Sinqeriteti dhe shpirti i mirë mund të gjenden edhe në vende të paimagjinueshme apo situata që vështirë të besohen. Një prostitutë shqiptare, e cila gjeti një portofol pranë një karburanti, i befasoi të gjithë me gjestin e saj. Mediat italiane shkruajnë se prostituta shqiptare, 22 vjeçe, gjeti një portofol me 150 euro brenda dhe vendosi t’ia dorëzonte policisë.
Portofolin e kishte humbur një qytetar italian, i cili e kuptoi vetëm mëngjesin e ditës tjetër. Brenda portofolit, përveç parave, kishte edhe mjaft dokumente.
Pas marrjes së portofolit, shtetasi italian vendosi ta falënderonte vajzën për gjestin që kishte bërë. “Ajo zgjodhi të bënte këtë edhe pse është e detyruar të qëndrojë në rrugë. Kur pa portofolin ajo e mori dhe kishte frikë mos e shihte dikush dhe i merrte paratë e më pas e hidhte bashkë me dokumentet. Ajo donte thjeshtë ta kthente ashtu siç ishte”, tha italiani pas takimit me shqiptaren. TIRANA TODAY