Shqipëria ka zgjedhur përfaqësuesen e saj në “Miss universe 2018”. Trejsi Sejdini është bukuroshja shqiptare qe u kurorëzua sot ne mbrëmje ne Pallatin e Kongreseve. Pretendonte për kurorën e Miss Universe Albana ishin 20 vajza.
Trejsi Sejdini ose e njohur ndryshe si “gangsterja” nga Elbasani është bukuroshja shqiptare që u kurorëzua Miss.“Jam shumë e kënaqur që jam pjesë në top 3, për shkak të moshës, nuk i marrim parasysh fjalët e prindërve dhe doja të thosha që duhet t’i dëgjojmë prindërit, t’i marrim parasysh çfarë thonë sepse kështu do ecim para dhe do i demonstrojmë botës cilat janë virtytet tona”, tha ajo kur u pyet se pse duhej të fitonte këtë kompeticion.
Menjëherë pas performanës së këngëtarit të njohur Ylli Limanit, vajzat pritën me padurim se kush do të shpallej fituesja. Vendimin e dha “Miss Uinverse Albania 2017”, Blerta Leka e cila kurorën e më të bukurës ja dha Trejsi Sejdinit.