Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

“First Man”, filmi që rrëfen sekretet e misionit ‘Apollo 11’

7 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
“First Man”, filmi që rrëfen sekretet e misionit ‘Apollo 11’

Mbarë bota po shihte më 20 korrik 1969, ndërsa një imazh i paqartë në ekranet bardhë e zi, tregonte se si astronauti Neil Armstrong shkeli në Hënë dhe ngriti flamurin amerikan. Në materialin në vazhdim, korrespondetja e Zërit të Amerikës Penelope Poulou, tregon se si një film i ri biografik i hedh një vështrim jetës së astronautit Neil Armstrong, duke përshkruar kurajon, frymën e aventurës dhe përqendrimin nën presion, të cilat i hapën rrugën misionit historik ‘Apollo 11’. Filmi “First Man”, “Njeriu i Parë”, rrëfen gjithashtu ndjenjën e solidaritetit, angazhimit, sakrificës personale që entuziazmoi amerikanët dhe mahniti botën.

“Janë kohë të jashtëzakonshme dhe përballemi me një sfidë të jashtëzakonshme. Besoj se ky vend duhet të angazhohet që të realizojë synimin e dërgimit të njeriut në Hënë dhe kthimit të sigurt të tij në tokë”, shprehej atëherë Presidenti John F. Kennedy.

Misioni mahnitës i zbritjes në Hënë të ‘Apollo 11’, është momenti kulmor i dramës “First Man” të regjisorit Damien Chazelle që të mban pezull për dy orë e gjysëm. Përmes tingujve, muzikës dhe imazheve, regjisori e shoqëron audiencën përmes stërvitjes së vështirë, humbjes së jetës nga avaritë teknike dhe saktificave personale, që të gjitha sëbashku rezultuan në hapin e parë të njeriut në sipërfaqen e Hënës.

Aktori Ryan Gosling është mishërim i Neil Armstrongut, që drejton misionin “Apollo 11”, në një kohë kur ende vuan nga vdekja e së bijës, një bashkëshort dhe baba, që përballet me rrezikun e jashtëzakonshëm të uljes në Hënë.

Claire Foy interpreton në rolin e Janet Armstrong, një bashkëshorte e fortë, e qetë dhe inkurajuese, që i duhet të pranojë faktin që i shoqi mund të mos kthehet.

Në premierën e filmit në Muzeun e Aviacionit dhe Hapësirës në Uashington, DC, Ryan Gosling u ndje i mahnitur nga ikonat e aviacionit dhe eksplorimit të hapësirës që e rrethonin.

“U entuziazmova që zgjodhën pikërisht këtë vend për premierën. Ishte një zgjedhje e përkryer. Është hera e parë që vij këtu dhe shpresoj të kem rastin të shoh gjithçka”,tha ai.

“Ishte një përjetim i drejtpërdrejtë se çfarë nënkuptonin këto misione për këta njerëz dhe për familjet e tyre. Është diçka shumë e veçantë”, tha aktorja Claire Foy.

Damien Chazelle i tha Zërit të Amerikës se kishte dashur të sillte një portret intim të astronautëve dhe veçanërisht të Neil Armstrongut gjatë periudhës 1961 – 1969, ndërsa ata dhe familjet e tyre përgatiteshin mendërisht dhe fizikisht për misionin.

“Synimi im ishte të shihja përtej mitit të krijuar dhe të përshkruaja këta njerëz të zakonshëm në rrethana të jashtëzakonshme, që sakrifikuan gjithçka, vunë jetën e tyre në rrezik dhe dhanë aq shumë, që ne të mund të jetonim në një botë me një potencial të tillë njerëzor”, tha ai.

Megjithatë jo të gjithë janë dakord. Në një koment në Twitter, Senatori Ted Cruz kritikoi ashpër regjisorin se nuk ka përfshirë momentin historik kur Neil Armstrong vë flamurin amerikan në sipërfaqen e hënës.

“Hollivudi heq flamurin amerikan nga skena e uljes në hënë. Kjo nuk është e drejtë dhe përputhet me mungesën e respektit të majtistëve për flamurin dhe me mohimin e rolit të jashtëzakonshëm të Amerikës”, shkruante ai.

Zoti Chazelle reagoi duke thënë se vendimi për të mos përshkruar skenën historike ishte thjesht estetik, pasi ai ishte përqendruar tek emocionet e brendshme të Armstrongut, në një moment të tillë, ndërsa flamuri shihet në distance dhe nën vështrimin e gjithë botës./VOA/

Tags: ‘Apollo 11’“First Man”e misionitfilmirrefensekretet

TË LIDHURA

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar
Kryesore

Një jetë të dedikuar artit, shuhet në moshën 87-vjeçare piktori i njohur shqiptar

21:24 | 15/04/2026
Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme
Kryesore

Delvina shpallet pasuri kulturore e paluajtshme

08:44 | 30/03/2026
Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura
Aktualitet

Rama ndan PAMJE nga Drini i Zi, aty ku të apasionuarit pas rafting shijojnë aventura

08:50 | 26/03/2026
Next Post
Video/Pritja ekzemplare e Strakoshës habit lacialt, thjesht fantastik

Video/Pritja ekzemplare e Strakoshës habit lacialt, thjesht fantastik

Kushërinjtë konfliktohen me thika për pronën/ 3 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë

Përplasen dy makina në Milot, plagosen tre persona

Skandalet e fundit në futboll do të rikthejnë Real Madridin e ‘frikshëm’

Skandalet e fundit në futboll do të rikthejnë Real Madridin e ‘frikshëm’







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com