Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Fjalimi traditë nga dritarja, Berisha akuza Ramës: E ka kthyer qeverinë në organizatë kriminale

2 vjet ago
in Aktualitet, Politikë
Fjalimi traditë nga dritarja, Berisha akuza Ramës: E ka kthyer qeverinë në organizatë kriminale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur edhe sot fjalim nga dritarja e banesës së tij, para mbështetësve që janë grumbulluar poshtë pallatit, ndërsa ndodhet nën arrest shtëpie.

Berisha ka hedhur akuza ndaj Ramës, duke deklaruar se e ka kthyer qeverinë në një organizatë të mirëfilltë kriminale.

“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më vëllazërore, më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, luftëtarëve të pamposhtur të betejës pa kthim. Ju, të cilët me idealet tuaja, sakrificat, vendosmërinë, e shndërruat këtë rrugë në një burim shprese, burim drite për mbarë shqiptarët.

Ju që me fjalët tuaja çdo natë, e shndërruat këtë rrugë në burim të të vërtetës dhe të kauzës tonë të drejtë. Ju që me praninë tuaj çdo natë, krijuat polin e pushtetit të qytetarëve, polin e të vërtetës, polin e lirisë, polin e shpresës. Miqtë e mi, sot ju keni përzgjedhur me mençuri të trajtoni para shqiptarëve, një nga aferat korruptive më të mëdha që Europa ka njohur, të trajtoni atë të cilën e keni quajtur vjedhja e shekullit.

Në meritën e madhe të veprimtarëve të PD, të këshilltarëve të PD të qytetit të Elbasanit, të deputetëve të PD, u zbulua se afera e djegësave ishte afera e një vjedhje të parashikuar në 30 vite prej 1 miliard euro. Por kjo aferë kishte aspektin e saj më të zi, më dramatik. Veprimtarët e PD, deputetët e saj, faktuan para shqiptarëve dhe botës kjo aferë ishte afera e Edi Ramës. Se në këtë aferë, Edi Rama shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminalë. Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë kriminale, sepse në praktikat e njohura të mafies botërore, ai vendosi të bëhej miliarder duke vjedhur me plehrat qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Durrësit, Krujës dhe qyteteve përreth.

Pikërisht me këtë qëllim, Edi Rama do urdhëronte hedhjen poshtë të strategjisë së trajtimit, mbetjeve me landillin, seleksionim, depozitim, riciklim, strategji e financuar nga BE dhe e faktuar si më e mira e kohës. Do ishte Edi Rama, kreu i organizatës kriminale që do krijonte grupin e zëvendësministrave për të shpallur emergjencën.

Miqtë e mi, nga 11 zëvendësministra, 9 prej tyre hodhën poshtë propozimin. Pas kësaj, Edi Rama i pandalshëm në veprimtarinë e tij, organizon me të deleguarin e tij Artur Metanin, mbledhjen e dytë me pesë zëvendësministra. Përsëri tre prej tyre e hedhin poshtë propozimin.

Pastaj, Edi Rama mbledh një nga një firmat në kryeministri në kundërshtim me ligjin dhe shpall atë që quhet emergjenca e vjedhjes së shekullit. Të dashur miq, Edi Rama është kreu suprem i vjedhjes së shekullit.Ia ka thënë Arben Ahmetaj se mbreti tha Arben Ahmetaj, nuk jam unë, mbreti është ai që detyroi të firmosin 17 firma në 24 orë ministra dhe shkruar ministrave. Edi Rama është kreu i aferës së vjedhjes së shekullit sepse buxheti i shtetit nuk kishte një qindarkë të përcaktuar dhe ai me shpejtësi përcaktoi fondet që do i vidhte së bashku me Erion Veliajn dhe ministrat e tij.

Edi Rama si kreu i organizatës kriminale, përligji me firmën e tij, të Agaçcit, Metanit, praktikën korruptive të ndaluar me ligj, procedurën më të korruptuar në historinë e Shqipërisë. Edi Rama organizoi në bashkëvjedhje, Agaçin, Metanin, Ahmetajn, Gjiknurin, Kokën. Ai zgjodhi për inceneratorin e Tiranës të vjedhë kryesisht së bashku me Erion Veliajn. Ja pra se si Edi Rama e shndërroi qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, ku ministrat, këshilltarët, firmosnin për procedura antiligjore, që lejonin vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje.”, tha ai.

TË LIDHURA

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët
Aktualitet

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

12:39 | 04/11/2025
Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu
Politikë

Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu

12:31 | 04/11/2025
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet
Politikë

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet

12:28 | 04/11/2025
Next Post
Zjarri në spitalin e Shkodrës, flet një nga pacientët: Në dhomë ishim dy veta, ishim duke marrë serum

Zjarri në spitalin e Shkodrës, flet një nga pacientët: Në dhomë ishim dy veta, ishim duke marrë serum

“Dumani mburojë për Ramën”, ish-kryeministri sulmon kreun e SPAK

"Dumani mburojë për Ramën", ish-kryeministri sulmon kreun e SPAK

Ronela Hajati rrëfen e përlotur për humbjen e të atit: Nuk e shihja veten as në pasqyrë

Ronela Hajati rrëfen e përlotur për humbjen e të atit: Nuk e shihja veten as në pasqyrë







JU REKOMANDOJMË

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet

22:18 | 03/11/2025
Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

Aksident i pazakontë në Lushnjë! “Ford”-i merr para tufën me bagëti

19:07 | 03/11/2025
Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

Identifikohet autori i krimit në Gjorm të Vlorës. Policia jep detaje

22:26 | 01/11/2025
Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

Reforma e re për Administratën Publike, zbardhet projektligji “Për Nëpunësin Civil”, ndryshimet

13:31 | 31/10/2025




TË FUNDIT

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët
Aktualitet

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lihen në burg vëllai i deputetit të PD dhe dy të tjerët

by mirseda
12:39 | 04/11/2025
0

Gjykata e Korçësl ë masën ‘Arrest në burg’ me afat 40 ditë për Alti Nallbatin, Marsel Buçin...

Lëvizja Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të caktohet i mandatuari për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje mbledh Këshillin e Përgjithshëm, do të caktohet i mandatuari për kryeministër

12:34 | 04/11/2025
Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu

Meta kërkesë në Gjykatën e Lartë, kërkon lirinë nga burgu

12:31 | 04/11/2025
Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet

Vendimi i Kushtetueses për Veliajn, reagon Rama: U provua që s’i kam kapur unë të tëra pushtetet

12:28 | 04/11/2025
AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 1 punonjës policie dhe 3 punonjës së IMT-së në Shkodër

10:56 | 04/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com