Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Friedrich Nietzsche: Ja si të jeni vetvetja

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Friedrich Nietzsche: Ja si të jeni vetvetja

Filozofi i njohur gjerman, Friedrich Nietzsche, e cilësonte udhëtimin drejt zbulimit të vetvetes si një nga vështirësitë ekzistenciale më të mëdha, por edhe më të frytshme për njeriun. Në vitin 1873, kur po i afrohej ditëlindjes së tij të tridhjetë, Nietzsche u mor me shqyrtimin e pyetjes së përjetshme, se si të jesh vetëvetja, në një ese brilante të titulluar “Schopenhauer si edukator”. Këtu Nietzsche e nis reflektimin e tij, duke rrëfyer se cila është mënyra përmes se cilës mund arrihet të zbulohet vetja e vërtetë: Çdo qenie njerëzore, që nuk dëshiron të jetë pjesë e turmës, duhet të ndalojë së bëri gjëra të lehta për veten e tij.

Ai duhet të ndjekë ndërgjegjen e tij, e cila i bërtet: “Ji vetvetja! Çdo gjë që po bën, mendon, dëshiron, e gjitha kjo nuk je ti!”. Çdo shpirt i ri, e dëgjon këtë thirrje ditë e natë, dhe eksitohet, duke parashikuar shkallën e lumturisë që i ka përgatitur përjetësia, atyre që reflektojnë mbi çlirimin e tyre të vërtetë.

Nuk ekziston asnjë mënyrë për të ndihmuar një shpirt të arrijë këtë lumturi, në rast se ajo mbetet e lidhur me zinxhirët e opinonit publik dhe frikës. Dhe jeta pa një çlirim të tillë, bëhet e pashpresë dhe e pakuptimtë! Nuk ka krijesë më të pikëlluar, dhe më të pakënaqur në natyrën e njeriut, që e ka gënjyer gjenialitetin e vet, dhe që tashmë i fërkon sytë, majtas, djathtas apo pas vetes, në çdo drejtim.

Nietzsche, analizon më pas të vetmin kundërhelm të vërtetë ndaj një trishtimi të tillë ekzistencial: Askush nuk mund të ndërtojë në vendin tuaj urën, ku ju dhe vetëm ju, duhet të kaloni lumin e jetës. Mund të ketë shtigje të shumta, ura dhe gjysmë-perëndi, të cilat me kënaqësi do të donin t’iu kalonin matanë, por vetëm me koston e angazhimit ndaj tyre dhe harrimit te vetvetes. Ekziston në botë një rrugë, ku askush nuk mund të ecë përveç teje.

Ku të çon ajo? Mos bëj pyetje, vetëm ec!

Por rruga për të gjetur veten, siç vë në dukje Nietzsche, nuk është një shëtitje e lehtë: Si mundet një njeri të njohë vetveten? Është një çështje e errët, misterioze: nëse një lepur ka shtatë lëkurë, një burrë mund të heqë lëkurën e tij të shtatëdhjetë e shtatë herë, pa qenë në gjendje të thotë: “Tashmë je vërtet ti, kjo nuk është më veshja juaj e jashtme”.

Prandaj, është një ndërmarrje sfilitëse dhe e rrezikshme të gërmosh brenda vetes, të zbresësh me vendosmëri dhe drejtpërsëdrejti në tunelet e qenies suaj. Sa e lehtë është t’i shkaktosh vetes plagët, që asnjë mjek nuk mund t’i shërojë! Për më tepër, pse duhet të jetë kjo e nevojshme, duke qenë se gjithçka e dëshmon qenien tonë: miqësitë dhe armiqësitë tona, vështrimet dhe shtrëngimet e dorës, ato që kujtojmë dhe harrojmë, librat dhe dhimbjet tona.

Megjithatë, për plagën më të rëndësishme, ekziston një metodë. Lëreni që shpirti i ri të pyesë jetën e vet, duke filluar me këtë pyetje: “Çfarë ke dashur aq shumë deri më tani? Çfarë e ka ngritur ndonjëherë peshë shpirtin juaj, çfarë e ka dominuar dhe çfarë ju ka dhënë kënaqësi në të njëjtën kohë?”.

Krahasojini këto objekte, shikoni se si plotësojnë njëra-tjetrën, rriten, tejkalojnë njëra-tjetrën, shpërfytyrojnë njëra-tjetrën; se si ato formojnë një shkallare, shkallët e së cilës mbërrijnë deri tek ju; sepse vetja e vërtetë, nuk qëndron e varrosur thellë brenda jush, por rritet në mënyrë të pabarabartë mbi ju, ose të paktën mbi atë që zakonisht e konsideroni si veten tuaj. Vendosni këto gjëra në një rresht para vetes, dhe ndoshta do të zbuloni një ligj bazuar mbi natyrën dhe rendin e tyre: ligjin themelor të vetes tuaj të vërtetë”.

Nietzsche pastaj i rikthehet rolin të vërtetë të arsimit në procesin e gërmimit për zbulimin e vetes së vërtetë dhe shkruan: Edukatorët dhe rritësit tuaj të vërtetë, do të zbulojë domethënien origjinale dhe çështjet themelore të qenies tuaj, diçka që nuk është në fund të fundit e ndjeshme ndaj arsimit dhe rritjes nga dikush tjetër, por është gjithmonë e vështirë për të depërtuar, diçka e lidhur dhe e palëvizshme; edukatorët tuaj nuk mund të shkojnë më tej, duke u bërë çlirimtarët tuaj.

Dhe ky është sekreti i gjithë kulturës së vërtetë: nuk na paraqitet bashkë me artet artificiale, hundët apo syzet prej dylli, sepse dhurata të tilla thjesht na japin një imazh të rremë të arsimit. Në vend të kësaj, është çlirimi, ai që shkul barishtet e këqija, zhvendos rrënojat, zhduk parazitët që dëmtojnë rrënjët e bimëve; është një përhapje e dritës dhe e nxehtësisë, një shi i butë dhe i ngrohtë mbrëmjeje…”

Dhe pastaj ai përfundon: “Mund të ketë metoda të tjera për të gjetur veteveten, për t’u zgjuar nga anestezia ku jemi të mbështjellë, sikur të ishim brenda një reje të errët, por unë nuk njoh asnjë rrugë më të mirë se reflektuar mbi edukatorët tanë”.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: ‘Filozofi’ekzistencializmiFriedrich Nietzschevetvetja

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
Luftërat psikologjike, nga Xhenghis Khani tek ISIS-i

Luftërat psikologjike, nga Xhenghis Khani tek ISIS-i

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Nëntor?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 15 Nëntor?

Shtypi i ditës, 15 nëntor 2017

Shtypi i ditës, 15 nëntor 2017







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

by mirseda
09:14 | 05/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka vizituar bazilikën e famshme të Zojës së Këshillit të Mirë gjatë vizitës së...

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën

Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Ilir Metën

09:10 | 05/02/2026
BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

BE e gatshme të rifillojë punën për marrëveshjen e tarifave me SHBA-në

22:21 | 04/02/2026
Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

Me probleme në frymëmarrje, shtrohet me urgjencë në QSUT ish-presidenti Alfred Moisiu

22:00 | 04/02/2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trumpin, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

21:58 | 04/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com