Pavarësisht një karriere të suksesshme dhe një rroge të madhe që merr në Premier League tek skuadra e Chelsea, kampioni i botës Ngolo Kante vazhdon të mbetet një djalë i thjeshtë. Mesfushori francez i ka befasuar të gjithë me gjestin e tij, ku ka pranuar ftesën e një tifozi për darkë në shtëpinë e tij.
Mjaftoi një takim i rastësishëm në xhami, në Londër, pastaj kërkesa, me shumë mundësi më tepër e bërë si për lojë sesa i bindur në realizimin e saj: “Eja në shtëpinë tonë për ta kaluar të gjithë bashkë mbrëmjen?”.
https://twitter.com/Andersinho_ITA/status/1041584800388276224
E ndërkohë N’Golo Kanté i ka befasuar tifozët e Chelsea, duke e pranuar ftesën si dëshmojnë edhe fotot e video e publikuara në rrjetet sociale: një gjest i bukur i mesfushorit francez, i thjeshtë e xhentil dhe me zemër të madhe.
https://twitter.com/Andersinho_ITA/status/1041613460684058630











