Flamurtari është mjaft aktiv në këtë merkato, ditën e sotme klubit i është bashkuar edhe një sulmues anësor. Prej disa ditësh qarkullonin fjalë që sulmuesi maqedonas, Argjent Gafurri do të viheshe nën urdhrat e Duros dhe sot ka ardhur zyrtarizimi, ka bërë edhe prezantimin zyrtar me bluzën e Flamurtarit.
Argjent Gafurri është shqiptar nga Maqedonia, luan si sulmues anësor dhe së fundi është aktivizuar për skuadrën e Xhepçishtit, Renovën. 29-vjeçari është një futbollist me mjaft eksperiencë dhe në 222 takime për Renovën, ka shënuar 35 gola dhe ka asistuar në 23 të tjerë, ndërsa pritet të ndihmojë shumë skuadrën e Duros. Kështu pas sulmuesit azer, Muarem Muarem dhe atij serb, Nedjelkoviç, vlonjatët bëjnë një tjetër goditje në repartin e avancuar, për t’i garantuar skuadrës së Duros më shumë gola.