Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Foto/Tifozët harrojnë festën, të gjithë përloten nga lamtumira e Gigit

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Foto/Tifozët harrojnë festën, të gjithë përloten nga lamtumira e Gigit

Në “Allianz Stadium” është zhvilluar ndeshja më e dhimbshme për tifozët e “zonjës së vjetër”, të cilët i dhanë lamtumirën legjendës së klubit, Gianluigi Buffon. E gjitha filloi si një festë, por u mbyll me shumë lot dhe trishtim, ata nuk do ta shohin më kurrë kapitenin e tyre të mbrojë ngjyrat bardhezi.Në Torino e shtuna e 19 majit 2018 do të mbahet mend si “Gigi Day”, dita kur Gianluigi Buffon u tha lamtumirën bardhezinjëve pas 17 sezonesh të mbushur me trofe. Për t’ia lehtësuar disi barrën e lamtumirës së dhimbshme, Max Allegri vendosi që të zëvendësojë në minutën e 63-të. Me kokën ulur për të mos treguar sytë e përlotur dhe me duart lartë duke falënderuar tifozët, Gigi iu drejtua stolit.Ovacionet e tifozerisë e bllokuan dhe në fund nuk e mbajti dot më. 40-vjeçari shpërtheu në lot dhe u ul në stolin, hera e fundit që e bën për Juventusin si lojtar, pasi të ardhmes nuk i dihet dhe fati mund të kthejë në këtë stol, por me një rol tjetër. Hapësira e stolit ishte shumë e vogël për të mbajtur gjithë keqardhjen e largimit dhe Gigi iu drejtua dhomave të zhveshjes, duke u premtuar tifozëve se do të rikthehej prap.U rikthye në fushë më i qetë, por nisi sërish i përlotur të përshëndesë të gjithë tifozët. E ashtu i përlotur, mes duartrokitjeve, brohoritjeve dhe i shoqëruar nga një shi i lehtë, Buffon vendosi të ngjisë shkallët e stadiumit, aty nga ku do ta shohë nga tani e tutje Juventusin e tij.Buffon debutoi me fanelën e Juventusit në vitin 2001, i blerë nga Parma për 35 milionë euro, një shifër rekord për një portier. Këtë rekord do ta mbante deri në qershorin e vitit 2017, kur Manchester City shpenzon rreth 38 milionë euro për portierin brazilian, Ederson. Në palmaresin e tij numëron një Kupë Bote, nëntë tituj kampion i Italisë, pesë Kupa të Italisë dhe gjashtë Superkupa të Italisë.Pengu më i madh për të mbetet Champions League, një trofe të cilit i shkoi 3 herë pranë, por humbi në të trija finalet, përkatësisht ndaj Milanit me penallti në 2003, ndaj Barcelonës në 2015 dhe vitin e kaluar ndaj Realit të Madridit.Në këtë kompeticion karrierën e mbyll jo ashtu siç do dëshironte. Ndaj tij, UEFA ka nisur një hetim në lidhje me sjelljet dhe reagimet e bëra në fund të ndeshjes ndaj gjyqtarit Oliver, pasi ky i fundit dha një 11-metërsh për Realin në minutën e 94 të takimit. Në këtë minutë sfida ishte 0-3 për bardhezinjtë, që e dërgonte ndeshjen në shtesë, falë fitores po 0-3 të Realit në Torino. Por, penalltia e shndërruar në gol më minutën e fundit eleminoi torinezët.

Tags: festënfotoGigitgjithëHarrojnëlamtumirënpërloturtifozet

TË LIDHURA

Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off
Sport

Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off

13:13 | 20/11/2025
Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës
Sport

Juventusi i dërgon avion privat Edon Zhegrovës për ta pasur gati ndaj Fiorentinës

22:29 | 19/11/2025
Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën
Sport

Drejt shortit të Play Off, në Poloni vlerësojnë Kosovën

22:07 | 19/11/2025
Next Post
Kujdes, hakerët rusë po hedhin viruse në Windows 10

Kujdes, hakerët rusë po hedhin viruse në Windows 10

Zoran Zaev zbulon një sekret të Ramës në Sofje

Zoran Zaev zbulon një sekret të Ramës në Sofje

Pas Demarkacionit kërkohet Asociacioni, Kosova me e izoluara në Evropë

Pas Demarkacionit kërkohet Asociacioni, Kosova me e izoluara në Evropë







JU REKOMANDOJMË

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

09:54 | 11/11/2025




TË FUNDIT

Miratimi i buxhetit, SPAK refuzon praninë fizike të Veliajt në Këshillin Bashkiak
Aktualitet

Miratimi i buxhetit, SPAK refuzon praninë fizike të Veliajt në Këshillin Bashkiak

by mirseda
13:15 | 20/11/2025
0

SPAK ka refuzuar kërkesën e këshilltarëve bashkiakë të Tiranës për lejen e posaçme që do t’i mundësonte...

Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off

Live Shorti/ “Sytë” nga Zyrihu, Shqipëria dhe Kosova mësojnë kundërshtarët që do të kenë në play off

13:13 | 20/11/2025
Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”

Gjysmëfinalja e parë e festivalit “Kënga Magjike”

12:51 | 20/11/2025
Gjykata shkarkon Ballukun, Shehaj: Këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nuk ikin nga pushteti

Gjykata shkarkon Ballukun, Shehaj: Këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nuk ikin nga pushteti

12:38 | 20/11/2025
GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën, Balluku shkon në Kryeministri

GJKKO e pezulloi nga detyra dhe i bllokoi pasaportën, Balluku shkon në Kryeministri

12:35 | 20/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com