Kandidati për president i Federatës Shqiptare të Futbollit ka akuzuar PD-në dhe kreun e saj se po mundohen të ndikojnë me anë të presionit te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në FSHF.
Në një reagim në Facebook, Fino u kërkon publikisht partive politike, por edhe organeve gjyqësore që të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të FSHF-së.
REAGIMI:
Jam i shqetësuar nga informacionet që më vijnë së fundmi, që nga Partia Demokratike dhe kreu i saj ka pasur presion te Gjykata e Rrethir Gjyqësor Tiranë, për të ndikuar te gjyqtarët mbi regjistrimin sa më të shpejtë të Shoqatave të futbollit, të cilat kanë votuar dhe janë anëtarësuar në mënyrë ilegale në Federatën Shqiptare të Futbollit. I kërkoj publikisht si Partive Politike, ashtu edhe organeve gjyqësore, që të jenë sa më të pavarur dhe të qëndrojnë larg përfshirjes në abuzimet ilegale të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Bashkim Fino