Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Furra e bukës kthehet në torturë për banorët: Më është bërë shtëpia ferr, them o Zot na ruaj

7 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Furra e bukës kthehet në torturë për banorët: Më është bërë shtëpia ferr, them o Zot na ruaj

Banorët e një pallati në njësinë numër 4 në kryeqytet kërkojnë ndihmën e emisionit “Stop”, pasi në hapësirën me stola e trotuar poshtë pallatit u ka “mbirë” një furrë buke. Atyre u janë dëmtuar apartamentet, nuk gjejnë paqe nga zhurmat dhe ujërat e bardha janë përzier me të zezat.

Gazetarja e emisioni “Stop” ka shkuar në njësinë numër 4 për të pyetur banorët lidhur me shqetësimin e tyre.

Gazetarja: Çfarë është kjo shtesa e katit të parë?

Banori: Para katër vitesh është bërë një ndërhyrje. Ka qenë furrë buke. Ai e bëri për të përfituar hapësirën. Mua më është bërë shtëpia ferr. Kur vi natën them o Zot na ruaj, mos më zerë brenda. Siç ndodhi ngjarja me urën në Itali, mund të ndodhë dhe këtu tek ky pallatit.

Banori 2:  Këtu është bërë një furrë buke në një pallat që është i vjetër dhe nuk ka asnjë mbrojtje për zhurmën akustike. Nuk mund t’i durojmë zhurmat e brumatriçës, pompat.

Gazetarja: Çfarë ore fillon puna?

Banori 2:  Puna fillon në 2 të natës deri në mëngjes, çdo 15 minuat pompa, brumatriçja,. Nuk mund të hapim dritaret sepse vjen era e majasë, era e vajrave. Kur futem në dhomën e gjumit, sikur futem në dhomën e torturave.

Banorja: Kur kalojnë ujërat e bardha, ata kanë bërë tualetin dhe nuk mund të hapësh dot lavamanin se bije era e ujërave të zeza.

Gazetarja: Lidhur me këtë shqetësim, dalin në pah 4 problematika. E para ka zënë hapësirë publike, e dyta, probleme me ndërtesën sepse është ndërhyrë në katin e parë me kolonat dhe rrezikon ndërtesën e një qytetari. E treta, ndotja akustike dhe e katërta përzierja e ujërave të bardha me ato të zezat.

Të pyetur nëse kanë shkuar apo jo të ankohen nëpër institucionet si bashki, UKT, Ministria e Mjedisit, banorët thanë se, “na kanë thënë se keni të drejtë por aktualisht nuk na kanë zgjidhur gjë”.

Banori: Shkresa unë kam bërë tek njësia numër 4 që në vitin 2015, ka ardhur dhe Policia Bashkiake ka bërë filmime dhe në katin e parë dhe të dytë, asnjë lloj përgjigje. I kam dhënë dhe ankesën e ALUIZIN- it, se nuk privatizohet se është trotuari i pallatit. Shumë i fuqishëm ky Agron Çitozi. Ky ka qenë kryeplaku i Spillesë dhe ka qenë në ndarjen e tokave dhe sot është pas hekurave.

Pasi ka biseduar me banorët, gazetarja ka shkuar dhe ka parë nga afër gjendjen e apartamenteve të tyre, për të konfirmuar gjendjen që ata rrëfyen.

Banori: Gjatë punimeve që ka bërë më ka dhënë krisje në të gjithë shtëpinë, por krisjen më të madhe e kam në kuzhinë. Por edhe dhomat e tjera janë çarë. Nëse fut thikën, del tej për tej. Kam bërë ankesa, por nuk kam asnjë përgjigje, sesi do të zgjidhet ky problem.

Më pas, gazetarja e emisionit “Stop” ka shkuar për të takuar pronaren e furrës së bukës, por nuk e ka takur dhe ka folur me qiramarrësen.

Gazetarja- Zonjë, më ka ardhur një ankesë, për këtë furrën këtu, për ndotje akustike.

Qiramarrësja- Kur të vijnë pronarët, hajde fol…!

Gazetarja- A mund të komunikosh me pronarët?

Qiramarrësja- Nuk janë. Janë në Spille. Kur të vijnë, hajde këtu të komunikosh sa të duash!

Pas disa ditësh gazetarja shkoi sërisht tek subjekti në fjalë, furra e bukës dhe foli me pronaren, zonjën  Daniela Xhelezi.

