Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

“Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush”

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush”

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë qenë temë diskutimi në gjitha mediat botërore për pothuajse një javë, pas festimit me shqiponjë kundër Serbisë. Ai edhe u dënua për këtë veprim nga FIFA me 10 mijë franga zvicerane, aq sa Xherdan Shaqiri, kurse kapiteni, Lichtsteiner, që u solidarizua me shqiptarët, u dënua me 5 mijë.

Një vit më parë ai kishte shpjeguar krenarinë rreth prejardhjes së tij për kanalin zyrtar të Arsenalit. “Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush.

Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, këto ishin fjalët e Granit Xhakës vitin e kaluar për Arsenal TV.

Ai ndër të tjera kishte folur për vuajtjet që kishte kaluar familja e tij gjatë luftës dhe se si kishin përfunduar në Zvicër, që tani e konsideron shtëpi të dytë.

“Prindërit e mi janë larguar nga Kosova para luftës. Qëllimi i parë ishte të shkojnë në Suedi, por kishin disa shokë në Zvicër dhe qëndruan dy-tri javë. Atyre iu pëlqeu Zvicra dhe vendosën të qëndrojnë. Kur erdhën ata në Zvicër nuk kishin asgjë. Ata kishin vetëm rrobat, por kanë punuar shumë për familjen dhe kur keni një qëllim mund t’ia arrini. Pa prindërit nuk do të isha këtu. Më kanë ndihmuar shumë”, ka thënë Xhaka.

“Kur shkoj në Kosovë ose Shqipëri shoh që ende ka njerëz që nuk kanë asgjë për të ngrënë. Të kthen në realitet dhe e sheh sa me fat që je”, kishte vijuar Xhaka në intervistën për Arsenal TV.

Xhaka kishte treguar edhe për një lëndim të rëndë që kishte. “Kam menduar të lë futbollin pasi kisha këputur ligamentet. Në futboll duhet të keni edhe fat. Në Kampionatin Botëror për U-17 kam shkuar pasi një tjetër lojtar ishte i lënduar. Këto gjëra ndodhin në futboll”.

Zemra e tij është e ndarë në gjysmë. “Zvicra është shtëpia ime, është vendi ku kam lindur dhe ku jam rritur, por asnjëherë nuk do të harrojë rrënjët e familjes time. Gjaku im është shqiptar dhe këtë s’mund të ma marr askush. Zemra ime është 50:50. Nuk mund t’i ndajë. Kam dy shtëpi, një në Zvicër dhe një në Kosovë”, kishte shtuar tutje Xhaka.

TË LIDHURA

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Next Post
Lëvizja e parave ‘kesh’ nga grupet kriminale, kërcënim për sistemin financiar të BE

Lëvizja e parave ‘kesh’ nga grupet kriminale, kërcënim për sistemin financiar të BE

Formacionet/Gjermania luan me “zjarrin”, Low ndryshon shumë

Formacionet/Gjermania luan me “zjarrin”, Low ndryshon shumë

Bibliotekës i vihet flaka, e më pas përmbytet. Ç’po ndodh me propagandën boshe të qeverisë?

Bibliotekës i vihet flaka, e më pas përmbytet. Ç'po ndodh me propagandën boshe të qeverisë?







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026




TË FUNDIT

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit
Aktualitet

Ilir Proda shkarkohet nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

by mirseda
14:01 | 01/03/2026
0

Ilir Proda është shkarkuar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit sot, 1 mars....

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

Sulme me raketa në aeroportin e Dubait, panik te qytetarët

23:32 | 28/02/2026
Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

Donald Trump konfirmon vdekjen e Khameneit: Informacioni se u vra është i saktë!

22:34 | 28/02/2026
“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

“Maskat ranë”, Koçiu për protestën e opozitës: Synim dëmtimi i ekonomisë dhe sabotim i turizmit

22:32 | 28/02/2026
Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

Morena Taraku në panik në Dubai, publikon pamje nga shpërthimet pranë shtëpisë së saj

22:28 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com