Ditmir Bushati u është përgjigjur akuzave të forta të Shpëtim Idrizit lidhur me fondet sekrete greke.
Në një postim në Twitter, Bushati ka thumbuar kreun e PDIU-së, për të cilin shprehet se shtiret si nacionalist për tepsi.
Edhe pse Bushati nuk përmend emra, ai i referohet Idrizit teksa shkruan se po bën një përpjekje të dëshpëruar për t’u faktorizuar. Për ministrin, çështja e financimit sekret të Greqisë, nuk ka të bëjë fare me bisedimet e qeverisë me fqinjin jugor.
“Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare e as me vendosmërinë e qeverisë @ediramaal që përfshiu në bisedime me fqinjin jugor të gjitha çështjet që i kishte mbuluar pluhuri i harresës #nacionalizëmpërtepsi”, shkruan ai.