Akademiku Artan Fuga ka reaguar edhe një herë në lidhje me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar. Me anë të një shënimi të postuar në rrjetin e tij social “Facebook”, Fuga shkruan se Teatri nuk shembet, pasi 7 breza pas u bie të vuajnë mallkimin e rëndë.
Postimi i plotë
Frikë nga Mallkimi pas 50 vjetësh
Në shi me miq për një bindje që i besoj se arti dhe kultura po shembet?
Pa problem.
I vetëm, sepse aktorët nuk ndihen?
Pa problem, ata janë aktorë kanë një drejtor, unë jam spektator nuk kam drejtor si i tillë, pra jam i lirë.
Qullem nën rrebeshe shiu qoftë dhe vetëm për një ide?
Pa problem.
I braktisur nga njerëz që mendojnë si unë por e delegojnë protestën sepse vetë qendrojnë brenda facebookut, ose nuk mendojnë si unë, ose nuk mendojnë fare?
Pa problem.
I mundur në betejën e forcës me buldozerin e Lezes?
Pa problem.
I anatemuar nga propaganda totalitare dhe nga fushatat e censurës?
Pa asnjë problem.
Bindja nuk tundet: Nuk prishet një ndërtesë teatri, nuk prishet kurrë, sepse bie mallkimi mbi shtatë breza, mbi një popull të tërë, sikurse na kapi mallkimi nga prishja e kishave dhe xhamive në 1968.
Dridhen leqet e këmbëve kur mendon se merr pjesë me heshtjen tënde në prishjen e ndërtesave të kulturës.
Ubububuja!