Aplikacionit iOS 11 i është shtuar një funksion i ri “Auto-Answer Calls”, që na lejon t’i përgjigjemi automatikisht telefonatave pas një numër të caktuar sekondash.
Ky funksion na vjen në ndihmë nëse nuk jemi në gjendje të përgjigjemi manualisht.
Varianti i ri është i disponueshëm në menynë Settings, në kategorinë Accessibility, informon iphonealbania.
Bëhet fjalë për një timer të thjeshtë që është në gjendje të llogarisë sekondat që duhet të kalojnë përpara se sistemi të mund t’i përgjigjet automatikisht telefonatave.
iOS 11 do të jetë në treg këtë vjeshtë.