Duka dhe Dukesha e Sussex janë mbuluar me dhurata gjatë turneut mbretëror. Ata kanë marrë dhuratë një buqete gjigande me lule nga një admirues i tyre në Auckland.
Admiruesi i dorëzoi fillimisht buqetën gjigante Kryeministres Jacnda Ardern.
Ajo më pas i kërkoi asaj se donte të takonte Meghan.
Kryeministrja e Zelandës së Re është parë duke buzëqeshur teksa merrte buqetën.
Mesa duket ajo ka qenë shume e rëndë dhe është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë.
Një polic dhe një police kanë shkuar dhe kanë marrë dhuratën. Çifti i ri mbretëror janë në ditën e tyre të tretë të turneut, dhe dje janë ndalur në Zelandën e Re.