Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Foto/Harrojeni Erdoganin, vjen një “sulltan” i ri në Turqi

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Foto/Harrojeni Erdoganin, vjen një “sulltan” i ri në Turqi

Duket se emri i presidentit të Turqisë është zëvendësuar me një emër tjetër. Por, kjo natyrisht ka një prapavijë dhe vullnet të mjekëve turq për ta pagëzuar fëmijën me emrin e tij.

Foshnja e parë e lindur në spitalin fushor të ndërtuar për myslimanët e Arakanit nga Ministria e Shëndetësisë së Turqisë në rajonin Cox’s Bazaar të Bangladeshit, u pagëzua me emrin Recep Tayyip.

Vijon aktivitetet spitali fushor i ndërtuar nga Kryesia e Menaxhimit me Fatkeqësi dhe Emergjenca të Turqisë (AFAD) dhe Ministrisë së Shëndetësisë turke në rajonin Cox’s Bazaar në Bangladesh ku në mënyrë të dendur janë të vendosur myslimanët e Arakanit të cilët kanë ikur nga persekutimi i përjetuar në tokat e tyre.

Personeli mjekësor i spitalit, shumica e të cilëve janë mjekë turq, dje kryen edhe lindjen e parë nëpërmjet prerjes cezariane.

Duke shpërndarë fotografinë e foshnjës, Ambasada e Turqisë në Dakka shkroi: “Recep Tayyip është foshnja e parë Rohingya e cila me prerje cezariane lindi në spitalin tonë në Cox’s Bazaar. Sot, përshëndeti botën në krahët e personelit mjekësor turk”.

Mësohet se gjendja e foshnjës dhe nënës është e mirë dhe se nesër do të lirohen nga spitali. Muajin e kaluar në spital erdhi në jetë me lindje normale foshnja Muhammed Alperen.

Në deklaratën për AA, kryemjeku i spitalit, Cemaleddin Muhammed, tha se për shkak të vendosjes së mbrapshtë të fëmijës në bark, është dashur që nëna t’i nënshtrohet prerjes cezariane dhe në këtë mënyrë në orën 14:30 sipas kohës lokale, ka ardhur në jetë foshnja.

“Refugjatët e vendosur në rajon luten shumë për presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Foshnja e ardhur në jetë nëpërmjet prerjes cezariane u emërtua me emrin Recep Tayyip. Familja e tij janë shumë të lumtur”, u shpreh ai.

Muhammed më tej theksoi se që nga hapja më 10 shkurt e deri më 28 shkurt, në spital janë trajtuar mbi 10 mijë pacientë: “Në spitalin tonë, pos lindjeve, kirurgët tanë të përgjithshëm kryejnë edhe operacione për hernia, operacione për abscese të gjirit, operacione për ënjtje të qafës, ekspertët e ortopedisë kryejnë operacione të gjurit, operacione nga plagët e plumbave si dhe kyçit të dorës.”

“Spitali jonë shërben si shembull i spitalit më gjithëpërfshirës dhe më të furnizuar në kamp. Krerët e shtetit të Bangladeshit e pëlqejnë shumë spitalin tonë, shpeshherë na vizitojnë dhe marrin shënime”, u shpreh Muhammed duke theksuar që ekipi mjekësor i përbërë prej 27 personave i ardhur nga Turqia, vazhdon të punojë me mish e shpirt edhe krahas kushteve të vështira në rajon.Turqia, porta e shpresës për muslimanët e Arakanit

Muslimanët e Arakanit, nëpërmjet rrugëve të vështira ikin në Bangladesh për të shpëtuar jetën dhe janë të detyruar të jetojnë në kampet mundësitë fizike të të cilave janë shumë të këqija. Higjiena në kampe dhe pamjaftueshmëria e ushqimeve i prek veçanërisht gratë shtatzëna, fëmijët dhe pleqtë dhe përbëjnë kërcënim serioz për shëndetin.

Turqia u zgjatë dorën muslimanëve të Arakanit me shoqata dhe organizata të ndryshme si TIKA, Gjysmëhëna e Kuqe, AFAD, Dijaneti dhe IHH. Spitali në ambient të hapur bashkë me ndihmat e tjera humanitare të Turqisë është një portë shprese për muslimanët e Arakanit. Turqia vazhdon punimet dhe për ndërtimin e një kompleksi të dytë spitalor në rajon.

Në deklaratën e muajit të kaluar për AA, kreu i AFAD, Mehmet Güllüoğlu, tha: “ (Për muslimanët e Arakanit në Cox’ Bazaar) vazhdojnë punimet lidhur me ndërtimin e një spitali të dytë përreth të së cilit do ketë qendra shëndetësore, por në këtë fushë të dendur është vështirë të gjendet tokë. Është vështirë dërgimi i këtyre shërbimeve atje megjithatë deri më tani kemi arritur deri diku prandaj dhe do vazhdojmë. Vazhdojnë takimet e tona me qeverinë e Bangladeshit lidhur me këtë çështje.”

Spastrim etnik ndaj muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të fundit të OKB-së, që nga 25 gushti 2017, rreth 688 mijë muslimanë të Arakanit si pasojë e dhunës në Mianmar kanë ikur në Bangladesh. Mendohet që në vitet 1970’ në Arakan kanë jetuar afro 2 milionë muslimanë ndërkaq për shkak të ikjes nga sulmet sistematike ky numër është zvogëluar në 300 mijë.

Imazhet satelitore të organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut tregojnë se më shumë se 350 fshatra muslimane janë djegur në atë zonë.

Tags: ErdoganinHarrojenii rinje sulltanturqivjen

TË LIDHURA

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar
Aktualitet

I jepet sot lamtumira e fundit 5 tifozëve të PAOK-ut, mes tyre dhe një shqiptar

09:06 | 31/01/2026
Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

22:26 | 30/01/2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen
Bota

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Next Post
Thyhen akujt/“Mishi i derrit” bën bashkë kosovarët dhe serbët

Thyhen akujt/“Mishi i derrit” bën bashkë kosovarët dhe serbët

Foto/Ekstremisht të pasur, por 5 miliarderët mbajnë makina të lira

Foto/Ekstremisht të pasur, por 5 miliarderët mbajnë makina të lira

Tentativa për vrasjen e ish-spiunit rus vë në lëvizje ushtrinë britanike

Tentativa për vrasjen e ish-spiunit rus vë në lëvizje ushtrinë britanike







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”
Kryesore

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

by mirseda
17:53 | 31/01/2026
0

Në orën 18:00 pritet të nisë zyrtarisht protesta kombëtare e Lëvizjes Shqipëria Bëhet. Kjo është protesta e...

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

17:03 | 31/01/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com