Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Flamuri i reformës në drejtësi u ndot, Arta Marku njolla e parë

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
A ka përgjime për Vangjush Dakon? Analisti: Opozita të flasë me fakte, ose të heshtë

Nga Andi Bushati/Kush e ka ndjekur më vëmendje përpalljen e kryeprokurores Marku në llogaridhënien para komisionit të ligjeve, me siguri nuk e ka humbur një detaj domethënës. Gjatë debatit provokativ me një nga deputetët e opozitës, ajo ka bërë një lapsus frojdian. Ajo e ka etiketuar prokurorinë e përgjithshme si “ndërmarrjen që drejton” duke e zhveshur nga emërtimi solemn dhe hijerëndë i institucionit.

Ndoshta askush nuk mund të shpjegojë dot nëse kjo “rrëshqitje” i vjen nga mungesa e përvojës, apo nga fakti se ajo e quan veten një drejtuese formale të një ndërmarrje ku ka të tjerë aksionerë. Por gjithsesi, një gjë mund të thuhet me siguri, ajo u soll sikur beson në versionin e dytë.

Sepse paraqitja e saj ishte një dështim i turpshëm. Ajo u karakterizua gjatë gjithë mbledhjes së transmetuar live vetëm nga përgjigjet boshe: “nuk e di”, “nuk kam informacion”, “nuk ka statistika”, “nuk kam tagër të njoh këtë çështje të veçantë” etj.

Për të thënë të vërtetën pozicioni i saj në një sallë parlamentare që i ngjan përditë e më shumë tregut çam, ku nuk e merr vesh i pari të dytin, nuk ishte i lehtë. Deputetët demokratë më shumë sesa për pyetje, ishin të pritur për të bërë një propagandë diskredituese. Kolegët e tyre të majtë, merakun e vetëm kishin të tregonin se gjithçka shkonte mbroth. Njëra palë donte të provokonte me çdo kusht konflikt, ndërsa tjetra, tashmë e kapluar nga bezdia për procesin demokratik të llogaridhënies, kërkonte t’a mbyllte sa më parë seancën.

Por, pavarësisht nga ky konfrontim me logjikë tejet partizane, publiku i gjerë, ajo pjesë gjithnjë e më e madhe e shqiptarëve që refuzon të votojë edhe PS edhe PD-në, priste diçka tjetër nga kryeprokurorja.

Së paku formalisht, për ata, ajo është e zgjedhura e parë në erën pas votimit të reformës në drejtësi. Është e vetmja drejtuese e institucionit të akuzës që ka kapërcyer filtrat e vettingut. Është gjithashtu, ajo, që megjithëse u votua vetëm nga njëra palë, u mbështet dhe publikisht nga misionet ndërkombëtare që e mbikëqyrin reformën.

Pra në këtë kuptim, në paraqitjen e saj në publik ajo duhej të simbolizonte këtë fazë të re. Ajo duhet të ngrihej përtej përleshjes partizane PD- PS dhe t’i fliste publikut. Dalja e saj live, në TV, duhet të sqaronte disa pikëpyetje të mëdha: pse vendet evropiane vazhdojnë ta kenë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës si kusht për përparimin e vendit drejt BE-së? Pse mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë se paratë e trafiqeve po i përdor politika? Pse nuk dimë ende asgjë për 623 kg e kokainës të fshehura si banane? Pse nuk ka ende përgjigje për vërtetësinë e përgjimit të Agron Xhafës? Pse nuk njihet fajtori i ekstradimit të paligjshëm të financierit të Habilajve?

Vetëm kështu ajo do të mund ta justifikonte statusin simbolik të flamurtares së një ere të re, të një reforme në drejtësi që na është servirur prej kohësh si mënyra e vetme për të pastruar shoqërinë duke u vënë edhe kundër politikës e duke i treguar vendin edhe asaj.

Por, fatkeqësisht, Arta Marku, tregoi sot se as e përmbush dot këtë mision dhe se ndoshta as nuk e ka imagjinuar atë edhe në ëndrrat e saj më të guximshme. Ajo u soll si një nëpunëse province, as më pak dhe as më shumë, se sa ajo që qëndronte poshtë Ulsi Manjës në prokurorinë e Shkodrës.

Paraqitja e saj qe madje shumë larg dhe se profili që kanë krijuar në përtalljet me qeveritë e kohës paraardhësit e saj, Theodhori Sollaku apo Ina Rama.

Ndërsa Arta Marku, simboli i parë i reformës së re, nuk u ngrit dot mbi sherrnajën e përditshme PS- PD. Ajo u soll si një llogaritare memece, që në vend të një pasqyre të përgjithshme, raportonte për shifra dhe statistika pa kuptim. Ajo as jepte përgjigje dhe as mbante qëndrime, nga tmerri se mos i prishte punë atyre që e kanë katapultuar aty.

E në kuptim ajo nuk ka faj. Ndoshta ajo vërtet e di se e kanë vënë në krye të një ndërmarrjeje që është pronësi e tjetërkujt. Ajo aq kupton dhe aq bën dhe ky nuk është më problem i saj, por halli ynë dhe i një reforme që na e shitën si çudi, ndonëse rrezikon të vazhdojë të prodhojë profile të ngjashme./Lapsi/

Tags: Arta Markudrejtesie parëflamurii reformësnjollau ndot

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Parulla e FIAT: Për Cristianon 400 milionë euro; Për punëtorët, një shkelm b…

Parulla e FIAT: Për Cristianon 400 milionë euro; Për punëtorët, një shkelm b…

Formacionet Kroaci-Angli/“Coming home” apo do shkruhet historia

Formacionet Kroaci-Angli/“Coming home” apo do shkruhet historia

Vij nga Amerika në Shqipëri për pushime, e lahem me orar

Vij nga Amerika në Shqipëri për pushime, e lahem me orar







JU REKOMANDOJMË

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026
Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

Aksident në aksin Librazhd–Prrenjas, përmbyset një automjet pranë urës së Bushtricës

19:11 | 13/02/2026




TË FUNDIT

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim
Aktualitet

Vetëplagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Tiranë, 2 në pranga, 3 në kërkim

by mirseda
08:54 | 14/02/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak pas mesnatës në Tiranë ku një 18-vjeçare është vetëplagosur me...

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

Sot dita e dashurisë! Çfarë është festa e Shën Valentinit dhe nga e ka prejardhjen?

08:51 | 14/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026
U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

U arratis nga burgu 8 vite më parë, arrestohet shqiptari në Greqi

22:22 | 13/02/2026
Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

Çahet argjinatura e Lumi Shkumbin në Elbasan; rrezikohen uji i pijshëm dhe 200 shtëpi

21:55 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com