FBI ka prangosur një spiune ruse, pasi sipas tyre, detyra e saj ishte të shfrytëzonte lidhjet personale që kishte me shtetas amerikanë me ndikim në politikë, për interes të Rusisë.
29-vjeçarja Maria Butina është arrestuar të dielën, dhe pret të dalë në gjyq.
Ka hije dyshimi se ajo mund të ketë tentuar të përdorë Shoqatën Amerikane të Armëve, ose NRA, për të financuar fushatën Trump dhe për të krijuar kanale dytësore komunikimi për qeverinë ruse.
FBI thotë se Butina i raportonte një zyrtari në Moskë, mesazhet me të cilin janë zbuluar. Prangosja e saj vjen në kohën kur presidenti Trump është në shënjestër të kritikave.