Një krim në familje tronditi Vlorën dhe jo vetëm ditën e sotme, ku një burrë ka vrarë gruan dhe më pas ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët.
“Panorama” ka mundur që të sigurojë dhe një foto të çiftit, të cilët tronditën qytetin e Vlorës sot paradite. Krimi ndodhi në mesditën e sotme kur bashkëshorti, Teodor Lera ka vrarë gruan e tij, Eva Lera, 45-vjeçe.
Nuk dihen ende rrethanat e tij konflikti brenda familjes që degradoi në deri në vrasje. Autori është dërguar në Spitalin e Vlorës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se Teodor Lera është person me precedent penal, pasi rreth një vit më parë është proceduar për dhunë në familje. Çifti Lera mësohet se ka tre fëmijë, dy jetojnë jashtë vendit, ndërsa një tjetër është student.
NJOFTIMI I POLICISË PËR NGJARJEN
Sot rreth orës 12:10, në lagjen “Kushtrimi”, në katin e parë të një pallati është gjetur e pa jetë një shtetase 45 vjeçe.
Nga hetimet paraprake dyshohet se ajo mund të jetë vrarë nga bashkëshorti.
57-vjeçari më pas, dyshohet se ka prerë damarët. Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.