Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Gënjeshtrat dhe mashtrimet që ndryshuan historinë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Gënjeshtrat dhe mashtrimet që ndryshuan historinë

S’duhet të habitemi nëse ndonjë personazh historik është kapur duke gënjyer. Shumica e njerëzve gënjejnë çdo ditë: “Do të jem aty fiks në orën 5”, “Ju shkojnë shumë këto xhinse” etj. Por kur thoni një gënjeshtër të vogël të bardhë, nuk prisni që ajo të ndryshojë rrjedhën e historisë njerëzore. Sidoqoftë, kjo është pikërisht ajo që ka ndodhur në rastet që po ju paraqesim paraqitura më poshtë.

Michelangelo e filloi karrierën si një falsifikator veprash arti

Image result for Michelangelo Cupid

Në vitin 1492, Michelangelo ishte thjesht një artist i ri, që po përpiqej të çante përpara. Për të arritur qëllimet e tij, ai udhëtoi anembanë Italisë duke kërkuar klientë të rinj. Por njerëzit vazhdonin të shpërfillnin gjenealitetin e Michelangelos, duke vazhduar të blinin statuja të vjetra klasike. Atëherë artistit të ri i lindi një ide: Nëse njerëzit dëshironin aq shumë të blinin skulptura antike romake, ai thjesht do t’i kopjonte ato, për t’i prezantuar atyre si të vjetra.

Një nga këto falsifikime ishte Kupidi i Fjetur. Për t’i bërë njerëzit të besonin se kishin përpara se skulpturë të antikitetit të sapo-zbuluar, ai e realizonte kopjen, e fuste në tokë dhe e nxirrte pas disa ditësh. Në fillim arriti me sukses t’i shiste një vepër kardinal Riarios. Por ai ishte më i aftë si artist se si mashtrues. Dhe kur u rikthye në shtëpinë e klerikut, i shpëtoi nga goja pohimi se ishte ai skulptori i statujës.

Riario u tërbua kur mësoi se ishte mashtruar, por më shumë u impresionua nga fakti se Michelangelo ishte i aftë të kopjonte me sukses veprat e mjeshtërve të lashtësisë. Ndaj e mori në patronazh, dhe falë kësaj mbështetje të re, ai realizoi dy nga veprat e tij më të famshme “Baçhus” dhe “Pieta”. Prej atij momenti, karriera e tij njohu vetëm rritje, duke u shndërruar në një artistët nga të mëdhenj të historisë njerëzore.

Truket magjike, e mbajtën Algjerinë edhe për një shekull tjetër një koloni franceze

Related image

Në vitin 1856, Algjeria gjendej në prag të rebelimit. Magjistarët vendas, të njohur si marabutë, arritën t’i bindën bashkatdhetarët e tyre se kishin fuqi magjike. Natyrisht, publiku algjerian ishte i gatshëm të dëgjonte çdo gjë që thoshte një magjistar. Francezët tashmë ishin të kujdesshëm ndaj ndikimit që kishin këta njerëz. Kur marabutët deklaruan se Algjeria duhej të rebelohej kundër kolonizatorëve të huaj, Franca u zemërua.

Për të frenuar kryengritjen e mundshme, francezët duhej të bindnin popullatën se marabutët qenë thjesht mashtrues. Napoleoni III dërgoi në Algjeri magjistarin më të madh të Francës dhe babanë e magjisë moderne, Jean Eugene Robert-Houdin. Truket e këtij të fundit ishin shumë të thjeshta, si përshembull nxirrja e një gjyleje topi nga një kapelë, por sërish algjerianët mbetën të mahnitur.

Me anë të elektromagnetëve, ai vuri në lëvizje një kuti të lehtë. Marabutët u dukën si budallenj, kur dështuan të lëviznin të njëjtën kuti. Robert-Houdin e fiku magnetin, dhe e ngriti pa problem të njëjtën kuti. Kur një vendas i zemëruar e sfidoi në një duel, Robert-Houdin pranoi. Të nesërmen në mëngjes, ai “kapi” plumbin me dhëmbë. Ky mashtrim, tregoi se ai ishte magjistari më i mirë në vend, dhe marabutët u diskredituan. Algjeria do të fitonte pavarësinë pas gati një shekulli.

Letra mashtruese që e bëri Jezu Krishtin të bardhë

Image result for publius lentulus letter

Përkundër lindjes në Lindjen e Mesme, pothuajse çdo pikturë dhe përshkrim i përgjithshëm i Jezusit është ai i një njeriu me fytyrën e bardhë si bora. Arsyeja është pikërisht një letër e shkruar disa shekuj pasi Jezusi kishte vdekur. Përshkrimet moderne të fytyrës Jezuit, janë modeluar në një letër që supozohej të ishte shkruar nga Publius Lentulus, guvernatori i Jeruzalemit, që shërbeu përpara Ponc Pilatit.

Kjo letër ishte vendosur në “Hyrjen e veprave të Shën Anselmit”, gjatë shekullit XV-të. Letra e përshkruan Jezusin si “një njeri me shtat të lartë…me flokët ngjyrë lajthie. . . me një fytyrë pa rrudha ose ndonjë të metë, e cila kishte një ngjyrë të moderuar që e bënte të bukur”. Ky version i Jezusit, shërbeu si model për pikturat e artistëve të Rilindjes, dhe që më pas u bë modeli për imazhin e tij perëndimor.