Gazetarja-Pretendimet e qytetarëve janë që personi i cili është pronari i furrës së bukës, ka prishur të gjithë muret mbajtëse…

Pronarja- Po, e kam dëgjuar këtë…

Gazetarja- Ujrat e bardha ngatërrohen me të zeza. Pjesa tjetër, shtesa. Jemi interesuar  edhe tek ALUIZN-i, kjo pjesa këtu është pa leje. Ndotja akustike e furrës…

Pronarja –Çfarë është ndotja akustike?

Gazetarja- Çfarë është ndotja akustike?!  Zhurmat zonjë, zhurmat…

Pronarja-Furra ka gjithandej, moj.

Gazetarja- Je pajisur me leje mjedisore të tipit “C”?

Pronarja- Unë e kam “C”. Po, e kam.

Gazetarja- Danjelë e dashur! Të thashë, që janë ankuar për ndotje akustike, ti thua unë kam leje mjedisore të tipit “C”!

Pronarja- Të tipit “C”…

Gazetarja- Bravo i qoftë Ministrisë së Mjedisit! Për muret mbajtëse, ti thua kështu e kam blerë!

Pronarja- Kështu e kam blerë!

Gazetarja- Kjo nuk e justifikon, sepse në momentin, që ti e shfrytëzon, duhet të marrësh masa.

Pronarja- Kështu e kam blerë!

Gazetarja- Fatkeqësia jote, që e ke blerë kështu. Duhet të marrësh masa! Më tregon mua një inxhinier, që ku ta di unë, kush është inxhinieri!

Gazetarja- Inxhinier Zenun Katana, inxhinier Zenun Katana do të ballafaqofet me specialistët e IMT-së, sepse pas komunikimit, që unë kisha me një specialist të IMT-së, më tha, që neve do ta verifikojmë këtë ekspertizë, sepse eksperti privat e dashur është subjektiv. E marr unë, më mbron mua.E merr ti, të mbron ty! Iku edhe kjo pjesë.Pjesa e shtesës është trotuar është shesh përpara pallatit, është pronë publike, nuk zaptohet! Dhe ty ALUZIN-i, ta ka sqaruar thjeshtë dhe bukur : “Nuk legalizohet!”

Pronarja-Patjetër!

Gazetarja- Tani, në këto kushte…

Pronarja-Në rregull! Shumë në rregull! Faleminderit!

Lidhur me rastin në fjalë gazetarja u interesua në njësinë bashkiake numër 4 dhe komunikoi me juristin e Urbanistikës.

Juristi i Urbanistikës- Tani, përsa i përket ankesës, nëqoftëse ka ardhur tek mua ankesa nga…

Gazetarja- Ka ardhur, ke shkresat.

Juristi i Urbanistikës- Po pra! Nëqoftëse ka ardhur këtu kërkesa apo ankesa, është deleguar në Drejtorinë, e cila e ka përgjegjësi për verifikimin e ndotjes (edhe akustike, edhe të ajrit), nga emetimi, që mund të ketë kjo si furrë, në aktivitetin e saj të përditshëm.

Gazetarja-Por, më e rëndësishme se sa ndotja, është dëmtimi i godinës, i gjithë godinës.

Juristi i Urbanistikës- Në rastin, po prapë në ankesën e saj, nëqoftë se është bërë verifikimi, është shprehur ankesa mbi qëndrueshmërinë nga ndërhyrjet, që është bërë nga ky person, apo ky aktivitet, i është dërguar Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, me pjesën e verifikimit të qëndrueshmërisë, apo të lejeve, që ai ka marrë, për ndërhyrjet në këtë godinë.

Gazetarja-Ai ka ardhur, që në 2015-tën vëlla! Që kur i ka hequr kolonat e pallatit…ai ka ardhur vazhdimisht me letra. Nuk ka reaguar bashkia. Hajde shikoje vetë! Sill një grup inspektimi, verifikoje!

Juristi i Urbanistikës- Unë të thashë, do të dërgoj këtë problem, aty ku duhet!

Gazetarja-Dakord!

Albert Gugashi, denoncues: Pas interesimit  të “Stop” për çështjen e objektit te njësia numër 4 erdhi specialisti i njësisë dhe shikoi ambientet dhe më dërgoi një shkrese ku më tha drejtohu IKMT-së.  Ndërkohë që unë kam tre vite që ankohem. E morën me frikë pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”.

