Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Flamurtari humbet miqësoren e dytë, mposhtet nga Gostivari

9 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Flamurtari humbet miqësoren e dytë, mposhtet nga Gostivari

Flamurtari pësoi dje humbjen e parë përballë Gostivarit në tokën maqedonase. Pas fitores 3-2 pak ditë më parë ndaj Makenodjas, dje kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt Gostivarit ku kanë humbur pas golit të Ademit. Duhet theksuar se dhe kushtet në të cilat kanë qenë nuk ishin të përshtatshme. Vlonjatët kanë qenë disi të lodhur për shkak të vapës dhe temperaturave të larta si edhe nga stërvitja e zhvilluar në palestër gjatë paradites.

Ndeshja

Loja ka qenë e barabartë dhe nuk kanë munguar rastet për shënim nga të dy skuadrat. Por, në minutën e 10′, kuqezinjtë do të pësonin golin e disavantazhit pas rrjetës së gjetur nga Ilirid Ademi. Ekipi i Duros ka provuar të barazojë rezultatin, por nuk ia ka arritur, pasi Gostivari ka një mbrojtje shumë të fortë.

Ekipi kundërshtar, që ka përforcuar radhët e tij gjatë kësaj merkatoje vere me disa futbollistë mjaft cilësorë nga Liga e Parë e Maqedonisë, nuk është dorëzuar para skuadrës vlonjate. Flamurtari ka qenë shumë i përgjumur, pa arritur të kthejë rezultatin në favor të tij edhe pse ka pasur disa raste që mund të shfrytëzoheshin më mirë.

Në pjesën e dytë të ndeshjes, trajnerët e dy ekipeve do të aktivizonin në fushë lojtarët e stolit. Për vlonjatët bie ne sy aktivizimi i Alveshit, i cili nuk arriti të ndryshonte rezultatin edhe për shkak se është bashkuar me ekipin ditët e fundit dhe ende nuk e ka arritur formën e duhur. Edhe pse vlonjatët nuk kanë reshtur së kërkuari golin e barazimit, Hoxhaj dhe Neziraj kanë gabuar shumë para portës kundërshtare.

Në fund të takimit, Liçaj nuk arriti të realizonte golin me kokë, mundësitë e të cilit ishin të shumta. Gostivari ndërkohë mbrohet mirë dhe mundohet të mos lërë hapësirat për kundërshtarët, çka i jep fitoren në këtë fund ndeshjeje.

Ndeshjen e tretë miqësore në Maqedoni vlonjatet do ta luajnë në datën 7 gusht dhe përballë do të kenë ekipin Zajaz.

Tags: e dytëflamurtariGostivarihumbetmiqësoremposhtet

TË LIDHURA

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë
Sport

Objektivi i Myrto Uzunit, sulmuesi i Kombëtares drejt rekordit të ri në karrierë

18:51 | 26/02/2026
Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin
Sport

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më, merr vendimin final për Muçin

09:31 | 21/02/2026
Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë
Sport

Kupa e Shqipërisë: Ndeshjet e kthimit në një ditë

21:37 | 16/02/2026
Next Post
38-vjeçari kapet me tritol në xhep, arrestohet

38-vjeçari kapet me tritol në xhep, arrestohet

Situata në 24 orët e fundit, shënohen 8 vatra zjarri në këto qarqe

Situata në vend, shënohen 15 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Bujar Nishani rikthehet në Partinë Demokratike: Do jap kontributin tim







JU REKOMANDOJMË

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026
Vendim qeverie/ Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, ja kush e zëvendëson Insidor Rexhepin

Nga pagat e mësuesve,policisë te lojërat e fatit/ Zbardhen vendimet e Këshillit të Ministrave

14:42 | 27/02/2026
Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

Plagosje me a*më në Tiranë, i lënduari g*ditet në bark pranë ish-parkut të autobusëve

11:28 | 26/02/2026




TË FUNDIT

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel
Kryesore

Protestuesit rikthehen te selia e PD, Berisha mbyll protestën: Pas 25 minutash në Surrel

by mirseda
21:57 | 28/02/2026
0

Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30. Protestuesit u mblodhën në selinë blu,...

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

I vunë zjarrin vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Bardhi: Të paktën nuk ka njerëz të lënduar

21:27 | 28/02/2026
Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

Trump: Iranit do t’i duhen vite të rikuperohet, konfliktin e mbyll në dy ditë

20:38 | 28/02/2026
Protestuesit te zyra e Ilir Prodës, Koçiu: PD si zjarrvënës, molotovi provokim i hapur

Protestuesit te zyra e Ilir Prodës, Koçiu: PD si zjarrvënës, molotovi provokim i hapur

20:36 | 28/02/2026
Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin, ndërron jetë i moshuari

20:32 | 28/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com