Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Gazetari: Jam me fat, si i shpëtova atentatit të mbrëmshëm

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gazetari: Jam me fat, si i shpëtova atentatit të mbrëmshëm

Pas atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën Nikolla Tupe në qytetin e Tiranës ku një biznesmen u ekzekutua  pak metra larg banesës së tij, gazetari Armando Maho ka reaguar nëpërmjet një postimi në llogarnië e tij personale Facebook.

Përtej keqardhjes për vdekjen e një njeriu vetë gazetari është shprehur se po në atë lagje është hera e dytë që ndodh një ekzekutim i tillë. Mbi të gjitha si unë dhe shumë familje të tjera që shohim terezinë tonë, po ndihemi në rrezik. Sikur pak minuta më parë të kisha kaluar në vendngjarje ndoshta edhe unë do të isha bërë pjesë e atentatit.

Postimi i gazetarit Maho

Kabul!

“Duhet te ishte ora 8 e 30 mbrembjes kur kisha dale te beja nja dy pazare! Teksa kthehesha, me trastat ne duar dhe duke share neper dhembe me mendimin qe duhet te ngjitesha pese kate me kembe me nje koli uji me vete para hyrjes se pallatit dalloj nje mori te madhe uniformash policie. Hyrja ndodhet ne rrugen Nikolla Tupe prane sheshit Willson. Nje nga zonat me te shtrenjta te Shqiperise, ku shteti e tarifon metrin katror jo me pak se 1 mije euro. Por te thuash te verteten eshte nje pleh qe nuk e gjen as ne ndonje cep te humbur te botes.

Diten nuk ke ku te futesh nga makinat qe behen kapice, mengjesi fillon me borite qe bien papushim se skane nga te kalojne, ndersa naten behet strehe te droguarish qe tymosin qetesisht hashash. Pallate me suva te rena dhe uje e balte nga te gjitha anet. I vetmi kalim per makinat eshte nje si bicim tuneli, poshte nje 10 kateshi te ndertuar para 10
apo 12 vjetesh ( ne kulmin e rilindjes se Tiranes) i cili ka zaptuar rrugen ekzistuese.

-zoteri eshte gjetur nje njeri i vdekur dhe nuk lejohet kalimi- mu drejtua polici i cili ne ate moment po vendoste shiritin qe tregon skenen e krimit.
Po me duhet te shkoj ne shtepi!
– kur te mbarojn veprimet hetimore!

Ne pallatin ngjitur ne katin e pare banojne prinderit e mi dhe ngjarja kishte ndodhur as pese metra larg hyrjes se tyre. Hodha syte dhe pashe nje njeri ne fund te nje makine tip Renoje ngjyre bezhe. Ate makine ishte hera e dyte e qe e shikoja. Nje apo dy dite me pare kishte zene aq keq rrugen sa na duhej ti vinim verdalle makinave te thera per te kaluar. Ne fillim mendova personin e shtrire kishin goditur me makine pasi nga kendi qe po shikoja une dukej si nen rroga . Ne dritare qendronte ime me qe ish bere meit. Ndihej e pasigurt ne shtepi te saj. Ishin brenda ne hall te tyre dhe ne prag te deres ishte vrare nje njeri. Shumica e komshinjve perfshire dhe time shoqe skishin degjuar gje, pervec nje krisme te thate qe perngjante me shume me nje fishekzjarr qe ne kete zone jane thuajse te pernatshme.

Sa per vitkimen nuk di te them shume sepse nuk e njihja por fqinjet me folen fjale te mira per te. Kishte dy djem binjake dhe pergjithesisht shikonin punen e tyre. Djemte, njeri prej tyre i martuar banonin ne katin e 3 te nje pallati ekzistues, dhe ai pjese e dekorit e katrahures se sheshit. Ne shtepi nuk me linin te shkoja keshtu qe prita ndonja dy ore te mira ne shtepine e tim eti nga ku dhe ndiqja lajmet. Degjoja gjithfare gjerash per te shtena nga nje makine BMW e cila “eshte larguar me shpejtesi” apo se ngjarja na paska ndodhur ne nje parkim te nendheshem… por asnjera prej tyre nuk qendron. E para sepse ne ate vend ske nga te fusesh makinen sepse rruga ishte e bllokuar, e jo me te largohesh me shpejtesi dhe e dyta ska parkime te nendheshme. Personi eshte vrare ne nje zone te banuar, ku hyjne e dalin njerez. Autoret duhet te kene pritur aty dhe jo me kot. Ai shesh eshte kthyer ne vend ideal per te mbaruar pune dhe per tja mbathur. Nuk po flasim per periferine, as per ndonje cep te humbur por per nje nga zonat me ruajtura ne shqiperi e rrethuar nga biznese te shtrenjta dhe banka!

