Një gazetar investigativ Sllovak, bashkë me të dashurën e tij u qëlluam për vdekje në shtëpinë e tyre. Trupat e të rinjve u gjetën të dielën mbrëma në banesën e tyre në qytetin e Velka Maca në lindje të kryeqytetit Bratislavë . Informacioni u bë i ditur nga raportimi i shefit të policisë Tibor Gaspar.
Gaspar tha se ngjarja dyshohej të kishte të bënte me aktivitetet hetimore me të cilat merrej gazetari.
Kryeministri sllovak Robert Fico tha se Sllovakia nuk është përballur kurrë me një sulm të tillë të paprecedent ndaj një gazetari. Kuçak po punonte për lajmet e Aktualne.sk. Ai u përqendrua kryesisht në evazionin fiskal.
Në historinë e tij të fundit, ai kishte raportuar për një biznesmen të dyshuar për shitjen e banesave në një kompleks apartamentesh për kompanitë e tij. Ai e pyeti lidhur me arsyet arsyet e biznesit , dhe spekuloi se kjo mund të ishte një metodë për të shmangur taksat.
Viktima tha vitin e kaluar se ai paraqiti një ankesë me policinë pasi afaristi Marian Kocner, e kërcënoi atë duke ndjekur një tjetër histori rreth tij