Një 44-vjeçar është gjetur pa jetë, i mbytur në lumin Guahak në Skrapar. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00, kur shërbimet e patrullës konstatuan një person të mbytur.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se ky person është vetëmbytur.
“Nga verifikimet e para rezulton se shtetasi M.Xh, 44 vjeç, banues në Sharovë, Skrapar, dyshohet se është vetëmbytur”– raporton “News 24”.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve.