Atalanta është duke u mposhtur në shtëpi përballë Cagliarit. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për miqtë pas një supergoli të shënuar nga goditje dënimi nga Barella. Ishte një faull i shkaktuar nga mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili është ndëshkuar edhe me karton të verdhë, ai që solli edhe golin e disavantazhit për Atalantën.