Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria

Foto/Bamirësi për festat e fundvitit, të famshmit që u sensibilizuan

8 vjet ago
in Shqipëria, Të Gjitha
Foto/Bamirësi për festat e fundvitit, të famshmit që u sensibilizuan

Në vigjilje të festave të fundvitit, shumë personazhe të njohur dhe të dashur për publikun i kanë hedhur sytë në drejtim në njerëzve në vështirësi ekonomike dhe jo vetëm. Në bashkëpunim me fondacionin “Fundjava Ndryshe”, disa prej tyre kanë kontribuar duke shprehur dashuri për të tjetër.

Por, pak ditë më parë Fondacioni Mbretëresha Geraldine  dhe Fondacioni Fundjave Ndryshe, ishin në Mat. Në këtë udhëtim të pranishëm ishin dhe Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia Zogu ku shkuan në fshatin Bruç dhe në Mat, duke dhuruar dashuri dhe duke iu bashkuar festës së organizuar nga nxënësit në këtë vend.

Po e sjellim poshtë postimin e Elia Zaharias të plotë, dhe disa fotografi nga ky angazhim i radhës bamirës në prag të festave të fundvitit.

“Tashmë është kthyer në traditë që Fondacioni Mbretëresha Geraldine çdo fundvit të shpërndajë dhurata për fëmijët e shkollave të ndryshme! Këtë herë bashkë me Princ Lekën ndaluam në fshatin Bruç dhe iu bashkuam festës së organizuar nga nxënësit e talentuar të shkollës, që na pritën me këngë, vjersha dhe valle tradicionale! Është një bekim i vërtetë të festosh me ta, ti shohësh aq të dashur, energjikë dhe të lumtur…Më pas ndaluam në shkollën e Burgajetit, ku pastor Ylli Doci na bëri pjesë të iniciativës së tij për të shpërndarë dhurata për fëmijët e shkollës.

Por këte vit nuk ishim vetëm! Ftuam në Mat edhe Fondacionin Fundjavë Ndryshe, të cilët me përkushtim ju bashkuan festimeve tona. Më pas së bashku ndaluam në disa familje të fshatrave përreth, ku skamja dhe realiteti migjenian nuk përshkruhen me fjalë…Arbri dhe aktivistët iu gjendën këtyre familjeve duke shpërndarë ndihma, për ti mundësuar një Vit të Ri me ushqime mbi tryezat e improvizuara, me batanije për tu ngrohur sa munden në “shtepizat” e tyre pa çati e pa dritare…Ndërkohë që më kishte pushtuar trishtimi duke parë lotët në sytë e Lumes, e cila me 2000 L te reja (20 të vjetra) duhet te përballonte muajin vet i pestë, me bashkëshort dhe dy djem me aftësi të kufizuara, dhe një vocërrak që vraponte këmbëzbathur në të ftohtë, mendoja me vehte të gjithë ata fëmijë që i gëzoheshin dhuratave dhe lodrave të Vitit të Ri, çfarë dite i pret të nesërmen! Kjo familje nuk është e vetmja…A mundemi ta ndryshojmë realitetin e tyre? Te vetëm jo! Por nëse të gjithë bashkë do kemi pak më shumë dashuri, atëherë mund ta përmirësojmë këtë dhimbje të madhe!”, shkruan Elia.

