Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

George Couthon, ose revolucioni në karrigen me rrota

8 vjet ago
in Të Gjitha
George Couthon, ose revolucioni në karrigen me rrota

Është i njohur tanimë fakti se Revolucioni Francez, u ofroi shumë të rinjve mundësinë për t’u bërë dikush, për të bërë karrierë në profesionin e vet, e më në përgjithësi për të pasur sukses në jetë, me pak fjalë, për të ecur dhe arritur objektiva të rëndësishme duke u mbështetur në këmbët e veta. Madje edhe për ata, që këmbët mjerisht nuk mund t’i përdornin.

Ky është rasti i Georges Couthon-it, revolucionarit jakobin që u ekzekutua me vdekje në gijotinë së bashku me Robespierre dhe Saint-Just në 28 korrik 1794 gjatë komplotit të famshëm të Termidorit, i cili e jetoi shumicën e jetës – dhe gjithë Revolucionin Francez – i ulur mbi një karrige me rrota, aq sa u dërgua me “dashuri” në gijotinë, duke u mbajtur në krahë nga dy ndihmësit e xhelatit, dhe që mesa duket u ankuan se pse duhej të kryenin këtë “shërbim ekstra”.

Georges Couthon u lind në 22 dhjetor 1755 në Orcet, një qytet i vogël në Auvergne, në qendër të Francës jugore. Shëndeti i tij fizik iu dobësua që në rini nga një formë kronike e migrenës, dhe një meningjiti të stërzgjatur plot ethe, që i shkaktoi edhe paralizimin e këmbëve. Megjithatë, legjenda thotë se aftësia e kufizuar e Couthon-it, qe shkaktuar nga uji i akullit që mbante fuçia ku u detyrua të kalonte një natë të tërë në fshehtësi, për të shmangur komprometimin e nderit të një gruaje të cilën e dashuronte.

Megjithatë, fakt është se Couthon-i u detyrua të jetojë dhe lëvizë mbi një karrige me 3 rrota, që sot ruhet në Muzeun Carnavalet në Paris. Ai u diplomua për drejtësi në Universitetin e Clermont-Ferrand në vitin 1785. Pasi u bë avokat në vitin 1786, u anëtarësua tek Frimasonët, në Lozhën San Maurizio të Clermont-Ferrand, dhe një vit më pas u zgjodh në Asamblenë Provinciale në Auvergne.

Me shpërthimin e Revolucionit, publikoi një manifest të titulluar “Aristokrati i konvertuar”, me të cilën vetëshpallet si liberal dhe mbrojtës i monarkisë kushtetuese. Në 1790, ai u zgjodh president i Gjykatës Civile të Clermont-Ferrand. Idetë e tij politike filluan të radikalizohen pas tentativës së arratisjes së mbretit Louis XVI në qershor 1791, deri në pikën kur i kërkoi Asamblesë Kombëtare, së cilës iu bashkua në shtator të atij viti, që mbreti të mos thirrej më me etiketat tradicionale si për shembull, madhëria e tij, por, të konsiderohej si një njeri i thjeshtë.

Në shtator të vitit 1792, zgjidhet në Konventën Kombëtare dhe pas rënies së monarkisë dhe shpalljes së Republikës, të ndodhura përkatësisht në gusht dhe shtator, ndoqi nga afër procesin në të cilën iu nënshtrua mbreti i dikurshëm i Francës, duke u shprehur në favor të dënimit të tij me vdekje, vendim që u ekzekutua në janar të vitit 1793.

Pasi bëhet pjesë e Klubit të Jakobinëve, ku mbuloi për një periudhë të shkurtër edhe postin e presidentit, Couthon-i ishte një nga redaktorët e Kushtetutës së vitit 1793, e cila u bazua në konceptin e sovranitetit popullor, të garantuar nga e drejta universale e votës, dhe që i atribuonte Konventës Kombëtare ushtrimin e pushtetit legjislativ dhe ekzekutiv.

Në korrik të atij viti, bëhet pjesë e Komitetit të Shëndetit Publik, organ që së bashku me Komitetin e Sigurisë së Përgjithshme, përfaqësonte qeverinë e Francës revolucionare. Në tetor, u dërgua me mision në Clermont-Ferrand, dhe më pas në Lion, ku filloi shtypjen e kryengritjes që shpërtheu kundër qeverisë revolucionare, ndonëse refuzoi të shkatërronte qytetin.

