Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Fushatat e dezinformimit dhe mosbesimi i publikut

8 vjet ago
in Të Gjitha
Fushatat e dezinformimit dhe mosbesimi i publikut

Nga Andrés Ortega, “The Globalist”/Vjedhja e informacionit të fushatës elektorale të demokratëve në SHBA nga hakerat rusë, përbën një çështje të sigurisë kibernetike. Ne kemi nevojë të bëjmë një dallim më të detajuar, midis sigurisë së internetit të gjërave, dhe internetit të ideve. Ne nuk jemi në një konflikt ushtarak, madje as në një Luftë të Ftohtë, por ekziston një bollëk i të ashtuquajturave luftëra të dezinformimit.

Lajmet e rreme – rrëfime të fabrikuara qëllimisht – dhe shpërndarja e tyre është pjesë e kësaj lufte. Por, përballë këtyre sulmeve të dezinformimit – të cilat kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Gjermani, dhe tani edhe mbi debatin rreth statusit të Katalonjës në Spanjë – vendet perëndimore, si individualisht ashtu edhe së bashku, ndodhen në një pozitë të dobët. Atyre u mungojnë instrumentet e nevojshme për të mbrojtur veten.

Rëndësia e besimit

E pari ndër këto instrumente është besimi. Çështja këtu është përhapja e lajmeve të rreme nga mediat konvencionale dhe sociale. Dhe kjo është një çështje tjetër nga ajo e hakerave rusë, që vodhën informacionet e fushatës elektorale të demokratëve në zgjedhjet më të fundit presidenciale të SHBA-së, dhe pastaj e përdorën atë. Veprime të tilla, janë qartazi pjesë e sigurisë kibernetike.

Manipulimi i lajmeve dhe dezinformimi, janë shumë të ndryshme nga kjo e fundit, qoftë produkti i algoritmeve të planifikuara për qëllime të tilla, apo dhe i njerëzve që angazhohen në këto operacione. Siguria e internetit e gjërave, nuk është e njëjtë me atë të internetit të ideve. Dhe sikur Perëndimi të gjendej në luftë, do të ishte në gjendje t’i përgjigjej me armë të ngjashme armikut, siç ka bërë në të kaluarën me instrumente të tjera.

Por ne nuk jemi në luftë, edhe nëse e gjithë kjo rezulton të jetë pjesë e teorisë së luftës hibride ruse. Teoria e vaksinimit – përdorimit të dezinformimit, për të luftuar dezinformimin – nuk funksionon në kohë paqeje. Një nga pikat e forta të Perëndimit, është liria e mediave, edhe pse një nga dobësitë më të mëdha të kësaj të fundit, është humbja e besimit të qytetarëve tek mediat cilësore.

Konflikti asimetrik

Përfundimi është se konflikti është asimetrik:shoqëritë e hapura, përballen me shoqëri shumë më të mbyllura dhe të kontrolluara. Kapaciteti i tyre (cilido qoftë), për të na ndikuar është më i madh, se sa i yni për të ndikuar mbi to. Dhe kjo se për shkak të internetit dhe mediave sociale, ne jetojmë në flluska informacioni, në dhomat e jehonës.

Fakti që njerëzit izolohen brenda këtyre flluskave, dhe marrin vetëm mendime që përshtaten me ideologjinë apo paragjykimet e tyre, ushqen besueshmërinë dhe dobësinë e tyre ndaj manipulimit. Dhe në këtë pikë s’ka rëndësi, nëse mashtrimi buron nga brenda apo përtej kufijve të vendeve të tyre, duke përdorur mediat manipuluese si televizioni rus “Russia Today”, duke pasur kësisoj një ndikim më të madh.

Mediat sociale janë më të përshkueshme nga ndikimi i padëshiruar dhe i drejtuar, gjithnjë e më shumë i shoqëruar nga imazhet vizuale, qofshin reale apo të rreme. Kjo aftësi është edhe më e madhe, meqë gënjeshtra nuk ka kosto në mediat sociale; media të tilla, janë tanimë më të përhapura se kurrë më parë (kini parasysh që 44 për qind e amerikanëve mbështeten sot tek Facebook për t’u informuar), si dhe janë një potencial i madh parash.

Shumë lajme të rreme, janë sigurisht fitimprurëse për krijuesit e tyre, në rasti se mbërrijnë tek një audiencë mjaft e madhe. Megjithatë, ndikimi i vërtetë i lajmeve të rreme, është i debatueshëm. Ato mund të jenë efektive, por jo vendimtare. Megjithatë, është padyshim e vërtetë, se “fake news” ushqehen me zemërimin e njerëzve.

Denoncimi i lajmeve të rreme

Një mekanizëm mbrojtës kundër historive të rreme, përbëhet nga denoncimi i tyre në mënyrë aktive. Rusia dhe ministria e saj e Jashtme, janë shumë energjike në raportimin e asaj që ato mendojnë se janë lajmet e rreme perëndimore.

