Liverpool fitoi përballë Leicester, pavarësisht atij gabimi katastrofë nga portieri Alisson. Por duket se për Jurgen Klopp ka qenë momenti dhe ndeshja e duhur për të bërë një gabim të tillë. “I thashë se ishte ndeshja e duhur për ta bërë atë gabim pasi arritëm të fitonim gjithsesi,” shprehet Klopp pas ndeshjes.
“Po të kishim pësuar edhe golin e dytë do të kishte qenë e rëndë, por ai dhe Joe Gomez na shpëtuan në disa raste. Por ne e merituam fitoren dhe kjo është e vetmja gjë që më intereson për momentin.
Javën e kaluar bëri atë që bëri, dhe ishte e qartë se do të vinte dita që do ta pësonim. Por nuk do të ndryshojmë. Nuk e di pse nuk e largoi topin, ai dribloi dhe ata shënuan. Ishte një gabim, asnjë portier në botë nuk duhet të tentojë të driblojë në atë situatë. Por ai e bëri, por s’ka gjë. Futbolli është një lojë ku bëhen shumë gabime. Duhet të ndodhë, në mënyrë që të mos ndodhë më.”