Letra, megjithatë, ka kaq shumë gabime të trasha saqë është mbresëlënëse që shumëkush e ka besuar. Së pari, ajo nuk shfaqet në asnjë nga shkrimet e Shën Anselmit. Së dyti, nuk ka patur ndonjë post të tillë si guvernatori i Jeruzalemit. Së treti, Publius Lentulus nuk ekzistonte. Së katërti, gjuha e përdorur ende nuk ekzistonte në kohën e shkrimit të letrës. Përkundër gabimeve të shfaqura, ky portretizim i Jezusit është bërë modeli standard që njohim sot ne të gjithë.

Lëvizja Romantike nisi nga një mashtrim

Related image

Në vitet 1800, romantizmi ishte filozofia e re e dëshirës për t’u rikthyer tek e kaluara e lavdishme. Një nga themeluesit e lëvizjes, James Macpherson, zbuloi një seri poezish nga poeti Osian i shekullit III. Poezitë flisnin për bëmat e Fingalit, mitit legjendar Gaelik. Për shkak të strukturës së pazakontë të vargjeve, poezitë u bënë shumë të njohura.

Thomas Jefferson i donte poezitë aq shumë, saqë mësoi enkas gjuhën gaelike, vetëm për ta kuptuar në origjinal. Napoleoni i gjeti aq frymëzues, saqë i merrte me vete në fushëbeteja. Ai ishte prekur aq shumë i prekur nga poezitë, saqë porositi piktura me skenat e tyre. Shkrimtarë të ndryshëm si Diderot, Goethe, Byron, Coleridge, Wordsëorth, Walter Scott dhe Yeats, cituan të gjithë poezitë e Osianit si frymëzim për veprat e tyre, edhe kompozitorë si Felix Mendelssohn, Le Sueur dhe Franz Schubert.

Në fakt këto poezi mund të kenë qenë një mashtrim. Ka pasur dyshime që nga fillimi mbi origjinën e poezive, për shkak të anakronizmit të tekstit. Gjithashtu, vetë Osiani nuk ekzistonte. Pra del se Macpherson i kishte krijuar vetë poezitë. Për të fshehur gjurmët e tij, ai i shkroi poezitë në gjuhën angleze, dhe pastaj i përktheu në gjuhën gaelike, dhe më pas sërish në anglisht.

Johannes Gutenberg shpiku shtypshkronjën, pasi dështoi të fitonte para nga një skemë mashtruese

Image result for johannes gutenberg printing press

Gjatë Mesjetës, pelegrinët e kishin zakon të dyndeshin për të parë objekte fetare në të gjithë Evropën. Në pjesën më të madhe, vërtetësia e këtyre artikujve ishte e gënjeshtërt. Pelegrinët duhej të udhëtonin për qindra kilometra, vetëm për të parë disa pjesë të një objekti të shenjtë, dhe  ktheheshin në shtëpi me vetëdijen se nuk do t’i shihnin kurrë më.

Nëse donin të ruanin këto momente të çmueshme, besimtarët mbanin pasqyra mbi kokat e tyre, për të kapur shenjtërinë në vendet e tyre të shenjta. Pasqyrimi i imazhit do të kërcente nga pasqyra dhe do të futej në një kuti. Kutia pastaj përmbante të gjithë hyjninë e relikeve. Nëse kjo funksiononte varet realisht nga besimi vetjak, por dy njerëz që mendonin se kjo ishte shkencë e rremë ishin Johannes Gutenberg dhe partneri i tij Andreas Dritzehn.

Ata menduar të shfrytëzonin rastin, për t’u bërë të pasur. U vendosën në Aachen për të ngritur dyqanin për shitjen e pasqyrave, pasi qyteti kishte shumë relike fetare. Për fatin e keq të Gutenberg dhe Dritzehn, Papa i ndaloi pelegrinazhet në Aachen në 1439. Në fillim të atij viti, shpërtheu epidemia e murtajës, dhe të gjitha udhëtimet në rajon u ndaluan.

Kështu, asnjë nga pasqyrat e Gutenbergut nuk u shit. Pa asnjë lek në xhep, Gutenberg u rrikthye në shtëpinë e tij në Mainc. Ai i kishte bindur investitorët e tij, se skema e tij ishte e garantuar për të patur një fitim të shpejtë. Tanimë i falimentuar, duhej të gjente një mënyrë për të shlyer borxhet. Prandaj u fut në industrinë e verës. Ai më vonë do të shpikte një pajisje automatike për prodhimin e etiketave të verës, çka i hapi rrugë shpikjes së shtypshkronjës.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: genjeshtrahistorimashtrimendryshuan

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%
Të Gjitha

Pjesëmarrja në votime deri në orën 10:00 arrin mbi 13%

11:38 | 11/05/2025
Next Post
Çfarë ka ndodhur më 18 Nëntor? Në Jonestown u shënua vetëvrasja më masive e kohëve moderne

Çfarë ka ndodhur më 18 Nëntor? Në Jonestown u shënua vetëvrasja më masive e kohëve moderne

Shtypi i ditës, 18 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 18 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 18 nëntor 2017

Shtypi nga bota, 18 nëntor 2017

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com