Një meshë është mbajtur në Kishën e Shën Athanasit në Bularat, në orën 11:00, në kujtim në Konstandinos Kacifas. Të afërmit, miqtë, fshatarët dhe minoriteti grek nga rajone të ndryshme kanë qëndruar pranë familjes së 35-vjeçare.
Ata janë parë duke mbajtur flamuj grekë në duar si dhe kanë kënduar himnin kombëtar grek. Mbi varrin e të ndjerit nuk kanë lënë lule, por kanë vendosur flamuj grekë.
Në ceremoninë e të 40-ave të Kacifas, familjarët e tij kanë folur me një gjuhë të ashpër kundër autoriteteve shqiptare.
Nëna e Kacifas i ka quajtur “qenë” forcat e policisë shqiptare, pasi ndaluan një numër të madh grekësh në kufi. Ata donin të hynin në Shqipëri për të qenë pranë familjes së minoritarit të vrare.
Por, polica shqiptare nuk i ka lejuar pasi shumica prej tyre ishin shpallur non-grata nga shteti shqiptar.
Ndërsa shumë të tjetër përbënin rrezik për vendin tonë. Ata janë ndalur dhe nuk janë lejuar që të hyjnë në Shqipëri./Përshtati: Tirana Today/