Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

Gati për luftë, Ballkani armatoset deri në “dhëmbë”

7 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha
Gati për luftë, Ballkani armatoset deri në “dhëmbë”

Prej kohësh dy superfuqitë e mëdha, Rusia dhe SHBA-të e shohin Ballkanin si territor të tyren. Prej faktit se të dyja këto superfuqi kërkojnë të dominojnë në Ballkan, prej kohësh pjesa më e madhe e vendeve, pavarësisht mundësive financiare të kufizuara po përgatiten për më të keqen.

Serbia, Rumania, Bullgaria dhe Greqia (që “hallin” më të madh e ka më Turqinë), po rinovojnë armatimet e tyre, kryesisht të përqendruar tek flota ajrore.

“Lojën” e hapi Serbia, fillimisht me një numër avionësh që Beogradit iu dhuruan nga Rusia dhe më pas me blerjen edhe të disa sistemeve më të avancuara shumëfunksionale. Bëhet fjalë për sistemet e mbrojtjes anti-ajrore, S-300, gjenerata paraardhëse e të famshmit S-400, prodhimi rus që cilësohet si më efektivi në botë.

S-300 dhe gjashtë avionë MiG-29, Serbia i bleu në nëntor të 2017 nga Bjellorusia, ndërkohë që Rusia i dhuroi më vonë nëntë avionë të tjerë po të të njëjti lloj. Në atë kohë, Moska i premtoi Beogradit edhe dërgimin e 30 tankeve dhe 30 automjeteve të tjera të blinduara si dhuratë, por nuk ka informacion nëse këto mjete kanë mbërritur apo jo.

Kroacia nga ana tjetër është drejtuar në lindje për të rinovuar flotën e saj ajrore. Zagrebi nënshkroi që në 2013 një kontratë me Izraelin për 12 avionë F-16, për një vlerë totale prej 500 milionë dollarë, të paktën sipas të dhënave zyrtare të publikuara në atë kohë.

Por nuk u mjaftua me kaq! Ministria kroate e Mbrojtjes njoftoi në mars të këtij viti se ka pranua ofertën e Izraelit për të blerë një numër të papërcaktuar avionësh luftarakë shumëfunksionalë, për një vlerë që nuk bëhet publike.

Po në mars të këtij viti edhe Bullgaria u hodh në tregun e armatimit. Ministria e Mbrojtjes hapi një tender ku pret ofertat më të mira për avionët “të përdorur” F-16 amerikanë, apo Saab Jas 39 Gripen suedezë, Typhoon britanikë dhe Mirage francezë.

Avionët, thotë Sofja zyrtare, do të përdoren për të zëvendësuar flotën ajrore të amortizuar sovjetike. Fondi i vendosur për këtë qëllim, por edhe për blerjen e mjeteve tokësore të blinduara është 946 milionë dollarë.

Edhe Maqedonia fqinje është angazhuar “me sa mundësi ka” për t’u armatosur. Në 2017, Shkupi disa helikopterë transporti dhe luftarakë. Po ashtu u morën edhe një sërë mjetesh të blinduara tokësore.

Më shumë nga të gjitha vendet e Ballkanit ka shpenzuar Greqia, e nxitur edhe nga ashpërsimi i tensioneve me Turqinë. Athina planifikon që brenda pak vitesh të fuqizohet me një flotë F-16 të blerë direkt nga Shtetet e Bashkuara, në një operacion që do t’i kushtojë 2.4 miliardë dollarë.

Lëvizja e Qeverisë greke u kritikua brenda dhe jashtë vendit, pasi mbërrin në një kohë kur vendi s’e ka marrë veten nga kriza e thellë financiare dhe ekonomike që e ka kapluar që prej 2008. Por,  vetë Alexis Tsipras e mbrojti këtë blerje në Parlamentin vendas. Ai tha se me këtë shumë vendi garanton sigurinë dhe sovranitetin territoral për vitet në vazhdim dhe nuk cenohen xhepat e qytetarëve.

Vetë Turqia nga ana tjetër ka investuar ndër vite në flotën e saj ajrore, tanke dhe sistemet e mbrojtjes anti-ajrore. Ankaraja, anëtare e NATO-s, ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje me Rusinë për blerjen e sistemeve antiraketë S-400, një lëvizje e kritikuar nga SHBA, që thotë se këto sisteme nuk përmbushin parametrat e Aleancës.

Rumania nga ana tjetër u përfshi në bisedime për të blerë 36 avionë F-16 direkt nga Shtetet e Bashkuara. Në shtator të 2017, mediat vendase raportuan se tre të tillë u blenë, ndërkohë që në 2016 mori 9 avionë luftarakë të të njëjtit model nga Portugalia, shkruan tch.

Për 2017, Bukureshti shpenzoi 1.07 miliardë euro për ushtrinë, ndërsa që nga maji i 2016-s mban edhe mburojën e NATO-s kundër raketave ballistike, të vendosur në pjesën jug-perëndimore të rajonit Deveselu.

 

Tags: armatosetBallkanidhëmbëgatilufte

TË LIDHURA

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar
Rajoni

Tragjike në Itali, modelja 29-vjeçare vritet me thikë nga ish-partneri 52-vjeçar

10:47 | 15/10/2025
Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën
Aktualitet

Mes maleve, takova dhimbjen dhe forcën

22:44 | 14/10/2025
Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji
Rajoni

Tentoi të hynte në Shqipëri me një hark dhe 21 shigjeta, kapet në doganën greke i huaji

14:24 | 14/10/2025
Next Post
Lidhjet me krimin/Roli i SHISH mbi vettingun në polici

Vettingu në polici/MB: Nxitoni, aplikimet mbyllen më...

Llalla kalon kufijtë e Shqipërisë, Gjermania: Si i ka pastruar paratë “peshku i madh” i Prokurorisë

Prokuroria e Durrësit ‘lan duart me Llallën’, dosjet nisen drejt ...

Bie nga shkëmbi, humb jetën inspektori i HEC-it të Moglicës

Bie nga shkëmbi, humb jetën inspektori i HEC-it të Moglicës







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

LIVE Shqipëri-Jordani 1-1

20:20 | 14/10/2025




TË FUNDIT

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë
Aktualitet

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

by mirseda
22:50 | 15/10/2025
0

Po le ta shohim me radhë të gjithë kronologjinë e Adriatik Zotkajt, një i dënuar me pesë...

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

Kina ndalon fluturimet mbi Rusinë pas përplasjes me SHBA-në për hapësirën ajrore

22:44 | 15/10/2025
Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

Hamasi e konfirmon: Dorëzuam të gjitha pengjet që kishim “në dorë”

22:04 | 15/10/2025
Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

Vjen vala e acarit, IGJEUM paralajmëron stuhi dhe reshje të forta në gjithë vendin

22:00 | 15/10/2025
Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

Qeveria vendos tarifa për shërbime në e-Albania, ja sa paguajnë qytetarët dhe bizneset

21:50 | 15/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com