Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Forcat amerikane u kundërpërgjigjen sulmeve me raketa në Siri

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Forcat amerikane u kundërpërgjigjen sulmeve me raketa në Siri

Trupat amerikane në Siri u kundërpërgjigjën pas një sulmi me raketa ndaj forcave të Shteteve të Bashkuara, tha koloneli amerikan Wayne Marotto, zëdhënës i ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare kundër Shtetit Islamik.

”Forcat amerikane në Siri, ndërsa ishin nën sulme të shumta me raketa, vepruan në vetëmbrojtje dhe u përgjigjën me artileri mbi pozicionet e hedhjes së raketave“, shkroi ai në rrjetin twitter.

Burimet i thanë Zërit të Amerikës se raketat shënjestëruan një bazë ushtarake në Deir ez-Zour e njohur fshati i Gjelbër. Zoti Marotto i tha Zërit të Amerikës se forcat amerikane u kundërpërgjigjën me predha artilerie 155 milimetërshe.

Sulmi me raketa nuk shkaktoi dëme në njerëz dhe dëmet tjera janë duke u vlerësuar, shkroi ai.

Shkëmbimi i zjarrit u bë disa orë pasi ushtria amerikane tha se goditi tre objektiva afër kufirit midis Sirisë dhe Irakut të përdorura nga milicitë e mbështetura nga Irani për të kryer sulme me dronë mbi personelin dhe objektet amerikane.

“Unë urdhërova sulmet e mbrëmshme ajrore duke vënë në shënjestër vendet e përdorura nga grupet e milicisë të mbështetura nga Irani, përgjegjës për sulmet e fundit ndaj personelit amerikan në Irak“, tha të hënën në Zyrën Ovale, presidenti amerikan Joe Biden.

Sipas zëdhënësit të Pentagonit, John Kirby, objektet përdoreshin nga grupet e milicisë, duke përfshirë Kataeb Hezbollahun dhe Kataeb Sayyid al-Shuhada, dy fraksione ushtarake irakiane me lidhje të ngushta me Teheranin. Dy nga shënjestrat ishin brenda Sirisë dhe një në Irak.

“Sulmet kundër trupave tona duhet të ndalen dhe për këtë arsye presidenti urdhëroi operacionin e mbrëmshëm në vetëmbrojtje të personelit tonë,” u tha gazetarëve sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Trupat amerikane në Irak janë sulmuar nga dronë tre herë në “pak më shumë se një muaj”, i tha Zërit të Amerikës gjeneral Frank McKenzie, kreu i Komandës Qendrore të SHBA-së në një intervistë në Kajro më 15 qershor. Sulmet nuk shkaktuan viktima.

“Në Irak ka shumë dronë. Disa prej tyre janë të vendit. Disa kanë ardhur nga Irani. Jemi të sigurt për këtë,” tha gjeneral McKenzie.

Zëdhënësja e Pentagonit, Komandante e Marinës Jessica McNulty shtoi të hënën se “milicitë e mbështetura nga Irani kanë kryer të paktën pesë sulme me mjete ajrore pa pilot të njëanshme kundër mjediseve të përdorura nga personeli i SHBA-së dhe koalicionit në Irak që nga prilli, si edhe sulme të vazhdueshme me raketa kundër SHBA-së dhe forcave të koalicionit “.

“Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin, por ne jemi të gatshëm të mbrojmë forcat tona në mbarë rajonin dhe për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi ose sulmi,” tha ajo.

Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi dënoi të hënën sulmin ajror të Shteteve të Bashkuara në territorin e vendit të tij duke e quajtur atë një shkelje të sovranitetit kombëtar që bie ndesh me konventat ndërkombëtare. Ushtria e Irakut tha se vendi i saj nuk duhet të jetë një arenë “për të larë hesapet”.

Zonja Psaki vuri në dukje se SHBA pajtohet me një thirrje për ulje tensionesh nga kryeministri irakian por tha të hënën se administrata ndihej e sigurt tek “arsyetimi ligjor” i saj për goditjet.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë se ai do të veprojë për të mbrojtur personelin amerikan,” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë të dielën vonë, duke shtuar se sulmet ishin “të kufizuara“.

Sulmet me raketa dhe dronë kundër trupave të koalicionit kanë qenë të shpeshta që kur një sulm me dron në janar 2020 afër aeroportit të Bagdadit shkaktoi vdekjen e Qasem Soleimanit, udhëheqës i forcës elite iraniane, Quds. Udhëheqësi i milicisë irakiane Abu Mahdi al-Muhandis u vra gjithashtu në atë goditje.

Sulmet, shënojnë herën e dytë që Shtetet e Bashkuara ndërmarrin goditje ndaj milicive të mbështetura nga Irani në Siri, që kur presidenti Joe Biden mori detyrën.

Në fund të shkurtit, SHBA vunë në shënjestër ndërtesa në Siri që i përkisnin asaj që Pentagoni tha se ishte milici e mbështetur nga Irani, përgjegjëse për sulmet kundër personelit amerikan dhe aleatëve në Irak.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të së hënës me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio në Romë, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ndërmori një “veprim të nevojshëm, të përshtatshëm, me qëllimin për të kufizuar rrezikun e përshkallëzimit ndërsa dërgonte një mesazh “të qartë” parandalimi./VOA

Tags: forcat amerikanesirisulme me raketa

TË LIDHURA

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…
Bota

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

09:17 | 17/10/2025
Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme
Bota

Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

09:12 | 17/10/2025
Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës
Bota

Kancelari gjerman bën thirrje për forcimin e Europës

09:07 | 17/10/2025
Next Post
Si u bë një vend i vogël si Belgjika, një superfuqi e futbollit evropian

Si u bë një vend i vogël si Belgjika, një superfuqi e futbollit evropian

Çështja e detit/ Dendias: Jam i kënaqur që Mitsotakis dhe Rama ranë dakord

Çështja e detit/ Dendias: Jam i kënaqur që Mitsotakis dhe Rama ranë dakord

Operacione të fshehta: Zbulimi i lidhjeve të zyrtarëve serbë me paraushtarakët

Operacione të fshehta: Zbulimi i lidhjeve të zyrtarëve serbë me paraushtarakët







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet
Kultura

Në Durrës, një ekspozitë me foto rikthen kujtimet e një qyteti që po humbet historinë e vet

by mirseda
10:36 | 17/10/2025
0

Mbrëmjen e kaluar, në fasadën e ish-hotelit “Vollga”, janë ekspozuar rreth 120 foto të skanuara, që i...

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

Përplasje e ashpër mes Melonit dhe kryesindikalistit/ Shpërthen kryeministrja italiane

10:25 | 17/10/2025
Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…

Bebja humbi jetën te “Koço Gliozheni”, Prokuroria merr të pandehur dy mjekë, gjatë lindjes përdorën…

10:18 | 17/10/2025
Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

Hamasi e pranon: Kthimi i trupave shumë i vështirë, ndodhen në…

09:17 | 17/10/2025
Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

Trump: Do të takohem në Budapest me Putinin për të vënë në shinat e duhur këtë luftë të turpshme

09:12 | 17/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com