Për aktorët publiku gjithmonë do të dijë më shumë. E sidomos kur bëhet fjalë për jetën private, që secili mundohet ta mbajë diskrete. Kështu ka ndodhur edhe me Rezart Veleshnjën. Aktori i Portokallisë që dje u bë pjesë e lajmeve nëpër portale. Kjo për shkak të një shakaje me moderatoren Ori Nebijaj të cilës i propozonte fejesë.
Për të sqaruar të gjithë këtë keqkuptim, Rezarti ka postuar sot një foto me partneren e tij ku për herë të parë asaj i shohim portretin.
“Ujku ujku ujku u be nami me portalet por ne fakt kjo eshte ajo qe un kam ndjekur kam studjuar edhe kam dashuruar tha sander mafishja! tani u bera vet mafishe pas ksaj! Të dua zemra ime”, shkruan Rezarti.