm. Do të jetë më mirë t’i kontrolloni reagimet tuaja të gjaknxehtësisë. Një mik, vetëm për të mohuar mbështetjen e premtuar, do të përpiqet t’ju fusë dyshime për zgjedhjen e bërë.
Virgjëresha
Venusi, Marsi dhe Neptuni bashkëveprojnë me Hënën në favorin tuaj. Do të njihni persona, të cilët mund t’jua vërtetojnë menjëherë vlerën dhe sinqeritetin. Po kaloni një periudhë ndryshimesh në çdo fushë. Të papriturat do t’ju bëjnë përsëri vizitë.
Peshorja
Do të keni fërkime me një familjar që këmbëngul që gjithçka shkon mirë, ndërsa në realitet ka tensione të fshehura. Kush jeton në çift duhet të bëjë kujdes që të mos ndërlikojë atë që është e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë.
Akrepi
Me favorizimin e Jupiterit, nëse jeni në kërkim të një pune, dijeni se fati mund t’ju trokasë në derë. Mos rrini duarkryq. Me Venusin mike që ju vëzhgon, mund të hapni një kapitull të ri në lidhjet tuaja dashurore.
Shigjetari
Me planetin e dashurisë që ju mbron, do të kërkoni mundësi dialogu dhe bashkëpunimi me personin e zemrës. Lidhja do të rezultojë më e forcuar. Me Venusin që vazhdon t’ju mbrojë, nuk duhet të sforcoheni shumë për të qëndruar në formë.
Bricjapi
Mirëkuptimi i personave që ju qëndrojnë në krah do ta ketë të vështirë të çajë nervozizmin tuaj. Do të jetë e vështirë të ruash qetësinë ndaj atyre që vazhdojnë të bëjnë po të njëjta propozime shumë e shumë herë.
Ujori
Plutoni jo shumë miqësor do t’ju kujtojë se duhet të ndërtoni marrëdhënie të karakterizuara nga ekuilibri i duhur midis rastësisë dhe vetëkontrollit. Vazhdoni të hani në mënyrë të shëndetshme, duke zgjedhur me saktësi ushqime të cilësisë së mirë.
Peshqit
Hëna rrit optimizmin dhe aftësinë komunikuese. Vërtet do të jeni pak egocentrikë, por edhe të shkëlqyer dhe interesant si kurrë më parë! E dini fatin tuaj, por do të arrini edhe të përfitoni nga rasti për të mësuar nga persona vërtet të veçantë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Zyrtare/ Messi largohet përfundimisht nga Barcelona

Lionel Messi nuk do të jetë më pjesë e Barcelonës. Njoftimi ka ardhur nga klubi katalanas, ku zyrtarizoi “divorcin” me yllin argjentinas për arsye...

Kryengritja në gotë e Sali Berishës kundër SHBA

Nga: Mero Baze Sali Berisha i harxhoi gjithë fishekët kundër SHBA, në një përpjekje për t’u dëshmuar atyre se ka pas Partinë Demokratike dhe do...

Ish-shefi i Ndërlidhjes: Ju rrëfej sozinë që përdorte Enveri në Pogradec

Inxhinier Luan Pogaçi, ish-shefi i Ndërlidhjes dhe Informacionit i Drejtorisë së Dytë të Ministrisë së Brendshme, numrin e kaluar ka kujtuar bëmat e Hekuran...

Kemi kryetar, por jo lider! PD, zyrtarisht në konflikt

Nga: Fatbardh Kadilli Nuk mjafton të ulesh në karrigen e kryetarit që të kryesosh, të udheheqësh. Janë gjëra të ndryshme. Kryetar të bëjnë vendimet. Kryetar...

Asnjë humbje jete nga Cov*d-i gjatë 24 orëve të fundit, rriten infektimet

Dita-ditës po shtohen infektimet. Duket se thirrjet e Ministrisë së Shëndetësisë për të zbatuar masat anti-Covid, kanë shkuar në "vesh të shurdhër" për këtë...