Eshte hera e dyte qe ne te njejtin vend ndodh nje vrasje e ketij lloji dhe organet e hetimit e kane thuajse te pamundur identifikimin e autoreve. Policia mund te kete 1000 gjynahe ne kete vend por ne kete rast ska asnje faj. Erresira, dhe rremuja e makinave ste lene shume hapesire per te vepruar. Ne rast se Bashkia nuk do ishte e zene me mbjellje pemesh,apo me propagande boshe dhe te vinte ndonje ndricim, apo pak rregull ne sheshin mes pallatit te pakten keto ngjarje ne vendet e populluara do ishin shmangur. Por ne ate terr qe sundon aty as kamerat e bisneseve nuk bejne pune. Dhe krimi nuk fal. Ai gjithsesi do gjeje nje menyre qe te mbaroje punen e tij, por jo ne mes te Tiranes dreqi ta haje!

Ne ate ore aty mund te kalonte kushdo, krahas viktimes. Ndonje njeri ne hall te vet apo dhe ndonje femije! Nga ana tjeter kjo ngjarje tregon se asnje se ka jeten e sigurt ne kete vend. Mund te jetosh ku te duash, ne qender te Tiranes apo dhe ne maje te malit. Jeta jote serish varet ne dore te fatit, apo humorit te vrasesve. Nje minute me pare apo nje minute me pas dhe aq e pate… mund te mos jesh me. Psh personalisht qellova me fat qe nuk u ktheva ndoja 30 minuta me pare, dhe kete fat fale Zotit e paten dhe shume te tjere. Po radhes tjeter do na ece me fati”?!- shkruan Maho

Tags: Gazetari: Jam me fatsi i shpëtova atentatit të mbrëmshëm

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Itali, humbin jetën dy të rinjtë shqiptarë

21:57 | 02/03/2026
Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij
Aktualitet

Shkarkimi i Prodës nga Policia e Shtetit, i hapet rruga garës për pasuesin e tij

21:53 | 02/03/2026
Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë
Aktualitet

Vrau me thikë Egli Pashollarin, arrestohet Gazment Buçpapa/ Policia: Fshihej në Tropojë

21:51 | 02/03/2026
Next Post
Alfred Trebicka i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

Alfred Trebicka i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale

EMRI/ I riu nga Tropoja plagos me thikë 24-vjeçarin, arrestohet

EMRI/ I riu nga Tropoja plagos me thikë 24-vjeçarin, arrestohet

Ç’po ndodh në Kosovë? “Gjuetarët e bombave” flasin për punën në terren

Ç’po ndodh në Kosovë? “Gjuetarët e bombave” flasin për punën në terren







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026




TË FUNDIT

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin
Bota

Kriza në Lindjen e Mesme/ Giorgia Meloni: Jam e shqetësuar për përshkallëzimin

by mirseda
22:46 | 02/03/2026
0

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni është shprehur e shqetësuar për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme pas...

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

Irani mbyll Ngushticën e Hormuzit, kërcënon: Do djegim çdo anije

22:42 | 02/03/2026
Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

Ambasadori iranian në Spanjë: Do të godasim bazat amerikane në Evropë, nëse duhet

22:21 | 02/03/2026
Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

Humbin jetën dy ushtarë të tjerë amerikanë në konfliktin me Iranin, shkon në 6 numri i të vrarëve

22:20 | 02/03/2026
Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

Alarm ajror në Qipro, Irani në kundërpërgjigje rajonale

22:00 | 02/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com