Meghan Markle, po kalon disa momente shumë të vështira, pasi marrëdhëniet e saj me të afërmit janë përkeqësuar që pas dasmës. Ajo është tashmë gruaja e Princin Harry, 33 vjeç. Por, motra e saj dhe babai i saj që pas ceremonisë së dasmë kanë dalë shpesh nëpër intervista televizive dhe kanë lëshuar një lum akuzash në drejtim të Meghan Markle dhe familjes mbretërore.
Në intervistën e tij të fundit , 74-vjeçari deklaroi se ai nuk kishte asnjë kontakt me vajzën e tij dhe është shprehur se: “Më parë kisha një numër telefoni, një numër teksti dhe numrin e ndihmësit e saj personal në Pallat, por pasi thashë disa fjalë kritike për familjen mbretërore çdo gjë ka ndryshuar, nuk kam asnjë kontakt me Meghan”.
Ai shtoi se Meghan “do të ishte më mirë nëse do të kishte vdekur”.
Tani burimet kanë pohuar se Kate Middleton, është personi që po i qëndron shumë prenë kunatës së saj, në kulmin e gjithë kësaj situate të sikletshme.
Burimi tha për Vanity Fair se: “Kate është në dijeni të asaj që po kalon Meghan. Familja e saj është duke bërë deklarata nëpër media, dhe kjo nuk është një situatat e mirë. Kate ka bërë një përpjekje të madhe për të qenë e sjellshme me Meghanin dhe po kujdeset për të. Edhe pse Kate ka shumë preukopime, pasi po kujdeset për Princin Louis, ajo vijon të kujdeset edhe për Meghanin”.
Burimi shtoi: “Kate është me të vërtetë e zënë me tri fëmijë, por ajo nuk e ka kursyer mirësinë as ndaj Meghanin. Ajo ka qenë shumë e mirëkuptushme me të”.
Kate dhe Meghan Markle janë bërë shoqe të ngushta, sipas raporteve. Një burim ka zbuluar se edhe pse ajo është e zënë, Kate përpiqet të shohë Meghan sa më shpesh të jetë e mundur./TIRANA TODAY/