Pas interesimin në njësinë administrative numër 4, gazetarja e emisionit “Stop” u interesua edhe tek Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit.

Ky është problem që ka mbi 7-8 vite dhe në momentin që jemi informuar në fund të vitit 2016 fillim 2017 për këtë problem kemi konstatuar që ka qenë në proces legalizim dhe referuar ligjit i bëhet kërkesë zyrës së legalizimit, e cilat duhet të shprehet për ta nxjerrje nga legalizimi, pasi ne nuk kemi të drejtë ligjore për të vepruar mbi këtë objekt.

Gazetarja: Për rastin konkret ALUIZN-i është shprehur dhe ka thënë se nuk përfiton legalizim, pasi është pronë publike.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit: Ju informoj se referuar dokumentave ne kemi filluar procedurat ligjore, do të prishim objektin dhe kthimin në gjendjen fillestare. Më tepër procedura do të vazhdojë dhe me raportin e qëndrueshmërisë së objektit.

Pas ndërhyejes së emisionit “Stop” shtesa e furrës së bukës u zhduk.

Por, pavarësisht se shtesa u prish, pronarja e këtij subjekti shprehet:

Pronarja- Pse zotërinjtë nuk janë ngritur në këmbë? Ky zotëria përpara…

Gazetarja-Po janë ngritur o zonjë,sepse unë kam ankesat e banorëve.

Pronarja- S’janë ngritur, por janë ngritur tashi vitet e fundit!

Gazetarja-Thjesht, nuk kanë ardhur institucionet. Institucionet duhet të vinin me “Stop-in”.

Pronarja- Po jo…

Gazetarja-Erdhi “Stopi”, erdhën institucionet!

Pronarja- Po na kanë ardhur, që…

Gazetarja-Kur erdhi, hë kur erdhi?

Pronarja- Për shtesën?

Gazetarja- Po këtë javë të kanë ardhur!

Pronarja- Po jo pra, se nuk më kanë ardhur këtë javë.

Gazetarja-Hë, kur të kanë ardhur?

Pronarja- Nxirre letrën o Flutra( qiramarrësja), kur kanë ardhur..

Gazetarja-Kush ka ardhur?

Pronarja –Bashkia ka ardh.

Gazetarja-Po nuk është prishur. A është prishur?

Pronarja- Unë e kam prishur , kur unë kisha mundësinë time, për ta prishur.

Gazetarja-I di afatet, që të lihet një muaj afat dhe nëqoftëse vetë subjekti nuk e prish, vjen vetë institucioni.

Pronarja- Unë s’e kam prish as nga “Stopi”, dhe as nga Bashkia. Unë e kam prishur, se më sillte shqetësime. Shihe mykun aty, sillte lagështirë.

Gazetarja- Po kështu është, kur ndërton pa leje!

Pronarja- Po pra!

Pronarja- Kjo do të bëhet një gjë akoma më e bukur!

Gazetarja- Ti e ke kërkuar lejen në Bashki, je interesuar edhe tek Aluizni, dhe nuk të legalizohet, sepse është pronë publike, është trotuar zonjë!

Pronarja- Mirë, është arsyeja ime, si do ta marr unë lejen. Lejen do ta marr këtu, dhe do ta bëj prapë!

Gazetarja-Bravo! Toke, gocë gangstere! I kam shumë qejf gocat gangstere!

Më në fund, pas ping-pongut të radhës, shtesa e pallatit u shemb dhe banorët morën frymë të lehtësuar./tvklan.al

 

Tags: furra bukesklani

TË LIDHURA

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

22:54 | 24/05/2025
Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore
Aktualitet

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)
Aktualitet

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
Next Post
Partizani ‘mbretëron’ në kryeqytet, Tirana nuk ia del as këtë herë (Video)

Partizani ‘mbretëron’ në kryeqytet, Tirana nuk ia del as këtë herë (Video)

Gaz Demi: Partizani më “turpëroi”, Duka kandidat i fortë

Partizani fiton derbin, Demi: Kjo ishte për Leon, për futbollistët do të ketë...

Ze Maria: Nuk merituam të humbim, por as të fitojmë/Gega: Nuk jemi për titull

Ze Maria: Nuk merituam të humbim, por as të fitojmë/Gega: Nuk jemi për titull

JU REKOMANDOJMË

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

Policia zgjohet herët, “rrethohen” Tirana, Durrësi, Fieri dhe Vlora. Ja për çfarë bëhet fjalë

08:28 | 21/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com