BE-ja ka ngritur një njësi të posaçme kundër dezinformatave ruse (East StratCom), por kjo nuk mjafton. Komanda aleate e NATO-s, me seli në Norfolk të Virxhinias në SHBA, ka zhvilluar strategji të reja në këtë drejtim, dhe deri në fund të vitit 2018, synon të propozojë një Strategji të Komunikimit.

Vlen të kujtojmë se Aleksandër Hamilton, pati paralajmëruar që në vitet 1800, mbi nevojën për të mbrojtur procesin zgjedhor amerikan nga ndërhyrjet e huaja. Jo gjithçka është e re, edhe pse instrumentet dhe shpejtësia e operacioneve, mund të kenë ndryshuar. Artet e vjetra të mashtrimit, janë bërë tashmë digjitale.

Dezinformata duhet të trajtohet nga poshtë, nga secili prej pjesëtarëve të publikut, nga vetë kompanitë e mediave sociale, si Facebook dhe Twitter, të cilat s’kanë arritur ende të jenë në lartësinë e sfidës që kanë përballë, si edhe nga qeveritë, pavarësisht nga mungesa e besueshmërisë. Kjo përfshin përmirësimin e kulturës së rrjeteve shoqërore, dhe sigurinë që dëshirohet në shoqëritë tona, ku të gjithë po garojnë për atë “mall” të pakët, që është vëmendja e përdoruesve.

Rëndësia e gazetarisë cilësore

Dezinformimi është një fenomen që duhet të studiohet më shumë në kurset e gazetarisë, dhe madje edhe në nivelin e arsimit bazë, ku qytetarët e ardhshëm – dhe jo thjesht përdoruesit – mund të mësohen të jenë të përgatitur për manipulime të tilla potenciale. Por një pjesë tjetër e reagimit, është gazetaria e një cilësie të lartë.

Por media të tilla, pavarësisht nga platformat që përdorin, vuajnë nga problemet e tyre. Pothuajse të gjitha janë të prekura nga mungesa e parave por edhe e besueshmërisë, duke pasur më pak ekspertë, më pak korrespondentë, më pak kapacitete për gazetari investigative dhe kontrolle faktesh, si dhe më pak pavarësi.

Përfundim

Debati rreth post të vërtetës, lajmeve të rreme dhe manipulimit, favorizon manipuluesit. Mosbesimi, nuk mund të kompensohet thjesht nga pasja e sa më shumë informacioni në dispozicion. Sikurse thotë filozofi koreano-gjerman Byung-Chul Han “grumbullimi i sa më informacioni, nuk mund të prodhojë automatikisht të vërtetën”.

Ai shton se “transparenca kërkohet vetëm si çështje emergjente, në një shoqëri ku besimi nuk ekziston më si një vlerë”. Me fjalë të tjera, dobësia jonë qëndron tek mosbesimi ynë. Dhe siç është theksuar tashmë, ne po jetojmë në epokën e një mosbesimi të përgjithshëm, mosbesimit tek institucionet dhe media, dhe kjo është pikërisht ajo që po shfrytëzojnë manipulatorët.

Shënim: Andrés Ortega, është studiues në Institutin Mbretëror Elkano në Spanjë, një think-tank që merret më çështjet ndërkombëtare.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Andrés OrtegadezinformimitFushatatmosbesimipublikut

TË LIDHURA

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje
Të Gjitha

U shkëput për një kohë të gjatë pas humbjes së të vëllait, Gjesti rikthehet për Krishtlindje

21:45 | 25/12/2025
Next Post
“Juncker tapë, Vlahutin trafikante”, Bushati opozitës: Boll me e-maile në PE

“Juncker tapë, Vlahutin trafikante”, Bushati opozitës: Boll me e-maile në PE

Kontroversi Putin mbron Trump; “Kim Jong-un, miku ynë i ardhshëm”

Kontroversi Putin mbron Trump; “Kim Jong-un, miku ynë i ardhshëm”

Bebe Rexha në “The voice of America”

Bebe Rexha në “The voice of America”







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026
Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

Pamje të rënda! Masakër në fushën e futbollit ,të maskuar si oficerë policie ekzekutojnë tre persona

11:16 | 23/01/2026




TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në një familje në Durrës, “çmendet” babai dhe…
Aktualitet

Ngjarje e rëndë në një familje në Durrës, “çmendet” babai dhe…

by mirseda
10:32 | 26/01/2026
0

Ngjarje e rëndë në një familje në Durrës, “çmendet” babai dhe... Një ngjarje e rëndë është shënuar...

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
Trump akuzon sërish ish-presidentin Biden: Lejoi dhjetëra miliona kriminelë të paligjshëm të hynin

Trump akuzon sërish ish-presidentin Biden: Lejoi dhjetëra miliona kriminelë të paligjshëm të hynin

09:51 | 26/01/2026
Tabaku: 500 milionë euro për AKSHI-n, por shërbimet dixhitale nuk funksionojnë!

Tabaku: 500 milionë euro për AKSHI-n, por shërbimet dixhitale nuk funksionojnë!

09:44 | 26/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com