I lidhur fort me Maximilien Robespierre, i cili e ndihmoi në organizimin e kultit të Qenies Supreme, dhe Louis Antoine Saint-Just, formoi së bashku me ta triumviratin e famshëm revolucionar, që krijoi regjimin e terrorit dhe dërgoi në gijotinë përveç shumë princave, klerikëve, borgjezëve, armiqve të vërtetë apo të supozuar të Revolucionit, edhe ish-mbretëreshën Maria Antonietta dhe të gjithë kundërshtarët politikë si zhirondinë.

“Sillni një gotë me gjak, Couthon-i ka etje!”- u shpreh me përbuzje dhe ironi zhirondini Pierre Vergniaud.

Emri i Georges Couthon-it është i lidhur ngushtë me ligjin famëkeq të 10 qershorit 1794, që nisi periudhën e Terrorit të Madh, për të cilin ai ishte ideatori dhe prezantuesi. Ja si u shpreh përpara Konventës: “Koha për të ndëshkuar armiqtë e vendit tonë, nuk duhet të jetë koha për t’i njohur ata; por koha për t’i ndëshkuar dhe asgjësuar. Nuk është çështja të jepet ndonjë shembull, por të shfarosen emisarët pamëshirshëm të tiranisë ose të humbim së bashku me Republikën”.

Ligji u pranua nga thuajse të gjithë anëtarët e Konventës Kombëtare. Ai shfuqizoi Gjykatat e Departamenteve, ndërsa rriti kompetencat e Gjykatës Revolucionare të Parisit. Avokatët mbrojtës u hoqën, pasi të mbrojë armiqtë e vërtetë ose të imagjinuar të Revolucionit, ishte e barasvlershme me thurjen e komploteve kundër Republikës.

Nuk pranoheshin më as dëshmitarë okularë, apo dëshmi të shkuara në favor të të akuzuarit; u eliminua marrja paraprake në pyetje e të akuzuarit, i cili tashmë mund të cilësohej thuajse menjëherë si i dënuar si armik i popullit, një kategori kjo shumë e gjerë ku mund të përfshiheshin të gjithë, madje edhe ata që frymëzonin dekurajim, tentonin të korruptonin moralisht, apo përpiqeshin të ndryshonin pastërtinë dhe fuqinë e parimeve revolucionare; dënimi i vetëm: vdekja.

Në një muaj e gjysmë të Terrorit të Madh, pra nga 10 qershori deri në 27 korrik 1794 dita e rënies së Robespierre, Gjykata Revolucionare e Parisit, vetëm në bazë të ligjit të Couthon-it shpalli 1.376 dënime me vdekje. Në mesin e viktimave ishin kimisti i madh Antoine Lavoisier, i dënuar si spekulator, pasi kishte mbajtur postin e tagrambledhësit në kohën e monarkisë, dhe poeti André Chénier. Ligji i Couthon-it me mbështetjen e Robespierre dhe Saint-Just, ishte një ndër shkaqet, në mos shkaku kryesor i komplotit të mëvonshëm të Termidorit.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: George Couthonkarrige me rrotaMaria Antoniettarevolucioni

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
Blushi: Ja oferta që më bëri Rama për të goditur Metën

Blushi: Ja oferta që më bëri Rama për të goditur Metën

Tiranë, vetvritet 30 vjeçarja, hidhet nga kati i pestë i pallatit

Tiranë, vetvritet 30 vjeçarja, hidhet nga kati i pestë i pallatit

Duka: Të gatshëm të garojmë nën siglën e çdo partie që jep garanci

Duka: Të gatshëm të garojmë nën siglën e çdo partie që jep garanci

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

Kallas: Kina, Rusia dhe aleatët po ndryshojnë rendin botëror
Bota

Kallas: Kina, Rusia dhe aleatët po ndryshojnë rendin botëror

by mirseda
14:49 | 13/09/2025
0

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka shprehur shqetësim të thellë për ndryshimet...

Njihuni me 16-vjeçarin që po udhëheq protestat e Gen Z kundër korrupsionit në Nepal

Njihuni me 16-vjeçarin që po udhëheq protestat e Gen Z kundër korrupsionit në Nepal

14:45 | 13/09/2025
Ancelotti: Neymar duhet të jetë në gjendje të mirë fizike për t’u bashkuar me Seleçaon

Ancelotti: Neymar duhet të jetë në gjendje të mirë fizike për t’u bashkuar me Seleçaon

14:40 | 13/09/2025
Banorët në lot teksa IKMT shemb bujtinat në Valbonë

Banorët në lot teksa IKMT shemb bujtinat në Valbonë

14:34 | 13/09/2025
Superliga rikthehet pas dy javësh, Teuta pret Vorën me synim fitoren

Superliga rikthehet pas dy javësh, Teuta pret Vorën me synim fitoren

14:15 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com