Disa orë më parë ranë alarmet që do të tregonin sulme ajrore në qiellin e Palestinës dhe Izraelit.
Më vonë, pati sulme në Malin e tempullit, që është një vend i shenjtë lutjeje …
Dhjetra njerëz thuhet se u plagosën nga sulmet.
Për momentin ka qindra palestinezë, (përfshirë fëmijët) të plagosur pas përplasjeve me ushtrinë izraelite, disa media raportojnë se aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan Biet Hanoun-in.
Ministria palestineze e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza tha se 20 vetë, përfshirë fëmijët, kishin vdekur gjatë sulmeve.
Palestinezët akuzojnë Izraelin për okupim të dhunshëm të territorit të tyre dhe izraelitët akuzojnë palestinezët për terroristë.