Një e moshuar në Francë ka ngatërruar Kancelaren e Gjermanisë me gruan e Presidentit Macron. Gruaja 101-vjeçare mori pjesë në ceremoninë e përkujtimi të Luftës së Parë Botërore.
Edhe Kancelarja gjermane ishte në Paris për këtë ceremoni ku është takuar me pensionistët gjatë ngjarjeve të Ditës së Armistikës, raporton Daily Mail.
Në foto ju mund të shikoni gruan, e cila ka lindur gjatë konfliktit. Ajo i është drejtuar me fjalë të madh presidentit Macron ku i ka thënë:
“Zotëri Macron, nuk është e mundur, një grua e vogël si unë të shtrëngojë duart me Presidentin e Republikës, është fantastike!”.
Por zhurma fillon kur ajo i drejtohet Merkel dhe i thotë: ‘Ju jeni Zonja Macron!’ Me një vështrim të ashpër në fytyrën e saj, Merkel përpiqet t’i shpjegojë: ‘Jo, unë jam Kancelarja e Gjermanisë’. Përkundër përpjekjes për t’i treguar asaj disa herë në frëngjisht se ajo është Kancelarja gjermane, gruaja nuk po e kuptonte.
Në pamjet e kapura, Merkel mund të shihet duke bërë një fytyrë të befasuar para kamerave ndërsa del në foto më të moshuarën. Macron dhe Merkel morën pjesë në disa ngjarje së bashku gjatë fundjavës si pjesë e shërbimeve të ditës së përkujtimit.
Kujtojmë se Macron, 40 vjeç, është martuar me mësuesen e tij 65-vjeçaren Brigitte Macron. E moshuara në një farë mënyre mund të ketë pasur të drejtë pasi ka dëgjuar se gruaja e Macron është më e madhe në moshë se Presidenti! Por, nga ana tjetër ky incident duket se ka vënë në siklet me shumë Kancelaren sesa Macron./ Tirana Today/