  Ndërsa drejtori Ekzekutiv i “Fundjava Ndryshe”, Arbër Hajdari shkruan: “Në Burrel , me Princ Lekën dhe Princesh Elian.  Fundjavë Ndryshe në bashkëpunim me Fondacionin Mbretëresha Geraldine. Varfëri ekstreme, vizituam disa familje në fshatin Derjan dhe Zenisht. Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e ngrohtë.“Bamirësia nuk të varfëron”.Por fondacionit të “Fundjava Ndryshe”, në një tjetër aktivitet i është bashkuar dhe Riselda Sejdija. Ajo ishte e pranishme në një aktivitet të mbajtur në Tiranë ku ka dhuruar fëmijëve lodra dhe ka festuar bashkë me to.“Zemrat peshë me dashuri për njeri-tjetrin. Dritë e shpresë për një të nesërme më të mirë. 
Festat janë më të gëzuara dhe më të bukura kur jemi bashkë e ndajmë me fëmijët në nevojë. Sëbashku me Riselda Sejdijën për të mos lënë asnjë fëmijë pa dhurata dhe pa gëzuar si gjithë të tjerët. “Bamirësia nuk të varfëron”, shkruhet në rrjetin social “Facebook”, të Fundjava Ndryshe.  Ndërkohë “Fundjava Ndryshe”, në prag të festave të fundviti ka bërë një marrëveshje bashkëpunimi me Balfin Group, ku thuhet se do të  vijojë të jetë një bashkëpunimin afatgjatë.Në “Facebook”, foncacioni shkruan “Balfin Group vijon bashkëpunimin afatgjatë me “Fundjave Ndryshe”
Nënshkruhet marrëveshja në mbështetje të familjeve në nevojë.

Grupi Balfin dhe Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi. Nëpërmjet Fondit Balfin, të ngritur nën kujdesin e veçantë të Z. Mane, President i Grupit Balfin, kjo marrëveshje synon që të ndihmojë familjet në nevojë në përmirësimin e kushteve të jetesës, dhe në kthimin e vlerave dhe rëndësisë që ka një jetë aktive për këtë kategori të shoqërisë shqiptare për familje të cilat do të jenë të identifikuara dhe referuara nga “Fundjavë Ndryshe”. Marrëveshja u nënshkrua sot me Presidentin e Grupit Balfin Z. Samir Mane, dhe drejtorin e fondacionit Z. Arbër Hajdari.

Grupi Balfin është i vendosur që të promovojë vlerat më të larta shoqërore dhe të tregojë përkujdesje për komunitetin ku vepron. Grupi Balfin beson se rritja e një biznesi duhet të shoqërohet paralelisht me zhvillimin dhe rritjen sociale të komunitetit, e për këtë arsye ka vlerësuar maksimalisht përpjekjet dhe punën e bërë nga Fondacioni “Fundjava Ndryshe” duke u bërë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë dhe afagjatë të këtij fondacioni.“Bamirësia nuk të varfëron”#fundjavendryshe”.Por, një ndër emrat më të njohur që së fundmi i është bashkuar fondacionit si anëtare e bordit është Emina Cunmulaj.  “Me nder dhe krenari të jashtëzakonshme unë shpall rolin e ri që kam marrë si anëtare e bordit për @fundjavendryshe”, shkruan Cunmulaj në rrjetet sociale.

Tags: bamiresifamshmitfestatfundvititsensibilizuan

TË LIDHURA

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit
Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

19:24 | 02/12/2025
Next Post
Drama e Eboue/Luajti 7 vite tek Arsenal, sot nuk paguan dot dritat

Drama e Eboue/Luajti 7 vite tek Arsenal, sot nuk paguan dot dritat

Ziadin Sela kërkon Ministrinë e Shëndetësisë, refuzon postin e zv/kryeministrit

Ziadin Sela kërkon Ministrinë e Shëndetësisë, refuzon postin e zv/kryeministrit

“Diario Gol”: Perez plotëson kushtet, Neymar gati i bashkohet Realit

“Diario Gol”: Perez plotëson kushtet, Neymar gati i bashkohet Realit







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe
Kosovo

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

by mirseda
20:57 | 02/12/2025
0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe...

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

Gjobiten klubet e Superiores, Komisioni i Disiplinës merr vendimet

19:48 | 02/12/2025
Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

Përfshihet nga flakët banesa në Elbasan, ende nuk dihen arsyet e zjarrit

19:24 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com