Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Formulari i dekriminalizimit “tradhton” sekretin e 11 kandidatëve të PD-së

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Formulari i dekriminalizimit “tradhton” sekretin e 11 kandidatëve të PD-së

Dorëzimi i listave dhe i formularëve të dekriminalizimit për të gjithë deputetët e Partisë Demokratike ka nxjerrë disa të vërteta të frikshme.

Të paktën 13 prej kandidatëve kanë një të shkuar kriminale, të konfirmuar nga ata vetë, sipas formularëve që kanë paraqitur. 

Berisha dhe Basha ende nuk e kanë dorëzuar këtë formular, duke rrezikuar të s’kualifikohen nga gara, ndërsa janë disa rastet e njohura të personave që kanë mashtruar me formularët, duke shkruajtur veprat penale për të cilat janë gjykuar ose dënuar në të shkuarën, çka rrezikon s’kualifikimin e tyre të përjetshëm nga mbajtja e funksioneve publike në të ardhmen.

Një investigim i Lexo.al ka hedhur dritë mbi të gjithë deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën, duke radhëtur emrat problematikë një për një.

Plagosje në bashkëpunim – Ermal Sefa, kandidat i PD-së për rrethin e Fierit deklaron se është dënuar për plagosje në bashkëpunim. Ka përfituar nga amnistia duke mos kryer asnjë ditë burgim.

Mashtrim financiar – Një kandidat tjetër ka mashtruar disa qytetarë, duke nxjerrë përfitime të paligjshme financiare prej tyre. Pavarësisht akuzës së rëndë, edhe ai është amnistuar.

Shpërdorim detyre – Ka edhe kështu, personat që kanë vjedhur shtetin dhe janë dënuar për shpërdorim detyre, vlerësohen nga PD si figura që meritojnë t’u vendoset emri në listë. I tillë është rasti i Myslym Murrizit, kandidat në Fier. Gjithashtu, Myrrizi ka edhe dy dënime të tjera me kusht, por nuk i bën të ditura, raporton Lexo.al.

Falsifikim parash – I njohur në Vlorë si skafist gjatë viteve 1990, Dashamir Tahiri është gjykuar në Itali për një tjetër akuzë, atë të falsifikimit të parave dhe të akteve zyrtare. Gjykata e Ravenës e dënoi në vitin 2009 me 9 muaj burg dhe një gjobë prej 300 eurosh.

Evazion fiskal – Ky është rasti i Shkëlqim Krasiqit, i ndjekur për evazion fiskal, por në formularin e tij refuzon të japë detaje të tjera.

Mashtrim elektoral – Ka edhe kështu, Artur Roshi, kandidat në Tiranë është ndjekur nga Prokuroria në të shkuarën pasi në funksionin e një drejtori vendor të PD-së, vendosi në listë një kandidat pa aprovimin e këtij të fundit. Këtë e deklaron vetë Roshi në formularin e tij të dekriminalizimit.

Aksident (nuk thuhet pasoja) – Aksident me pasojë vdekje ose plagosje, këtë Ardit Cylybyli, kandidat nuk e thotë në formular. Ai bën të ditur vetëm se ka qenë i arrestuar për 20 ditë për këtë akuzë. Për shkelje të rregullave të qarkullimit është dënuar edhe kandidati Luigj Gjergji.

Kundërshtim të punonjësit të policisë dhe shpifje – Rasti i Edi Palokës, i dënuar dy herë me vendim të formës së prerë për shpifje, për organizim të manifestimeve të paligjshme dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ata që nuk e mbajnë mend – Alban Zeneli shkruan që është dënuar, por nuk thotë as akuzën, as vitin dhe asnjë detaj tjetër. Indrit Hoxha gjithashtu ka pasur një problem me ligjin dhe pranon se është dënuar me detyrim paraqitje, por nuk specifikon se cilën akuzë.

Florion Mima thotë që është dënuar, por meqë shkalla e fundit e gjykimit e ka nxjerrë të pafajshëm refuzon ta deklarojë (edhe pse formulari kërkon të shkruhen edhe rastet kur një deputet është vendosur nën hetim).

Flamur Nokës, në formularin e parë i rezultoi një dëbim nga Jugosllavia në vitin 1991, por tashmë del i pasur.

Ata që nuk deklaruan krimet – Janë shumë deputetët e PD-së që kanë lënë të pastër formularin e dekriminalizimit, pavarësisht se kanë pasur probleme me ligjin në të shkuarën. Rastet e dy ish-kryekomunarëve të vendosur nën hetim, ai i Farkës dhe Kasharit, Fatbardh Plaku dhe Besnik Fuçia nuk janë të vetmit.

 

Vetëm disa ditë më parë, mediat denoncuan plot 29 emra, të cilët kanë pasur në të shkuarën probleme me drejtësinë. Vetëm disa ditë më parë, mediat denoncuan plot 29 emra, të cilët kanë pasur në të shkuarën probleme me drejtësinë./Lexo.al

Tags: Artur RoshiDashamir TahiriFormulari i dekriminalizimitShkëlqim Krasiqi

TË LIDHURA

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi
Kryesore

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

22:24 | 10/07/2025
OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj
Aktualitet

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
“Pas dorëheqjeve në Vlorë, Çuçi shpall garën për 12 drejtorë të rinj”
Aktualitet

“Pas dorëheqjeve në Vlorë, Çuçi shpall garën për 12 drejtorë të rinj”

20:37 | 10/07/2025
Next Post
Ambasada amerikane në Prishtinë bën sërish thirrje për zgjedhje të lira

Ambasada amerikane në Prishtinë bën sërish thirrje për zgjedhje të lira

CIES, Hysaj renditet ndër lojtarët që luajnë rregullisht në Evropë

CIES, Hysaj renditet ndër lojtarët që luajnë rregullisht në Evropë

“Essential Phone” i ndërtuar të sfidojë iPhone, Google Pixel dhe Samsung Galaxy S8

“Essential Phone” i ndërtuar të sfidojë iPhone, Google Pixel dhe Samsung Galaxy S8

JU REKOMANDOJMË

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025




TË FUNDIT

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi
Kryesore

A mund të shkarkohet Veliaj nga Rama? Ja ç’thotë avokati Besnik Muçi

by mirseda
22:24 | 10/07/2025
0

Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, shpjegoi në një emision televiziv nëse Erion Veliaj...

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

OSHEE i faturon qytetares 350 mijë lekë për dritat e një apartamenti që nuk i përket asaj

22:13 | 10/07/2025
Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

Kaos në Gaza/ Më shumë se 100 foshnje prematurë në rrezik, spitalet pa karburant

21:28 | 10/07/2025
Skuka shpëton të kuqtë në Conference League, Partizani barazon në Estoni ndaj Nomme Kalju

Skuka shpëton të kuqtë në Conference League, Partizani barazon në Estoni ndaj Nomme Kalju

21:12 | 10/07/2025
Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

Emërohet kryetari i ri i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë

21:09 | 10/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com