Sapo ka mbërritur në Bularat trupi i të ndjerit Konstadinos Kacifa, i vrarë nga RENEA pajë shkëmbimi zjarri.
Trupi i minoritarit grek u tërhoq me dhimbjen më të madhe nga familjarët e tij në Tiranë, ku edhe u krye ekspertiza mjeko-ligjore. Ndërsa vetëm dje, Prokuroria e Krimeve të Rënda lejoi tërheqjen e trupit nga familja Kacifas.
Siç duket nga fotot e siguruara nga Tirana Today, arkivoli është i mbuluar me flamurin grek, ndërsa është lënë i hapur në pjesën e sipërme, që të mundëson të shohësh fytyrën e të ndjerit. 35-vjeçari është veshur me uniformë ushtarake.
Varrimi do të bëhet nesër në orën 13:00, shpenzimet e të cilit u morën përsipër nga Bashkia e Dropulit. Ndërsa ka nisur edhe organizimi për mbërritjen e qindra grekëve, që do të marrin pjesë në varrimin e Konstandinos Kacifas.