Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gjendje alarmante, shënohen 25 vatra zjarri në vetëm 24 orë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Situata në 24 orët e fundit, shënohen 8 vatra zjarri në këto qarqe

Një numër i madh vatrash është shënuar në vendin tonë. Gjendja është vërtet alarmante teksa në 24 orët e fundit, janë shfaqur në vend 25 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Vlorë, Dibër, Elbasan, Berat.

Mësohet se për shuarjen e flakëve janë angazhuar 15 makina zjarrfikëse, 114 forca zjarrfikëse, 20 punonjës të Gardës, 130 forca ushtarake, 10 forca pyjore, 5 punonjës të zonave të mbrojtura dhe helikopterë.

Specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

Detajet për secilin rast në qarkun përkatës:

Qarku Tiranë 

Në fshatin Ibë, Njësia Administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë, pas një pune të gjatë nga forca të MZSH Tiranë dhe 30 forcave ushtarake që shkuan për ndihmë, është shuar zjarri i rënë në sipërfaqen pyjore, ku si pasojë u dogjën rreth 10 ha me shkurre dhe pisha.

Tek Shkalla e Tujanit në Malin e Dajtit ditën e djeshme është riaktivizuar zjarri në një sipërfaqe të madhe zjarri, dhe ka vijuar të jetë aktiv gjatë gjithë natës. Vatra e zjarrit u dobësua pas ndërhyrjes nga helikopteri. Forca të MZSH Tiranë dhe forca ushtarake po punojnë për të krehur të gjithë zonën nga vatrat e fshehura të zjarrit.

Qarku Vlorë

Në Parkun Kombëtar të Llogarasë në fshatin Dukat të bashkisë Vlorë kanë qenë aktive vatra zjarri, në terren shumë të thyer malor mbi aksin rrugor nacional Vlorë-Llogara-Himarë. Për shkak të terrenit, ndërhyrja e forcave dhe automjeteve zjarrfikëse ka qenë e pamundur.                              

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) dhe Drejtoria e Përgfjithshme e Emergjencvae Civile kanë kërkuar ndihmë pranë Qendrës së Përgjigjes ndaj Emergjencave Civile në Bashkimin Europian (ERCC). Aktualisht në qark janë rreth 20 vatra zjarri aktive në largësi nga njëra tjetra, çka vështirëson shuarjen e tyre plotësisht.

3 vatra zjarri janë në krahun e majtë në aksin rrugor Orikum-Llogara-Himarë, konkretisht 1 në fshatin Dukat, 1 në Parkun Kombëtar të Llogarasë, 1 sipër fshatit Palasë dhe pjesa tjetër e vatrave të zjarrit janë në fshatrat e Lumit të Vlorës (Tërbaç, Vranisht dhe Kallarat). Mëngjesin e sotëm një helikopter ka shkuar përsëri në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe vijon punën, pasi situata duhet mbajtur nën kontroll që zjarri mos të përfshijë nga flakët Parkun Kombëtar.

Qarku Dibër

Në vendin e quajtur “Gura e Sllatinës”, Njësia Administrative Sllovë, bashkia Peshkopi, ka rënë zjarr në terren të thyer malor, ku si pasojë ndërhyrja nga Shërbimi vendor i MZSH Dibër ka qenë e pamundur. Në vendngjarje kanë shkuar forca të Zonave të Mbrojtura, banorë të zonës dhe punonjës të njësisë administrative. Nga informacioni i fundit i marrë vatrat e zjarrit janë ende aktive.

Qarku Elbasan

Në në fshatin Krastë të bashkisë Elbasan, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, i favorizuar dhe nga era e fortë. Zjarri ka qenë aktiv gjatë gjithë natës dhe po punohet për shuarjen e tij. Nga informacioni i fundit i marrë zjarri është vënë nën kontroll në pjesën e zonave të banuara dhe po punohet për shuarjen e plotë të tij.

Qarku Berat

Në fshatin Kuç të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në shkurre dhe pisha. Shërbimi i MZSH Skrapar ka shkuar pranë vendngjarjes por për shkak të terrenit të thyer malor nuk ka mundur të veprojë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha dhe shkurre.

Tags: 24 ore25 vatra zjarrialarm

TË LIDHURA

Rama: Vijojnë punimet për Teatrin e ri Kombëtar, një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës
Kryesore

Rama: Vijojnë punimet për Teatrin e ri Kombëtar, një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

13:21 | 18/08/2025
Kryebashkiaku Tavo apel qytetarëve dhe turistëve: Zbritja me litar në Gjirin e Filikurit, e rrezikshme
Kryesore

Kryebashkiaku Tavo apel qytetarëve dhe turistëve: Zbritja me litar në Gjirin e Filikurit, e rrezikshme

13:06 | 18/08/2025
Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë
Aktualitet

Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë

10:05 | 18/08/2025
Next Post
Lufta kundër kanabisit, Policia e Shtetit bashkëpunon me Policinë Italiane

Lufta kundër kanabisit, Policia e Shtetit bashkëpunon me Policinë Italiane

Rrëfehet Kadare: Nuk jam penduar për letrën që i shkrova Enver Hoxhës

Rrëfehet Kadare: Nuk jam penduar për letrën që i shkrova Enver Hoxhës

Merr fund Lotaria Amerikane?

Merr fund Lotaria Amerikane?

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

Donnarumma sulmon Luis Enriquen dhe i jep lamtumirën PSG-së me një mesazh për tifozët

15:20 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe makina tërësisht e shkatërruar
Aktualitet

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe makina tërësisht e shkatërruar

by mirseda
13:43 | 18/08/2025
0

Kamioni i përmbysur në rrugë dhe një automjet tërësisht i shkatërruar. Kjo është panorama e tmerrshme e...

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

Gjendet pa shenja jete një 37-vjeçar në Këlcyrë, ja çfarë dyshohet

13:39 | 18/08/2025
Tragjike në Greqi/ Përmbyset ambulanca, humbet jetën pacienti

Tragjike në Greqi/ Përmbyset ambulanca, humbet jetën pacienti

13:36 | 18/08/2025
Zelensky para takimit me Trump: Rusia nuk duhet të shpërblehet për agresionin

Zelensky para takimit me Trump: Rusia nuk duhet të shpërblehet për agresionin

13:26 | 18/08/2025
Rama: Vijojnë punimet për Teatrin e ri Kombëtar, një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

Rama: Vijojnë punimet për Teatrin e ri Kombëtar, një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës

13:21 | 18/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com